Author: tirana

Portalet sot u mbushën me lajmet se Meriton Mjekiqi, u aksidentua dhe se ishte në gjendje të rëndë për jetën. Pas disa orëve që qarkullonte lajmi, ka ardhur dhe reagimi i parë i artistit dhe gazetarit, i cili i bën thirrje fansave të tij se është mirë me shëndet dhe se po bëhet gati për një projekt të ri. “Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë, për fat të mirë s’kam pasur asnjë lloj aksidenti. Mos u shqetësoni sepse shëndeti im është shumë mirë. Ju kërkoj shumë ndjesë që jeni shqetësuar edhe faleminderit që jeni interesuar. Portalet duhet…

Read More

Studentja 19-vjeçare Helena Kace e bërë e njohur gjatë punimeve të Kongresit të PS në korrik kur çeli punimet, gjatë intervistës në “Kjo Javë”, pati një thirrje për bashkëmoshatarët e saj dhe të rinjtë në tërësi. Ajo tha se të rinjtë nuk duhet të largohen dhe të braktisin vendin, pasi Shqipëria është vendi i mundësive. “Unë e kam parë veten time gjithmonë në Shqipëri. Edhe nëse largohem për një master, do të kthehem dhe do të kontribuoj në vendin tim. Sepse si vendin tim nuk shoh asnjë vend tjetër, nuk mendoj se do të trajtohem njësoj, se do të kem…

Read More

Meriton Mjekiqi ka pësuar një aksident automobilistik në autostradën e Prishtinës. Partnerja e tij, Ilnisa Agolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se lajmi i publikuar ka shkaktuar shqetësime të mëdha. “Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat”, shkruan ajo.

Read More

Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat më kapluan trupin dhe toka më rrëshqiti nën këmbë. Piva tre kafe ekspres të mblidhja veten. Ishim rritur bashkë, ishim shkolluar bashkë, kishim punuar disa herë bashkë, kishim ndarë bukën në ditë të vështira. Kishim qarë dhe qeshur të dy, në çdo gëzim dhe hidhërim. Ai nuk ishte më aty. U nda krejt papritur, atëherë kur askush nuk e imagjinonte. Nuk u nda nga jeta jo, as nga bota. Thjesht, ai u largua nga facebooku im. Harroi miqësinë 30 vjeçare. Harroi që ishim si vëllezër. U ligështova dhe…

Read More

Gazment Bardhi është drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit. Ai ka zhvilluar një takim prezantues me strukturat drejtuese të degës. “Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin”,-është shprehur Bardhi në një postim në rrjetet sociale. Postimi Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës. I inkurajuar dhe falenderues…

Read More

Luksemburgu po has vështirësi për të gjetur punëtorë në disa sektorë të ndryshëm. Në ditët e sotme, paga mesatare në Luksemburg është 73,418 euro në vit, më shumë se dyfishi që marrin punonjësit në disa vende kryesore të kontinentit. Dukati i Madh në qendër të Evropës është një nga vendet më tërheqëse në zonën evropiane, veçanërisht pasi gjigantët e mëdhenj financiarë dhe të teknologjisë kanë zgjedhur të zbarkojnë këtu për të hapur zyrat e tyre. Disa nga profesionet më të kërkuara në Luksemburg janë ato në banka, financa, IT dhe shëndetësi, por edhe sektori i transportit dhe i pasurive të…

Read More

Nga Bujar Leskaj Në Historinë Kombëtare Hysni Lepenica do të qëndrojë si hero Homerik, Safet Butka do të përjetësohet si hero Ipsenian. Mid’hat Frashëri. Më 14 shtator 1943, në moshën 43 vjeçare, ra duke luftuar kundër fashizmit, në Gërhot të Gjirokastrës Hysni Lepenica. Hysni Lepenica (1900- 1943), ishte Komandant dhe udhëheqës i rendësishëm i Luftës Antifashiste, firmëtar i Marrëveshjes së Mukjes, 1 – 2 gusht 1943, anëtar i “Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë”, komitet që doli nga kjo Marrëveshje, Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar, Dëshmor i Atdheut, dekoruar pas vitit 1990 nga presidenti Sali Berisha, presidenti Alfred…

Read More

Në ndeshjen e radhës së Premier League, një hap fals të pafalshëm ka bërë Liverpool. “The Reds” janë mundur minimalisht 0-1 në shtëpi nga ekipi i Nottingham Fores, i cili vinte me shanse të pakta për ta fituar këtë takim. Vendasit e kërkuan golin për 90 minuta, ishin të pafat përpara portës, teksa për miqtë goli i fitores u realizua nga Callum Hudson Odoi në pjesën e dytë. Manchester City realizoi një ndeshje të mirë në shtëpi duke përmbysur Brendford me rezultatin 2-1. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e parë të takimit, por “Qytetarët” gjetën forca për ta…

Read More

Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point. Kryeministri Edi Rama, teksa ndau foto nga puna që kryhet për ngritjen e këtij kampusi, bën të ditur se projekti detajon ndërtimin e një kampusi modern dhe deri tani në këtë vepër janë realizuar 50% e punimeve. “Kantieri i Kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura, ku janë realizuar 50% e punimeve, bazuar në projektin për ndërtimin e një kompleksi modern prej 7000 m², sipas modelit të një prej akademive më të mira në SHBA, West Point”, shkroi…

Read More

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla i bën thirrje faktorit ndërkombëtar, që të dënojë, ato që i ka cilësuar si “qasje, sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, karshi Kosovës. Ky reagim i Gërvallës vjen lidhur me adresimin që Vuçiç bëri një ditë më parë, kur ai doli me disa kërkesa. Ai kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut. Gërvalla tha se me…

Read More

Rey Manaj ka gjetur golin e parë me klubin e tij Sivasspor, për sezonin e ri me sulmuesin e kombëtares shqiptare që ka shënuar ndaj Gaziantep. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kthyer baraspeshën falë një goditje me kokë në minutën e 37’. Manaj ishte një nga golashënuesit më të mirë sezonin e shkuar në Turqi, teksa është për të parë nëse do të përsëris të njëjtën gjë edhe këtë vit.

Read More

Sali Berisha po lëviz çdo gur në përpjekje për të ngritur imazhin e tij në sferën ndërkombëtare. Edhe pse në shkelje të ligjit, Berisha herë pas here pret në banesën e tij politikanë, të cilët shprehin mbështetjen për ish-kryeministrit. I fundit që Berisha ka pritur në banesë është ish-eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki, i arrestuar për korrupsion së fundmi në vendin e tij. Ka qenë vetë ish-eurodeputeti polak i cili ka publikuar në mediat polake dy shkrime për Shqipërinë, ku në njërin prej tyre tregon edhe për vizitën në shtëpinë e Berishës, i cili e ka pritur me tortë e raki.…

Read More