Një incident i rëndë është regjistruar në një spital në Pescara të Italisë, ku 40 persona, burra dhe gra, hynë në departamentin e Onkologjisë duke dhunuar e thyer gjithçka që gjenin përpara pas vdekje së një të afërmi të tyre. Situata doli jashtë kontrolli, me dyer të thyera dhe mjete spitalore të hedhura në tokë, teksa u desh ndërhyrja e policisë për rivendosjen e qetësisë dhe lejimin e transferimit të trupit në morg. Kaosi shpërtheu kur familjarët morën vesh për vdekjen e të afërmit të tyre, një gjashtëdhjetë vjeçar që vuante nga një patologji e rëndë.
Author: tirana
Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë. Lajmi u përhap me shpejtësi. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka përmes një videoje të publikuar në Facebook, tregon se ai dhe Mjekiqi kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë gjatë aksidentit. Në mesazhin e tij, Zeka siguroi ndjekësit se të dy janë me shëndet të mirë. “Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë dhe Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, tha Zeka në videon e publikuar. Disa media…
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond, ka folur për largimin e të rinjve nga vendi. Basha është shprehur se sot jemi në mesin e një krize besimi dhe shprese në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve. “Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës,…
Shqipëria nuk ka përmbushur çdo kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian por është në rrugën e duhur. Konstatimi vjen nga një njohës i mirë i fushës siç është Knut Fleckenstein që ka luajtur rolin e raporterit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë. “Jo ende, Shqipëria nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret. Pikërisht është aty edhe plani i rritjes i Komisionit Evropian, që të gjitha kriteret të përmbushen në mënyrë që Shqipëria të rezistojë në tregun e përbashkët evropian. Natyrisht që kjo kërkon kohë dhe këtë e di gjithkush sepse është një proces normal. Nga ana tjetër, duhen përfshirë…
Kuvendi paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta. 10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë. Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi. Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi. Të drejtën për qira të paguar nga shteti mes demokratëve e kanë shfrytëzuar: Saimir Korreshi, Eralda Bano, Greta Bardeli, Sorina Koti dhe…
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi flet për situatën me të cilën është duke u përballur Sali Berisha. Ai u shpreh në A2 se SPAK është me dy standarde, teksa përmend këtu edhe çështjet e Tahirit dhe të Ahmetajt. “Ka dystandardizim, duke nisur që nga Saimir Tahiri e deri tek Ahmetaj. Për Ahmetajn ishin 1400 faqe, ndërsa për Berishën nuk erdhi asnjë dokument që të bënte lidhjen mes asaj që kërkonte prokuroria. Kam dëgjuar që akuzohet për një vendim të këshillit të ministrave. Sa i përket korrupsionit pasiv, nuk e di se çfarë lidhje i kanë bërë, por mendoj se…
Besa e Kavajës do të bëhet me stadium të ri. Prej shumë vitesh skuadra vuante mungesën e infrastrukturës. Këtë e tregojnë jo vetëm lojtarët që drejtuesit kanë afruar në skuadër por edhe ndërtimi i impiantit që në sezonin e ri me shumë gjasa do të jetë gati. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja thotë se puna ka nisur dhe nëse ekipi arrin objektivat për tu rikthyer në Superiore, shtëpia e re në Kavajë do të jetë gati. Pas tre javëve të para në Kategorinë e Parë, Besa njeh vetëm fitore, me 9 pikë të plota në krye të klasifikimit.
Vendimi i Gjykatës lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës është hedhur poshtë dhe kjo është shkelje e dhunshme e Kushtetutës, kështu e cilëson sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi. Në një deklaratë ai shkruan se kjo është e padrejtë teksa fajin ia hedh kryeministrit lidhur me situatën, e cila është e gjitha në saj të Xhakës dhe mbrojtjes që po i bëhet asaj. “Shkelja e dhunshme e Kushtetutës nga Edi Rama dhe deputetët bedelë të “Rilindjes” për të mbrojtur me çdo kusht interesat korruptive dhe mafioze të Olta Xhaçkës që prevaluan mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është konfirmimi se…
Hapa të rëndësishëm janë bërë në procesin e deinstitucionalizimit, duke pasur në fokus mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se deinstitucionalizimi ose procesi i zhvendosjes nga institucionet rezidenciale, synon që fëmijët të rriten dhe të mbështeten në një mjedis familjar dhe gjithëpërfshirës. Ky proces, thekson Koçiu, synon të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të rrisë pavarësinë e tyre, duke ofruar mbështetje më të personalizuar dhe të përshtatur me nevojat specifike të fëmijëve dhe familjeve. Ministrja duke folur me statistika informoi se 839 familje në rrezik janë mbështetur në dy bashki,…
Operatorët turistikë në jug të vendit, e shikojnë me pozitivitet deklaratën e kreut të qeverisë për të ulur numrin e plazheve private dhe për të rritur hapësirat publike. Kreu i operatorëve turistikë të Jugut Vasil Bedinaj kërkon që kjo nisëm të bëhet realitet sa më parë. Duke folur për turizmin e verës 2024, ai u shpreh se pritshmëritë janë për më shumë fluks sezonin tjetër nëse aeroporti i Vlorës nis punën, ndërsa edhe turizmi i vjeshtës është në rrugë të mbarë. Ata kërkojnë që të bregdet dhe Vlorë të zgjidhjet çështja e transportit urban, i cili aktualisht nuk i përshtatet…
Menaxhimi financiar transparent, synon një ekonomi më të fortë dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato zhvilloi një takim pune me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, ku theksuan se “menaxhimi financiar transparent dhe i përgjegjshëm është kyç për reformën e qeverisjes dhe thelbësor për shërbime publike cilësore dhe rritje të qëndrueshme”. Ambasadori tregon me ministrin Petrit Malaj diskutoi për rolin e rëndësishëm të Ministrisë së Financave në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu Gonzato u shpreh për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në këtë drejtim. “Në pritje të punojmë së bashku drejt…
Ministrja e Jashtme e Kosovës dhe zv/kryeministrja, Donika Gërvalla ka reaguar menjëherë për shtatë kërkesat e sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiçit për Kosovën, duke thënë se janë të vjetra. Për të Vuçiçi më mirë është t’i përmbush zotimet e dialogut, sesa të vazhdojë t’i përsëris këto kërkesa. “Të vjetra bre, gjithë ky diskutim, gjithë ky film që nga dita e djeshme për disa kërkesa që i ka përsëritur në vazhdueshmëri dhe e ka parë që nuk kanë funksionuar”, u shpreh Gërvalla.