Author: tirana

Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Read More

Vitet e fundit specie të veçanta dhe të rralla për ujërat shqiptare janë bërë tashmë pjesë e gjirit të Vlorës, madje duke krijuar edhe habitatet e tyre. Specie të cilat mund të shiheshin rrallë dhe nuk kanë qenë pjesë e këtij gjiri janë peshku Kimera, breshkat e detit por edhe peshkaqenë. Specialisti i peshkimit Sherif Dyrmishaj konfirmon se ky fenomen është prej pak vitesh prezent. “Gjiri i Vlorës është i veçantë për shkak të rrymave detare. Kemi pasur foka, peshku luan, peshku helmues”, shpjegon ai. Ndërsa referuar specieve grabitqare janë ndeshur edhe peshkaqenë të rrallë deri edhe agresive. Një situatë…

Read More

Ish-kryeministri dhe lideri i PS Fatos Nano ka lindur më 16 shtator 1952 dhe ditën e djeshme ka festuar 72 vjetorin. Rreth një javë më parë u mësua se Nano ndodhet në spital pasi kishte thyer këmbën, ndërsa pritej që t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrje. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushëkri.

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, morën pjesë sot në një Konkurs Ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqitën përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike. “Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë së Shqipërisë, një hapësirë që prodhon 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë se çdo investim në Tiranë, tamam si ata rrathët koncentrikë, ka fuqinë që të shumohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj. Tirana moderne,…

Read More

Divjakë/Vijon megaoperacioni “Tempulli”. Shiste doza kanabisi në qytetin e Divjakës, kapet në flagrancë ndërkohë që drejtonte automjetin dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Sekuestrohen dozat e kanabisit që u gjetën në automjet dhe në banesën e tij. Procedohet penalisht pasagjeri në automjet, për organizim të lojërave të fatit, me celular. Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Sektorin pëetimin e Narkotikëve të DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shtetasi S.…

Read More

Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit antikanabis “Territor i pastër”, ka asgjesuar 1388 bimë kanabisi. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak, dhe asgjësuan bimët narkotike. Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Read More

SPAK ka nisur një hetim për dekonspirim të operacionit të ekzekutimit të masave të sigurisë për dosjen “Çopja”. Në filtër po kalojnë agjentë të policisë të Elbasanit dhe të BKH të cilët kanë qenë në terren për të kryer arrestimet. Për llogari të hetimit janë sekuestruar disa aparate telefonikë, mes të cilëve edhe Ilir Prodës, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë të Elbasanit.

Read More

Prokuroria e Fierit ka zbardhur akuzat për 4 të arrestuarit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Roskovec. Viktima mbetën Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj, ndërsa si autor i krimit u arrestua Altin Kuka. Po ashtu u shoqëruan dy djemtë e autorit, Erivs dhe Emaurisio Kuka, 21 dhe 18 vjeç, si dhe Tomor Zyka. “Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja…

Read More

Gjermania do të japë 100 milionë euro shtesë ndihmë për Ukrainën këtë dimër. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Moldavi të martën. Nga ana tjetër, Ukraina ka kërkuar vazhdimisht “leje” për të përdorur armatimet e vendeve perëndimore. Por, Rusia paralajmëroi se nëse Ukraina godet objektivat e saj me raketat e vendeve perëndimore, kjo do të “përkthehej” si një luftë me NATO-n.

Read More

Një oficere e Policisë Gjyqësore, pranë Prokurorisë së Elbasanit, u arrestua me urdhër të SPAK, me akuzën e kryerjes së veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Në njoftim zyrtar të SPAK, thuhet se nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datë 10.09.2024, në një emision investigativ, janë transmetuar pamjet filmike mbi rastin korruptiv të Oficeres së Policisë Gjyqësore A. D., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kërkon dhe i merr shtetases H. Ll., shumën…

Read More

Kreu i PS dhe njëherazi kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Mësohet se pjesë e takimit do të jetë edhe kryebashkiakët socialistë. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe pritet të nisë prej orës 14.00. Kjo është mbledhja e parë e drejtuesve politikë nën drejtimin kryesocialistit që prej ndarjes së detyrave në Asamblenë Kombëtare të 8 shtatorit. Në takimin e kësaj të marte kryeministri Edi Rama pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e diasporës e…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar, PD Gazment Bardhi: “Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykaten Kushtetuese, duke minuar ne kete menyre edhe bashkejetesen me opoziten. Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise per ceshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar kete te drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia eshte organ keshillimor dhe ju e dini shume mire se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropaganden tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe…

Read More