Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se 12 mijë nxënës, këtë vit do të përfshihen në program kombëtar të ekipeve sportive në shkolla. Rama shkruan se çdo shkollë e re në Shqipëri ofron terrene sportive dhe palestra moderne. “Këto investime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e numrit të nxënësve që do të marrin pjesë në Program, ku vetëm këtë vit do të përfshihen rreth 12 mijë nxënës përmes disiplinave të ndryshme sportive”, shkruan Rama.

Read More

“Audi Q8” luksoz i personazhit të rrjeteve sociale, Kozak Braçi është sekuestruar nga Policia Rrugore në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mësohet se Kozaku u ndalua nga uniformat blu teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur në orën 3 të mëngjesit, teksa ishte live në rrjetin social TikTok. Sipas burimeve nga Policia, Kozaku po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit i cili ka rezultuar mbi normat e lejuara. Gjithashtu, ai lëvizte me shpejtësi të lartë në zona të banuara, duke shkelur edhe semaforët. Në videon që ka siguruar BalkanWeb, duket edhe automjeti i Kozakut, “Audi Q8” me…

Read More

Autoritetet greke janë alarmuar për zhdukjen e një vajze 23-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila banonte në zonën e Harilaou në Selanik. Sipas një njoftimi më datë 09.11.2024, në orët e pasdites është zhdukur nga banesa Artiola Mesi, 23 vjeçe Autoritet njoftuan zhdukjen e saj me kërkesë të familjes, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj. ‘Artiola Messi është 1.60 m e gjatë, peshë normale, ka flokë të zinj dhe sy të gjelbër. Ajo kishte veshur një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins. Ai ka një tatuazh në krahun e majtë, një flutur.…

Read More

Policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit, me fillimin e vitit të ri shkollor. Në një njoftim, policia bën me dije se ka arrestuar një shofer, i cili qarkullonte me 207 km/h, në një aks rrugor ku shpejtësia e lejuar është deri në 80 km/h. Me një çmenduri të tillë, shoferi “aventurier” i cili është burim aksidenti dhe fataliteti, nuk ja hoqi dot paq. Njoftimi i policisë: Drejtoria e Policisë Rrugore/Masa të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në akset rrugore nacionale, në qendrat urbane dhe pranë shkollave. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka thënë ‘mirëmëngjes’ ndjekësve me një video të tijën me biçikletë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Veliaj duket duke ngarë një biçikletë dhe bashkëngjitur me videon shkruan: “Një javë të shkëlqyer për ty ❤️🚴🏻‍♂️🌳…dhe një këshillë për të qenë i shëndetshëm e kursyer kohë e para në Javën Europiane të Mobilitetit #NePuneMeBiciklete 👍🚴🏻‍♂️🇪🇺”. Në fakt edhe më parë kryebashkiaku i Tiranës është parë shpesh që zgjedh të shkojë me biçikletë në punë apo në takimet e tij.

Read More

Kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit, ku është ndalur edhe te mandate i Olta Xhaçkës. Ai fillimisht bëri me dije se në focus të diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e Grupit ishte edhe te buxheti i vitit të ardhshëm. Sa i përket çështjes së Olta Xhaçkës, Peleshi sqaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është trajtuar me seriozitet. “Grupi parlamentar duhet të bëjë pjesën e vet për të adresuar mendime e duhura”, tha ai. “Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e zbatuam sa i përket futjes në seancën plenare. U zbatua për ta trajtuar…

Read More

Ish-avokati i shtetit, Irgen Kërçuku është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nën akuzën se është korruptuar nga Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ai u arrestua në nëntor të 2019-tës, kur iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoja ndërsa ky i fundit mbeti i vdekur. Nga hetimet e kryera atij iu gjet në celular një video-përgjim të qershorit të 2017-të ku bisedonte për ryshfet me avokatin Irgen Kërçuku, që të mos apelonte procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Irgen Kërçuku, akuzohet nga SPAK se…

Read More

Nëntë persona janë arrestuar nga policia në kryeqytet në kuadër të operacionit “Joker”. Ata u arrestuan në kushtet e flagrancës duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë. Policia tha se ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Joker”. Në kuadër të këtij operacioni…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Muhedin Sherifi”, investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Librazhdit. “Me shkollën e re “Muhedin Sherifi” në Librazhd, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Librazhdit, që sapo ka hapur dyert me klasa moderne, bibliotekë, palestër duke ofruar kushte bashkohore, për nxënësit dhe mësuesit në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Gjatë këtij viti shkollor janë hapur 25 shkolla të reja. “Investime si asnjëherë më parë në arsim ku javën e…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari ka dalë nga rruga, është përmbysur në rrugë dhe më pas është përplasur kokë më kokë me një mjet që kalonte. Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime. Përplasja e rëndë shkaktoi plagosjen me pasojë vdekje të drejtuesit të motoçikletës, i cili u transportua me autoambulancën e EKAV në Spitalin e Përgjithshëm Thira, ku u konstatua vdekja. Policia rrugore po heton rrethanat në të cilat…

Read More

Tito Jackson, një anëtar origjinal i grupit pop Jackson 5 dhe vëllai i të ndjerit Michael Jackson, ka vdekur në moshën 70-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Tito ishte në grupin ikonë së bashku me vëllezërit Jackie, Jermaine, Marlon dhe Michael, të cilët vdiqën në 2009. Ai ishte së fundmi në Mynih përpara një shfaqjeje që grupi do të jepte. Steve Manning, mik i vjetër i familjes Jackson dhe ish-menaxher i familjes Jackson, i tha Entertainment Tonight se Jackson vdiq të hënën, më 16 shtator. Tre djemtë e tij, Taz, Taryl dhe…

Read More

Duke nisur nga kjo e hënë (16.09.2024) policia e Gjermanisë do të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë në kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe në kufijtë veriorë dhe perëndimorë. Kjo së paku për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca. Duke qenë se Gjermania ndodhet në mes të “zonës Shengen”, kontrollet shtesë mund të çojnë në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Kryeministri polak, Donald Tusk kritikoi se Gjermania do të rrezikonte të gjithë sistemin Shengen me kontrollet e saj të përgjithshme. Në fakt udhëtimi në zonën Shengen…

Read More