RUMANI- Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre me shira të rrëmbyeshëm dhe me vërshime në mbarë Evropën Qendrore më 15 shtator. Në Rumani autoritetet thanë se të paktën katër persona kanë vdekur nga vërshimet, në Poloni është raportuar për një viktimë, ndërkaq në Republikën Çeke katër persona konsiderohen të zhdukur. Reshjet e shiut kanë detyruar ekipet e shpëtimit që të angazhohen edhe në disa pjesë të Austrisë, por edhe në Republikën Çeke dhe Poloni, teksa banorët janë evakuuar pasi diga në Miedzigorze u tejmbush, duke krijuar një situatë “kritike” për autoritetet lokale. Por, Rumania është shteti që është goditur…
Author: tirana
Durrës/ Vijojnë operacionet për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifkimin dhe kapjen e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”. Policia kap në flagrancë në banesën e një shtetasi në tentativë për të vjedhur dhe vë në pranga 33-vjeçarin. Ky shtetas dyshohet dhe si autor edhe i vjedhjes në banesën e një shtetaseje turke banuese në Durrës. Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës së një shtetaseje turke, banuese në lagjen nr. 14 Durrës, duke identifikuar…
Tetë migrantë humbën jetën gjatë natës duke u gdhirë e diel, ndërkohë që përpiqeshin të kalonin La Manshin në mënyrë klandestine për në Angli nga veriu i Francës, thanë sot autoritetet lokale franceze. Kjo tragjedi vjen më pak se dy javë pas mbytjes së një anijeje, e cila la 12 të vdekur më 3 shtator dhe e çoi numrin e vdekjeve në kalime të tilla që nga janari në të paktën 37. Tragjeditë kanë ndjekur njëra-tjetrën që nga fillimi i verës. Në mes të korrikut, gjashtë migrantë vdiqën brenda një jave në tre anije të veçanta, katër më 12 korrik,…
Në një ceremoni elegante po aq dhe madhështore në hapësirat e Pallatit të Brigadave (Ish-Pallati Mbretëror ndërtuar nga Mbreti Zog) në Tiranë, Fabio Gjonaj dhe Kënga Haziri kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Familjarë, shumë miq dhe të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, u mblodhën në këtë gëzim të përbashkët të familjeve Gjonaj dhe Haziri. Anëtarë ndër vite të Qeverive të këtyre vendeve, Parlamenteve, qeverisjes vendore dhe institucioneve të tjera, ishin të pranishëm në ceremoni. Në Kopshtin e Dafinave, Kënga dhe Fabio kanë thënë “Po” për të përjetësuar lidhjen e tyre të gjatë,…
SHQIPËRI- Ekstradohet nga Italia në Shqipëri, Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje. Shqiptari u kap në Bari të Italisë në janar të këtij viti, gjatë operacionit policor të koduar “Informacioni”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me një tjetër peron , ka vrarë me armë zjarri, në Nikël, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.
MALËSI E MADHE- Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e shënuar mëngjesin e së dielës në Vrakë të Malësisë së Madhe. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali. Autori i dyshuar Lul Rakaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave të tjerë, përkatësisht Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës. Aktualisht nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe punon për intensivisht për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Njoftimi i policisë: Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të…
MALËSI E MADHE- Identitetet e personave të plagosur dhe autorit janë zbardhur në Malësi të Madhe. Mësohet se autori i plagosjes është Lul Rakaj. Ndërkohë që të plagosurit janë Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes që çoi dhe të shtënat me armë. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në fshatin Vrakë. Ende nuk dihen shkaqet e të shtënave me armë apo nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.
KUÇOVË- Ky vit i ri shkollor për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Llazar Kuli” në Perondi të Kuçovës ka nisur me kushte të tjera. Ata do të kenë mundësinë të mësojnë në një godinë me kushte më të mira. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e ri-konstruktuar falë një investimi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me pushtetin vendor. Krahas klasave me kushte dhe bazë materiale të kompletuar, nxënësit e kësaj shkolle kanë dhe hapësirën e palestrave në të cilën mund ushtrojnë pasionet e tyre për sportin. “Shkolla e re “Llazar Kuli” në…
I shpallur në kërkim për shitje droge në pranga i riu në Tiranë. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 4”. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni, shkon në 25 numri i të arrestuarve. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.8 kg lëndë narkotike kokainë,18 kg lëndë narkotike marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD, aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të…
TIRANË- Vazhdon gara për të kontrolluar zinxhirin global të furnizimit për çipat e Inteligjencës Artificiale. Vëmendja nuk është më vetëm te çipat më të shpejtë, por edhe në grumbullimin e më shumë çipave së bashku, shkruan The Economist Në vitin 1958, Jack Kilby, në firmën Texas Instruments, projektoi një çip silici me një tranzistor të vetëm. Në vitin 1965, firma Fairchild Semiconductor kishte mësuar si të prodhonte një çip silici me 50 tranzistorë. Siç vërejti Gordon Moore, një nga themeluesit e kompanisë Fairchild, numri i tranzistorëve që mund të përshtateshin në një copë silici, po dyfishohej pothuajse çdo vit. Në vitin…
Kërkesa e menjëhershme për punonjës në sektorin e turizmit dhe ndërtimit ka rritur pagat për profesionet elementare më shpejt se sa për profesionistët e kualifikuar. Emigracioni i lartë i moshave të reja dhe kërkesa e lartë për punë pa kualifikim po deformon tregun e pagave, ku teknikët dhe punonjësit e pastrimit po paguhen sa inxhinierët dhe ekonomistët. Në vitin 2014, paga e specialistëve me arsim të lartë ishte sa 135% e pagës mesatare, ndërsa në tremujorin e parë 2024 paga e kësaj kategorie ishte sa 129% e pagës mesatare. Në vitin 2014, paga e profesioneve elementare ishte sa 56% e…