Gjendje damatike prej reshjeve dhe përmbytjeve në mjaft pjesë të Evropës qendrore dhe jugore. Mjaft vetë konsiderohen të humbur. Pas përmbytjeve të rënda Polonia shpalli gjendjen e katastrofës për zonat e përmbytura. Qeveria e Varshavës miratoi gjatë një takimi urgjent të zhvilluar të hënën edhe rregulloren përkatëse. Gjendja e katastrofës vlen edhe për pjesë të Silezisë së Poshtme, Silezisë dhe Opoles. Në qytetin e vogël Klodzko në Silesinë e Poshtme u përmbytën rrugë të tëra. Kurse një spital në Nysa në rajonin Opole u evakuua. Kryeministri polak, Donald Tusk premtoi ndihma për zonat e përmbytura 1 miliardë zloti, 240 milionë…
Author: tirana
Një konkurs ndërkombëtar me 10 studio prestigjioze është hapur për të ndërtuar zyra të reja për administratën publike. Studiot që janë në garë do të paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, ku sipas qeverisë, shteti vendos në dispozicion vetëm pronat publike dhe pa asnjë shpenzim tjetër përfiton mjedise pune dinjitoze. 20 projekte të reja do t’i shtohen kolanës së arkitekturës bashkëkohore të kryeqytetit që bëhet dita-ditës edhe më shumë tërheqës për sipërmarrjet vendase e të huaja, por edhe për vizitorët e shumtë, u shpreh kryeministri Edi Rama. “Sot, për ta bërë të qartë, institucionet publike paguajnë disa…
Është arrestuar në Madrid 58-vjeçari Haredin Fejzulla, i dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burg. Operacioni i policisë spanjolle çoi në arrestimin e 10 personave, në lagjen Carabanchel të Madridit, mes të cilëve edhe Fejzulla, i akuzuar për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm me të cilin ata grumbulluan një pasuri prej më shumë se katër milionë euro. Në vititn 2022 ai u dënua me 29 vjet burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis. Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e…
Gjiza është një produkt shumë i shëndetshëm. Përveçse i bën kockat e forta, ajo sjell dhe një sërë përfitimesh në trupin tuaj nëse e konsumoni çdo ditë. 1. Përshpejton metabolizmin Vitaminat B, të cilat mund të gjenden në gjizë në sasi të mëdha, normalizojnë metabolizmin. Vitamina B12 rrit efektivitetin e trurit dhe ndihmon trupin të tresë më mirë hekurin. Riboflavina shndërron karbohidratet në energji dhe acidi pantotenik përmirëson metabolizmin e proteinave, yndyrnave, karbohidrateve dhe aminoacideve në trup. 2. Muskujt tuaj do të marrin formë Gjiza përmban një proteinë të quajtur kazeinë që tretet ngadalë dhe ndihmon në rritjen e masës…
Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta. Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni. Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja, sikurse njoftoi kjo agjenci me seli në ishullin mesdhetar të Maltës. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, kjo do të thotë një minus prej 6,000. Statistikat përfshijnë shifrat e…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me postimin në rrjetet sociale të pamjeve nga kopshte dhe shkolla të rilindura, sikundë i quan ai, objektet që janë në shërbim të nxënësve dhe fëmijëve në Cërrik, qarku i Elbasanit. “MIRËMËNGJES dhe me shkollën e rilindur “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane, që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Prej nisjes së vitit të ri shkollor, Kryeministri ka publikuar pamje nga objektet shkollore, por jo vetëm,…
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes në lidhje me disa mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit në aplikacionin WhatsApp, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, dhe jo vetëm. Sipas policisë, në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook por në fakt kanë për qëllim marrjen në mënyrë të padrejtë të këtij rrjeti social. Nëse ju vijnë mesazhe të tilla, policia u bën thirrje qytetarëve që të mos i hapin dhe i këshillon…
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë, kjo si rezultat i ndikimit që jep periferia e një qendre me presion të ulët e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin prej disa ditësh tashmë, po ashtu dhe kontrastet termike të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore dhe verilindore. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata të izoluara lokale që prej orëve të para të 24 orëshit fiillimisht në jug të vendit. Në…
DASHI Kini kujdes në dashuri, sepse mund të nervozoheni lehtë. Mundohuni të qëndroni të qetë për të shmangur diskutimet e panevojshme. Në punë nuk ka asgjë për t’u frikësuar: do të vijnë një kënaqësi e madhe dhe ide të reja që do t’ju japin shtysë për përparim. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë 17 shtator 2024), një ditë e shkëlqyer për ndjenjat, ideale për të përjetuar plotësisht dashurinë. Edhe beqarët do kenë mundësi të bëjnë takime të reja emocionuese. Në punë, mos e humbni guximin për të marrë rreziqe: vendimet e guximshme mund t’ju sjellin përfitime të mëdha.…
Sipas qeverisë, pensionet do të indeksohen me vetëm 4,1% në muajin tetor. Vendimi është miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe javën tjetër pritet të miratohet edhe nga qeveria. Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi do të jetë në të njëjtën masë. Në qytet, pensioni mesatar është 18 234 lekë. Me indeksimin 4,1% do të thotë që pensioni do të rritet mesatarisht me 748 lekë. Për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 18 982…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga investimi strategjik nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tek Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku thuhet se synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat, fëmijët dhe gratë shtatzëna, duke sjellë pajisje të teknologjisë së fundit dhe kushte moderne për stafin dhe pacientët. Ky projekt përfshin zgjerimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në disa njësi kyçe, si shërbimi i urgjencës, sallat e operacionit, sallat e lindjes dhe reanimacionit. Përveç përmirësimit të infrastrukturës, spitali po pajiset me aparatura mjekësore të teknologjisë më të avancuar për monitorim dhe trajtim, duke rritur kështu efikasitetin e ndërhyrjeve dhe…
Krimi nuk ka goditur vetëm bandat, por edhe kokat më të larta të politikës përgjatë këtij viti. Më 15 maj të këtij viti, kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua nga një distancë e afërt dhe u plagos rëndë nga një burrë me pistoletë. Ai mbijetoi për t’u kthyer përfundimisht në jetën publike. Më 1 prill, një sulm ajror izraelit në konsullatën e Iranit në Damask vrau tetë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare, duke përfshirë njeriun që mendohej se koordinonte furnizimet me armë nga Irani për Hezbollahun. Irani u përgjigj me një breshëri të madhe raketash dhe dronësh. Më 30…