Përfshirja e fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla kërkon qasje të personalizuar dhe mbështetje të vazhdueshme. Në “Shkollën e kuqe”, prindërit janë të angazhuar bashkë me mësuesit për të krijuar një ambient sa më miqësor në klasa. “Djali, kur ka filluar klasën e parë kemi patur problem sepse ai nuk ka përqëndrimin, ka shumë mangësi në këtë pjesë. Ka patur edhe faktin qe ka qenë me ADHD, hiperaktivitet të tëpërt të një fëmjë. Nuk ulej, nuk mësonte, kthente përgjigje. E kishim pak shumë të vështirë. Me mësuesen kujdestare, shkolle, psikologet më ka ndihmuar suportuar. Kemi patur bashkepunim të frytdhënshëm”, tha prindi…
Author: tirana
Më shumë se 250 000 familje në Çeki kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të reshjeve shkatërruese, njoftoi sot agjencia çeke e lajmeve, CTK duke cituar furnizuesit e energjisë. Situata ishte më dramatike në pjesën lindore të rajonit Moravio-Silezian në kufirin me Poloninë. Vetëm atje, më shumë se 100 000 familje nuk kishin energji elektrike. Shirat kishin zbutur tokën, duke shkaktuar rënien e pemëve të shumta në linjat ajrore dhe linjat e tensionit të lartë. Sinoptikanët presin që reshjet e shiut të vazhdojnë deri të hënën. Pati ndërprerje të konsiderueshme të trafikut hekurudhor pasi pemët ranë në shina dhe…
Nga data 16 deri më 22 shtator, Shqipëria do të mikpresë Javën Kulturore Britanike. Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, Blendi Gonxhe u shpreh se ky event i veçantë do të sjellë një përzierje të pasur aktivitetesh që festojnë lidhjet e ngushta midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke përfshirë konferenca, festivale, workshope dhe evente të ndryshme që shfaqin muzikë elektronike dhe diskutime tematike. Javën do ta hapë performanca e artistit Jez Dolan nga Manchester, me veprën “BED – In Memory of Derek Jarman”, e cila do të zhvillohet në galerinë “Naan” në Tiranë. Kjo performancë moderne reflekton diversitetin e…
Një shpërthim ndodhi në një fabrikë makaronash në lagjen Hedek të Sakarya, Turqi, duke plagosur të paktën 20 persona sipas raporteve fillestare nga mediat lokale. Shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, me zjarr ende të ndezur, duke penguar përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e tij. Kryetari i komunës, Yusuf Alemdar, tha se shpërthimi ka qenë i fortë dhe me gjasë ka ardhur nga magazina, duke shtuar se rreth fabrikës nuk ka asnjë zonë banimi. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit. Sakarya…
BALLSH- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Ballsh. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua. Bëhet me dije se nga aksidenti nuk ka patur viktima por vetëm dëme materiale. Shoferi dhe pasagjerët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
MALËSI E MADHE-Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, që plagosi me armë zjarri dy persona në Varkë të Malësisë së Madhe. Bëhet fjalë për Lul Rakaj. Arrestimi i tij u bë disa orë pas ngjarjes së rëndë. Sipas Policisë, Rakaj, dyshohet se ka qëlluar me armë dy personat në hyrje të një lokali. Të plagosurit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
BRITANI- Një foto mahnitëse e një balene të rrallë Bryde e cila po tentonte të hante një tufë peshqish në formë zemre, nga fotografi Rafael Fernández Caballero, ka fituar çmimin Ocean Photographer of the Year. Fotografia e Caballero u zgjodh nga më shumë se 15,000 imazhe të paraqitura nga fotografë profesionistë dhe amatorë. Konkursi, i prezantuar nga Revista Oceanographic dhe Blancpain, synon të zbulojë mrekullinë e oqeanit dhe vështirësitë e shumta me të cilat përballet. Ndërkohë fotot e tjera ku secila prej tyre paraqet mrekullitë dhe pamje të rralla të oqeanit morën vëmendjen e publikut./BBC
Gjatë javës së fundit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë rrugore, duke rezultuar në një numër të lartë arrestimesh, procedimesh penale, dhe masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Arrestime dhe Procedime Penale: Masat Administrative: Pezullime dhe Bllokime: Gjithashtu, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 automjete me targa të huaja.
“Hati e Tik Tok-ut”, e bërë së fundmi virale për videot e saj me jetesën luksoze, ka reaguar sërish lidhur me lajmin e fundit, ku u ndalua nga policia për tejkalim shpejtësie me automjet. Në një video të publikuar në rrjetin social “Tiktok”, ajo tregon se ndryshe nga sa u raportua, automjeti i saj luksoz nuk është sekuestruar nga policia, e madje e tregon teksa e drejton bashkëshorti i saj Jashari, ku edhe për këtë të fundit u raportua se iu bllokua leja e drejtimit. Hatixhe i quan ‘gënjeshtra’, teksa pranon se vetëm patenta e saj është bllokuar. “A më…
LUSHJNE- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushjne pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit. Mësohet se në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale J.T pronari i lokalit dhe 21-vjeçari me iniciale K.A kamarier. Gjithashtu në aparatet celular të dy të rinjve shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli”, dhe “Sundimi i Ligjit”. Kishin përshtur lokalin për përdorim të…
Nuk ishte ky incidenti i parë i këtij lloji në Rumani në territorin e NATO-s. Vetëm një ditë më parë, një dron rus u rrëzua në Letoni. Numri i incidenteve të tilla është rritur në katër javët e fundit dhe Rusia duket e gatshme të rrezikojë edhe më shumë. “Situata po përkeqësohet dhe NATO duhet të gjejë një përgjigje tani,” tha për Deutsche Wellen, Jamie Shea, ish-zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë. Shea, tani një bashkëpunëtor i lartë në Friends of Europe, një institut kërkimi në Bruksel, argumenton se aleanca duhet “t’u japë anëtarëve të saj mbrojtje më…
ANGLI- Një sasi prej një ton kokaine është sekuestruar në një anije peshkimi në Cornëall të Anglisë, ndërsa katë persona janë arrestuar. Personat e arrestuar janë Michael Kelly, 45 vjeç, nga Portway, Manchester; Jon Paul Williams, 46 vjeç, nga St Thomas, Swansea; Patrick Godfrey, 30 vjeç, nga Port Tennant, Swansea; dhe Jake Marchant, 26 vjeç, pa adresë fikse. Të gjithë u akuzuan për importimin e një droge të klasit A të kontrolluar. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit dhe do të paraqiten të hënën në Gjykatën e Magjistraturës Bodmin. Derek Evans, komandanti i degës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: “Kjo është…