Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spriopali i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes së PS-së OIta Xhaçka. ”Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse? Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit? Cili është subjekti që legjitimohet që ta dërgojë çështjen në gjykatën e caktuar?”,-është…
Author: tirana
Partia Demokratike akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po fshehin të vërtetën e trafikut e mbetjeve toksike. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari thotë se zyrat e shtetit nuk japin përgjigje për kërkesat e opozitës lidhur me lëndët që dalin nga Porti i Durrësit. Deklarata e plotë Skandali i mbetjeve toksike u thellua edhe më shumë dje në Kuvend nga Kryeministri që fshehu të vërtetën e këtij trafiku të paligjshëm. Para deputetëve, para qytetarëve, Edi Rama gënjeu në sallën më të rëndësishme të vendit që është Parlamenti, kur tha se nuk ka as mbetje të rrezikshme, dhe as…
Nesër ( e shtunë) në orën 17:30 do të mblidhet Asambleja e PS-së në Tiranë për të prezantuar bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama. Drejtuesit poltikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesëve politikë. Organizimi në Tiranë do të jetë edhe më i organizuar, për cdo njësi të bashkisë së Tiranës pritet të ketë një drejtues.
Janë paraqitur sot para gjykatës personat e arrestuar në lidhje me vrasjen në Roskovec pak ditë më parë. Autori Altin Kukaj, dy djemtë e tij dhe tre kushërinj presin caktimin e masës së sigurisë. Kujtojmë se autori Altin Kukaj u vetëdorëzua në polici, ndërsa dy djemtë dhe tre kushërinjtë u arrestuan pak orë më vonë.
Pronari i një lokali bashkë me kamerierin kanë rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi kishin përshtatur lokalin për shitje drogë. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G. H., 34 vjeç, dhe M. Sh., 17 vjeç, të dy banues në Sarandë. Nga kontrolli në lokalin në pronësi të shtetasit G. H., ku ishte i punësuar kamerier shtetasi M. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 40 doza të lëndës narkotike kokainë dhe disa doza kanabisi, gati për shitje, 1 armë zjarri pistoletë, 37 500 lekë, 230 euro, 40 franga dhe 70 paund, 2…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Drejtuesi i automjetit është Kristian Boçi, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia r lartë.…
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj dhe Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber, nënshkruan marrëveshjen për mbështetje të mëtejshme teknike në sistemin e financave vendore në vendin tonë. Marrëveshja mbështetet fazën e dytë të projektit për “Ofrimin e asistencës teknike për Forcimin e Menaxhimit të Financave Publike në Nivel Vendor në Shqipëri” dhe parashikon një fond prej 4.5 milionë euro periudhën 2024-2028, në funksion të vazhdimit të zbatimit të projektit në fjalë. Ministri Malaj e konsideroi nënshkrimin e marrëveshjes si një hap përpara në avancimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe me Qeverinë e Konfederatës Zvicerane. Malaj shprehu bindjen zbatimi…
Në datën 12 shtator 2024, rreth orës 20:37, shërbimet e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Peqin konstatuar një mjet fluturues, dron, që fluturoi në një lartësi prej 100-150 metrash në territorin e burgut, ku për 1 minutë e 20 sekonda hodhi dy pako brenda ambienteve të burgut. Pasi u identifikua mjeti fluturues, u njoftuan menjëherë forcat e sigurisë të IEVP Peqin, të cilët, së bashku me Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve realizuan kontrolle të hollësishme në zonën e hapur dhe të mbyllur të institucionit të regjimit të IEVP Peqin. Pas kontrolleve të detajuara,…
Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se do të ketë një indeksim për pensionistët. Ky indeksim është interpretuar në forma të ndryshme, ku një pjesë mendojnë se është rritje për moshën e tretë dhe një pjesë mendojnë se është mbështetje për të mos ulur konsumin familjar. I këtij mendimi ka qenë edhe ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, e cila ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus dhe ka folur me detaje për këtë çështje. Ajo tha se indeksimi ëstë detyrim ligjor të cilën qeveria po e zbaton, duke theksuar se kjo nuk quhet një rritje për të moshuarit.…
Deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari dhe kreu i LZhK Dashamir Shehi janë bashkuar duke premtuar krijimin e një alternative për një opozitë ndryshe. Në prezantimin e kësaj lëvizje, deputetja Flutura Açka theksoi se ata besojnë se sistemi politik në Shqipëri duhet ndryshuar, duhen hapur listat e duhen demokratizuar partitë.Sipas Açkës opozita sot është e dobët dhe e izoluar ndërkombëtarisht, ndaj duhet një alternativë e re. “Ne besojmë se opozita parlamentare është më e vogël se opozita reale, ” deklaroi Açka duke premtuar se ky grupim deputetësh do të përpiqet të përfaqësojë ata qytetarë që janë…
Gjatë natës dhe në mëngjes ka pasur reshje shiu 🌧️me intensitet të lartë kryesisht në Rajonin Verior, duke sjellë rënie gurësh e inertesh ⚠️ si në rrugën e Tropojës, në Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë dhe në Tepelenë-Uji i ftohtë, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht. Në segmentet Ura e Bunës-Muriqan dhe në Gjirokatër-Kakavijë një pemë e rrëzuar bllokoi pjesërisht një korsi grupet e punës të ndodhur në terren👷♂️kanë ndërhyrë menjëherë për kthimin e qarkullimit në normalitet. Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin…
Shkodër/Vijon megaoperacioni i koduar “Tempulli”. Goditet një rast i shitjes së drogave të forta, në doza. Shiste doza kokaine, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohen doza kokaine që u gjetën në lokal, 1 peshore, 2 celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, ka goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilin u arrestua në flagrancë…