Author: tirana

SHBA- Ish-presidenti dhe kandidati republikan Donald Trump ka rikurtuar momentin e të shtënave, duke rëfyer se si reaguan të dashurit e tij ndaj atentatit të dështuar kundër tij gjatë një mbledhjeje fondesh në Beverley Hills. Trump tha se disa nga miqtë e tij të afërt kanë pasur një “zgjim fetar” pas tentativës tronditëse për vrasjen e tij. Ish-presidenti zbuloi se ai beson se të shtënat në mitingun e tij të fushatës së korrikut ishin mënyra e Zotit për të thënë ‘ne duam që ju të ndihmoni me vendin tonë’. Disa nga miqtë e mi janë bërë fetarë pas kësaj. Djali im tha…

Read More

Një digë në Poloninë Jugperëndimore shpërtheu të shtunë në mbrëmje vonë, pas reshjeve të dendura, ndërsa ekipet e emergjencës në Poloni, Çeki dhe pjesë të Austrisë vazhdojnë të përballen me përmbytje të mëdha, të konsideruara historike, për shkak të reshjeve që nuk kanë të pushuar në të gjithë Evropën Qendrore. Komuna e Silezisë së Poshtme, Bystrzyca Klodzka, në Poloni tha se diga në Miedzygorze ishte tejmbushur, pavarësisht përpjekjeve për të larguar ujin dhe për të parandaluar përmbytjen. Autoriteti Rajonal i Menaxhimit të Ujit në Wrocław e quajti situatën ”kritike” duke nxitur evakuime nga fshatrat. Diga, e ndërtuar në fillim të shekullit XX…

Read More

DASHI Gjatë kësaj fundjave në mes të shtatorit 2024 do të duhet të përpiqeni të rikuperoni një bisedë të ndërprerë. E diel 15 shtator, zemrat e vetmuara do të duhet të ecin përpara me guxim. Disa përballen me çështje të papërfunduara biznesi. Një dridhje e fortë po vjen. Puna? Një periudhë premtuese është përpara. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox , shumë prej jush po përjetojnë një fundjavë të veçantë. Kushtojini vëmendje mërzisë. Situata ekonomike nuk rezervon asnjë surprizë negative për momentin. Disa kanë frikë të fillojnë një marrëdhënie tjetër. Mos kini frikë, por merrni kohën tuaj përpara se të…

Read More

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në territor; megjithatë situata e motit vijon e paqëndrueshme. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Read More

Aktori Albano Bogdo është rrëfyer si rrallë herë në “S’e Luan Topi”. Ai foli kryesisht për deklaratën e tij, kundrejt Beatrix Ramosaj, e cila bëri bujë asokohe. Kjo deklaratë erdhi pas pjesëmarrjes së këngëtares në BBV dhe lidhja që krijoi brenda shtëpisë me Donald Veshaj. Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat. “E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria. Albani po…

Read More

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar të dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura, atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës. Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veri të Kosovës, çka në Prishtinë shihet si një kërkesë për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vet Beogradi. “Ajo që ne besojmë se është e nevojshme, për çdo përparim serioz në dialog, është mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të…

Read More

Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit politik të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente për shkak të axhendës së saj. Në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet.  Elisa Spiropali do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, përsa i përket përgatitjes së fushatës për zgjedhjet e ardhshme. Ogerta Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë. Erion Veliaj do…

Read More

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pasi bashkëshorti dhe babai i saj u morën të pandehur nga ana e SPAK në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Malltezi deklaroi se në dosjen 500 faqëshe të prokurorisë nuk ka asnjë provë që lidh Sali Berishën dhe bashkëshortin e saj me akte korrupsioni. “Janë 4 vite hetime dhe prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt, apo shkelje, asnjë dëshmitar që vërteton përgjegjësi penale në lidhje me Sali Berishën apo Jamarbër Malltezin. Kjo aktakuzë që u ngrit pas një viti peshon nga numri i faqeve dhe jo nga argumentet.…

Read More

Bayern Munich nuk e pati të vështirë në udhëtim, aty ku mposhti 1-6 vendasit e Holstein Kiel. Djemtë e Company e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar tre herë në 13 minuta. Musiala, Kanë dhe autogoli i Remberg u dha siguri bavarezëve, që shënuan edhe golin e katërt në pjesën e parë sërish me Kane. Fraksioni i dytë solli edhe golin e Olise për miqtë, që i dhanë kështu një “shuplakë” të hidhur debutuesve të Holstein. Vendasit shënuan golin e ‘flamurit’ me Gigovic në të 82 minutë. Në fund kishte kohë edhe për golin e gjashtë të miqve, me Kane që…

Read More

Qeveria serbe miratoi së fundmi një konkluzion që urdhëron masa dhe reagim nga ministritë, për mbrojtje ligjore dhe socialo-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë. Kryeministri Millosh Vuçeviç u shpreh se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë pikërisht me pikat e veprimit që u prezantuan nga Vuçiç. Këto masa, përfshijnë kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre. Sipas Vuçeviç kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb…

Read More

“Komisioni Antikurrpsion po kundërshtohet ashtu si u kundërshtua Reforma në Drejtësi, por në fund do të shihen frytet e tij”, tha ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj në A2 CNN. Kryetari i komisionit të posaçëm tha se ideja për këtë nismë lindi pas një takimi me kryeministrin Rama në tetor 2023, ku u fol për qeverisjen, korrupsionin, sundimin e ligjit. “Ai ishte gjithashtu shumë i shqetësuar për zbatimin e masave të shumta dhe mekanizmave që duheshin ndërtuar për të adresuar rekomandimet e dala nga progres raporti i BE, zbatimi i të cilave ishte domosdoshmëri për të përshpejtuar procesin e integrimit. Partnerët…

Read More

Trupa e Artistëve të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Asamblit Popullor, në Tiranë janë gati për çeljen e sezonit të ri artistik ndërsa këtë mbrëmje publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dy kryevepa muzikore, “Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale momente teksa trupa e Operas dhe Baletit u bashkua me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, duke dhuruar emocione të veçanta dhe atmosferë festive nën tingujt e muzikës që shoqëruan “spektaklin” e improvizuar. “Personazhet më të dashur të operave dolën nga skena e teatrit dhe u bënë një me…

Read More