Partia Socialiste duhet se është gati për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025, sepse kanë ndarë çdo punë dhe vëmendja e kryeministrit Edi Rama është e madhe. Kështu Rama do të mbledhë nesër (e martë 17 shtator) në orën 14:00 në Tiranë drejuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive. Ky takim “urgjent” bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet në 2025. Takimi mësohet se do të mbahet në pallatin e Kongreseve.
Author: tirana
Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë korrikut ishin 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin korrik 2024. Nga këto të dhëna është treguar se në Kosovë gjatë korrikut ka pasur më pak vizitorë të huaj sesa në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Dallimi mes korrikut të këtij viti dhe korrikut të vitit të kaluar është për 18 për qind më pak…
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi pas konferencës për shtyp të mbajtur nga Sali Berisha me gazetarët. Basha thotë se Berisha ka marrë peng PD-në dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës. “Ajo që i kam kërkuar tre vite më parë është të largohet me dinjitet dhe të mos “vdesë” politikisht me turp. Ai qartazi ka zgjedhur këtë të dytën. Por mua nuk më shqetëson më halli personal i Sali Berishës, por fakti se për hallin e tij ka marrë peng Partinë Demokratike dhe po minon opozitën duke i shërbyer Edi Ramës”, shprehet Basha. Postimi i plotë Trishtim…
Ish-Presidenti Donald Trump është i sigurt pas asaj që zyrtarët thonë se ishte atentati i dytë, i pasuksesshëm në dy muaj ndaj tij. FBI mori përsipër çështjen pas të shtënave të së dielës ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell i dyshuari po mbahet në paraburgim. Kjo përpjekje e dytë vetëm sa shton zhvillimet dramatike që po përjetojnë amerikanët në këtë fushatë zgjedhore. Për herë të dytë në nëntë javë, ish-Presidenti Donald Trump i shpëtoi një atentati të mundshëm. Sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI), rasti i fundit ndodhi të dielën pasdite, në klubin e tij të…
Dashi Të heqësh dorë nuk do të thotë të dorëzohesh, Dash! Eklipsi hënor i cili do të ndodhë të martën, hyn në zonën tënde të lirisë, e sunduar nga Peshqit dhe të frymëzon të lësh kontrollin e fortë mbi një axhendë të caktuar. Sezoni i Peshores do të nisë në fund të javës dhe është periudha më romantike e vitit. Edhe Afërdita hyn në Akrep për të të bërë të tejkalosh rreziqet e ndryshme dhe dyshimin që po përjeton në një marrëdhënie. Demi Kërko mbështetje, i dashur Dem. Një eklips hënor në zonën e miqësisë tënde të sunduar nga Peshqit…
Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo i cili u dëmtua këtë fundjavë, do të mungojë për 5 javë në fushat e lojës. Olmo do të humbasë kështu dyu ndeshje rë Champions League, ndaj Monacos këtë mesjavë dhe ndaj Young Boys, si dhe do të humbasë ndeshjet e La Ligas kundër Getafes dhe Osasunës. Olmo ka zhvilluar 3 takime me Barçën pas transferimit të tij në Katalonjë prej Leipzig, duke shënuar 3 gola. Kjo do të jetë edhe një mungesë e rëndësishme për skemat e teknikut gjerman Hansi Flick.
Barometri i përvitshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, nxjerr në pah se 64% e popullsisë identifikojnë problemet si rritja e çmimeve, por dhe korrupsioni. “Nuk është më çështja e papunësisë por rritja e çmimeve dhe inflacioni. Është më pak e përballueshme në rajon sesa në BE. Problemi kryesor që të rinjtë e identifikojnë është korrupsioni. Ka një rritje të ndërgjegjësimit të të rinjve sa i përket çështjeve të demokracisë”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Ndonëse evidentojnë korrupsionin si problem kryesor, 77% e bizneseve rendisin edhe rritjen te kostove. Qytetarët nuk besojnë tek politika dhe organet kryesore të…
“Do të duhen edhe disa javë për të nisur projektin në Shqipëri”,-tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pyetjes së gazetarëve në fund të takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer, lidhur me qendrën e azilkërkuesve në Shëngjin dhe Gjadër. “Ne jemi dakord që gjëja e parë është të intensifikojmë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke bashkuar më shumë përpjekjet tona”, vijoi ajo. Sipas kryeministres Meloni, qeveria italiane po punon mbi këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi theksoi ajo, të gjithë sytë e botës janë fokusuar në këtë nismë. Kjo nismë, sipas Melonit nuk ishte testuar më parë dhe nëse…
Grupi Ndërkombëtar i Punës për Sigurinë Industriale (MISWG), organizuar për herë të parë në Shqipëri, mblodhi këtë të hënë në Tiranë përfaqësues nga 38 shtete të ndryshe dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe BE. Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj, se është thelbësore të ndërtojmë qëndrueshmëri kibernetike kombëtare dhe të krijojmë bashkëpunim të fortë me aleatët dhe me partnerët tanë. Për të fusha e sigurisë është transformuar në mënyrë dramatike dhe bashkë me këtë ndryshim janë shtuar edhe kërkesat për zgjerimin e industrive tona të mbrojtjes. Sipas saj, aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, po…
Sali Berisha gjatë konferencës online me gazetarët komentoi ndër të tjera edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, kur tha se Partia Demokratike do të marrë më pak deputetë se në 1997 në zgjedhjet parlamentare të 2025. “Edi Rama do të marrë vota sa mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Mos besoni pollet, në të gjitha pollet në diktaturë, narkodiktatura, diktatori i ka në qiell treguesit. Në 1992, partia e krimit, PS-ja para zgjedhjeve ishte 26 pikë sipas Gallupit, para Partisë Demokratike, prandaj dhe ne qëndrojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme”,-tha Berisha.
Afro 350 mijë qytetarë, kryesisht në zonat rurale që jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë. Shifrat e përditësuara i tregoi Emanuel Salinas, drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri. “13.7% e popullsisë është në varfëri. Ndërkohë ka shumë të tjerë që gjenden në situatë vulnerabël, që gjenden në kufirin për t’u bërë të varfër. Nga ana tjetër nuk po ka mjaftueshëm kujdes për kapitalin njerëzor. Po ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa ndaj kapitalit njerëzor. Emigrimi është një proces, dhe nuk duhet menduar për ta ndaluar. Kapitali njerëzor duhet trajtuar më me kujdes. Duhet të punojmë…
Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe kryetaren e bashkisë Durrës, Emirjana Sako ishin këtë të hënë në shkollën profesionale “Beqir Çela” në Durrës. Këtë vit në këtë shkollë janë shtuar 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme, teksa numri i të regjistruarve ka arritur në 1 mijë e 200 nxënës në total. Rama bëri të ditur se 400 janë vetëm regjistrime të reja, +20% më shumë se një vit më parë, janë dëshmi reale se çdo vit e më shumë të rinjtë po orientohen drejt arsimit profesional. Kjo shkollë…