Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi me shikimin. Projekti synon të ruajë dhe të promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare, duke inkurajuar më shumë të rinj dhe të rritur të përfshihen në botën e letërsisë. Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila ka për qëllim promovimin e leximit dhe edukimit përmes kësaj forme,…
Author: tirana
Me nisjen e sezonit të ri të “E Diell” sot në Top Channel, një nga risitë ishte edhe formati më i ri televiziv “Pa Filtra”, ku si qëllim ka njerëzit e thjeshtë por me ëndrra të mëdha e histori frymëzuese apo komike. Një nga konkurrentët, Aldo pas imitimeve që bëri në studio dhe komenteve që mori, në fund nxori unazën duke bërë një gjest tepër romantik. Sipas tij, propozimi për Erjolën vinte nga një shok por që e kishte të pamundur të dilte në ekran. Ndiqni videon për më tepër:
Gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të masive në Evropën Lindore dhe Qendrore. Sipas parashikimeve, më shumë reshje priten në ditët në vijim. Kjo do të thotë rritje e nivelit të lumenjve dhe situata ka vënë autoritetet në gatishmëri të lartë. Dhjetëra mijëra shtëpi janë dëmtuar deri më tani në Rumani, ku katër persona vdiqën të shtunën, dhe në Republikën Çeke, ku mijëra njerëz u evakuuan përtej kufirit. Sot, një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe një zjarrfikës që ‘luftonte’ përmbytjet në Austri gjithashtu vdiq. Në qarkun Galati të Rumanisë lindore, ku rreth 5,000…
Pas humbjes ndaj Vllaznisë, Egnatia është rikthyer te fitorja. Skuadra rrogozhinase triumfoi 4-0 ndaj Bylis, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Ahmetaj realizoi dopietë, ndërsa shënuan edhe Xhemajli e Ndreca. Me këtë rezultat, Egnatia kryeson momentalisht tabelën me 10 pikë. Në krahun tjetër, Bylis është në vendin e gjashtë me 5 pikë.
Një histori dashurie mes Kënga Hazirit dhe Fabio Gjonajt u kurorëzua në martesë një natë më parë në Kosovë, në një dasmë madhështore. Vajza e ish-deputetit dhe Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i dha fund beqarisë në një ceremoni që mori shumë vëmendje në rrjetet sociale. Një ambient i dekoruar me lule dhe ngjyra dhe nën tingujt e muzikës popullore shqiptare, çifti dhe familjarët e miqtë e tyre kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Bukuroshja brune është një nga personazhet e ndjekura në rrjetet sociale, ku kohë më parë kishte prezantuar partnerin e saj,…
Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan në afërsi të Lundrës. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Bëhet me dije se një makinë luksoze e cila ka qenë me shpejtësi ka përplasur mjetin tjetër. Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka ose jo të plagosur. Gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se po bëhet gjithçka për strategjinë e Shëndetësisë 2030. Koçiu thekson se shëndetësia është vënë në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim e devotshmëri. Gjatë muajit gusht drejt numrit 127 kanë mbërritur 46.111 thirrje, ndërsa nga 1 shtatori janë regjistruar 16.780 thirrje, të cilave u është dhënë në kohë ndihma e parë
Si pjesë e një kontrolli rutinë, oficerët e policisë financiare të Bolzanos sekuestruan pothuajse 15 kilogramë kokainë dhe arrestuan dy të dyshuar. Dy personat e arrestuar, një shtetas shqiptar dhe një italiane, po udhëtonin me një makinë që u vu në shënjestër të oficerëve të rendit gjatë ndalimit të trafikut gjatë natës në autostradën pranë Bozen-Sud. Ngjarja ka ndodhur natën e së premtes në të shtunë. Kur dy personat në makinë vunë re patrullën e policisë, drejtuesi i mjetit tentoi t’i shpëtonte postbllokut duke bërë një manovër të rrezikshme me makinë pas kabinës së pagesës. Por plani dështoi: oficerët e…
Një makinë ka rënë në hapësirën ku po kryhen punime në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë. Aksidenti ndodhi sot në orët e paradites, kur automjeti përfundoi në zonën ku është hapur një kanal i gjerë. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, shkruajnë mediat e Kosovës. Banorët kanë kërkuar që të merren masa shtesë sigurie në zonat ku kryhen punime.
4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale, si përndjekje dhe dhunë në familje. Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar penalisht disa persona të tjerë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij. Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi…
Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta. Mund të duket pak “absurde” por kjo do të jetë një panoramë e asaj se cfarë do të na shoqërojë për javën që presim përpara. Nga sa kuptohet nga fjalia e mëparshme vendi ynë (për javën që presim përpara) do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell. Kjo situatë vjenë si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit…
Në Tiranë vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, i projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe që pritet të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar ka hyrë në një fazë të re që mundëson tanimë një ritëm më të shpejtë, për t’i dhënë jetë projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels dhe studios së tij prestigjoze BIG, duke i shtuar Tiranës jo vetëm teatrin e munguar të standarteve europiane, po edhe…