Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Serbia është duke përgatitur sulme të tjera paramilitare dhe terroriste, duke përdorur si arsyetim lajme të rreme dhe fushata dezinformuese. Sipas Kurtit, Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë gjenocidit në Kosovë dhe kërkon të nisë sulme të tjera, me mbështetjen e Rusisë. ”Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona”,-shkruan Kurti në Facebook.…

Read More

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos dërguar mandatin e Olta Xhaçkës pranë Gjykatës Kushtetuese. ”Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën, të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon”,-thuhet në reagim. Vota e deputetëve socialistë pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish-Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Ambasada e SHBA në Shqipëri Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të…

Read More

Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Fierit për Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio dhe bashkëpunëtorin, 67-vjeçarin Tomor Zyka, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Kurjan të Roskovecit. Dy vëllezërit Kurtaj u vranë me armë zjarri pas një konflikti me një prej djemve të autorit. Fillimisht për vrasjen e vellezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u arrestua Altin Kuka, por hetimet zbuluan se ai nuk veproi i vetëm në krim. Zyrtarisht policia tha se bashkëpuntorë në vrasje, 49 vjeçari, ka pasur dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka. Këtyre…

Read More

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli të premten vaksinën MVA-BN, si vaksinën e parë kundër mpox që i shtohet listës së parakualifikimit. Agjencia e OKB-së tha se pritet që me këtë vaksinë parakualifikuese të lehtësohet aksesi në kohë dhe në rritje për këtë produkt, me fokus komunitetet me nevojë urgjente “Ky parakualifikim i parë i një vaksine kundër mpox është një hap i rëndësishëm në luftën tonë kundër sëmundjes, si në kontekstin e shpërthimeve aktuale në Afrikë, ashtu edhe në të ardhmen,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas OBSH-së, vaksina MVA-BN mund të administrohet te njerëzit mbi…

Read More

KOSOVA- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociatori i vendit në dialogun me Serbinë në Bruksel, ka thënë se ka pranuar pjesëmarrjen në një takim trepalësh, të caktuar për 17 shtator, dhe që Serbia e ka refuzuar atë. Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Bislimi ka thënë se Kosova e ka pranuar takimin sipas një agjende të përcaktuar nga ndërmjetësuesi, ndërsa Serbia ka tentuar të përcaktojë agjendën “kryesisht për konsum të brendshëm politik”. Bislimi e ka ftuar të dërguarin evropian për dialogun mes dy palëve, Miroslav Lajçak që të hedhë poshtë ato që i…

Read More

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, edhe këtë javë aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K. Sa i përket finalistes Heidi Baci, në ndryshim nga java e kaluar kur ajo fitoi plot 7 mijë ndjekës më shumë të…

Read More

Artur Zotka, vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotka është arrestuar këtë të premte nga policia e Beratit. 55-vjeçari ishte dënuar me 16 muaj burg për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ai është dënuar nga gjykata e Beratit në mars të 2017-ës, pasi në muajin shtator 2015, gjatë operacionit “Pronoviku”, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 9 kilogramë cannabis sativa. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A.Z, 55-vjeç, banues në Poliçan. Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 13.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja…

Read More

Sali Berisha reagon për vendimin e Kuvendit për të mos miratuar mocionin për papajtueshmëri mandati të deputetes Olta Xhaçka. Kërkesa ishte bërë nga deputetët e opozitës, të cilët pretendojnë se ajo nuk mund të vijojë të jetë deputete pasi bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik. “De facto asgjësoi Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën Kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë. Me këtë akt, Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet. Se ai nuk kontrollon më vetëm “Skapin”, Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit, por edhe në një rast të rrallë, kur…

Read More

Qyteti i Korçës do të presë më 27-28 shtator Festivalin e Serenatave, ku interpretimet e disa prej artistëve më të mirë në rajon do të sjellin këto melodi të përjetshme. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale klipin promovues të festivalit duke ftuar qytetarët ta ndjekin këtu. “Një ftesë për Festivalin e Serenatave, melodive të dashurisë, jetës e traditës që vendin e origjinës e kanë në Korçë, por shpirtin e rrënjët në çdonjërin prej nesh, më 27-28 shtator”, shkruan Rama. Serenatat janë këngë që lindën si dedikime dashurie rrugicave të qytetit të Korçës e që luheshin me kitarë e mandolinë…

Read More

Deputeti i pavarur Enkelejd Alibeaj, thotë se PD-ja ka qenë dhe mbetet një parti rreshti, ku nuk ka shumë demokraci. Alibeaj u pyet nëse është ndarë me Bashën. Ai tha se nuk ka raporte më me Bashën, duke shtuar se gjithsesi nuk ka hatër-mbetje me të. ”Edi Rama dhe Sali Berisha janë në aleancë. Ne duam të çajmë sistemin politik dhe sistemi politik çahet duke i dhënë mundësi reale që të çojë në parlament njerëzit e vet. Me z Basha nuk kam diskutuar. Unë nuk do e quaja ndarje, nuk jam ndarë. Unë rri me dikë se ndajmë ca ide…

Read More

Që kur Partia Socialiste shpalli drejtuesit politikë dhe platformën që do të ndjekë për kandidatët për deputetët në lidhje me zgjedhjet parlamentare në 2025, lajmet nga selia rozë nuk kanë fund. Deputetët socialistë nuk janë shumë aktivë në TikTok dhe platformat e tjera të mediave sociale. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e kryer këtë të premte në mbledhjen e zhvilluar nga PS në Elbasan. Është analizuar aktivizimi i të gjithë deputetëve edhe në Facebook dhe Instagram. Në këtë takim është nënvizuar se edhe në Shqipëri TikTok është rrjeti social që i ka kapërcyer të tjerët. Gjithashtu është…

Read More

Mediat serbe lajmërojnë se Vuçiç mund urdhërojë të sulmojë Veriun. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka lajmëruar rreth orës 18:00 një konferencë të jashtëzakonshme, ku pritet të shfaqë 8 ose 9 pika, mes të cilave largimin e policisë kosovare nga veri, kthimin e asaj serbe, lirimin e të arrestuarve për sulmin e 24 Shtatorit 2023 në Banjskë dhe të tjera si asociacioni i komunave në Veri. Policia e Kosovës ka bërë një operacion në të cilin ka zbuluar sasi të mëdha në valutë në Leposaviç, duke mbyllur të ashtuquajturën “Banka Popullore Serbe”, nëpërmjet Drejtorisë së Thesarit, pasi dyshohej se do i…

Read More