Author: tirana

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi sot rëndësinë që ka siguria në shkolla dhe angazhimin për t’u krijuar nxënësve dhe mësuesve një mjedis ku ata të ndjehen të mbrojtur dhe të sigurtë. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shkollën “Kosova” në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ministri i Brendshëm renditi masat kryesore të ndërmarra, si rrjedhojë e nismës “Paketa e Sigurisë në Shkolla”. Gjithashtu, ministri Hoxha prezantoi dhe një nga projektet më madhorë të “Shqipërisë 2030”, në aspektin e sigurisë. “Përmes ‘Smart City’ synojmë një standard të ri…

Read More

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe ai i Brendshëm Ervin Hoxha ka qenë i pranishëm në shkollën “Kosova”, aty ku ka folur për sigurinë në sistemin arsimor, për të cilën janë angazhuar 240 oficerë policie. Kryeministri Rama e vuri theksin tek rritja e pagave, për të cilat tha se sot ka arritur në 950 euro për mësuesit. Rritja e mëtejshme e pagave shtoi kryeministri është qëllimi i qeverisë, teksa theksoi se për “Shqipërinë 2030” po synohet që të kthehen më shumë profesionistë në vendin tonë dhe të qëndrojnë ata që do dalin në të…

Read More

Një valixhe në oborrin e Komunës së Mitrovicës ka ngritur në këmbë autoritetet e Kosovës. Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur kontrollin e valixhes. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në valixhe nuk u gjet asnjë gjë e dyshimtë, ndërsa mësohet se pas këtij verifikimi, është bërë e mundur edhe hapja e rrugës për qarkullim. “Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano. Një zjarr shpërtheu në një dyqan veshjesh në veri-perëndim të qytetit. Si pasojë, tre persona kanë humbur jetën. Ata janë tre djem të rinj të moshave 23,19 dhe 17 vjeç. Deri tani nuk dihet përse ka rënë zjarr. Të tre u përpoqën që të shpëtojnë nga flakët duke u fshehur në tualet, por vdiqën nga asfiksimi.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Drejtuesi i automjetit K.B. në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet lagështia në dhe shpejtësia r lartë. Pranë spitalit të Lushnjës…

Read More

Këtë të premte kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Elbasan deputetët socialistë, për të bërë një analizë performace në nisje të sesionit parlamentar dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo mbledhje, vjen pas takimit informal në Dajt. Takimi në Elbasan do të nisë në orën 10:00 dhe do të ndahet në tre pjesë. Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, si kreu u grupit parlamentar i cili do të flasë për ‘Sfidat e Sesionit Parlamentar’. Më pas do të flasë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe pas saj fjalën do të marrë Taulant Balla, ministër i Shtetit me Parlamentin. Në…

Read More

Një 19-vjeçar, banues në Finlandë ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë të mitur. Vajza, 15 vjeç u njoh në rrjetet sociale me 19-vjecarin i cili ishte palestinez me pasaportë finlandeze. Pasi kane folur për rreth 2 muaj vajza nuk ka dashur ta vijojë me bisedën dhe është shkëputur. Kjo e ka acaruar djalin i cili ka ardhur nga Finlanda në Tiranë në lagjen e vajzës dhe vinte vërdallë shtëpisë se saj duke e kërkuar Pasi është njoftuar policia ka bërë arrestimin e tij ku me vete i është gjetur edhe një…

Read More

Dy ditë pasi u njoh me akuzën që rëndon ndaj tij për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sërish në SPAK. Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhjen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.

Read More

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Bashkisë Shkodër që prej mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e këtyre kushteve të vështira atmosferike, janë evidentuar disa dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar. Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, duke punuar për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq. Moti i keq, pritet të shoqërojë Shkodrën edhe gjatë…

Read More

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888.
“⚡️☔️ Të kujdesemi për njëri-tjetrin ❤️🚒🚑 Mirëmëngjes! Këto 3 ditë parashikohen plot shi e stuhi, ndaj të evitojmë levizje të panevojshme e të bashkepunojmë me emergjencat civile dhe Bashkinë në numrat ☎️ 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje”, shkruan Veliaj

Read More

Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se kamerat e sigurisë së IEDP Peqin kanë fiksuar gjatë kësaj jave pamje të një droni që fluturonte shumë pranë këtij institucioni .Sektori i sigurisë së Burgut të Peqinit sapo ka konstatuar fluturimin e dronit afër rrethimit ka njoftuar policinë për marrjen e masave pasi droni dyshohej se kryente fluturim me qëllim futjen në hapësirën ku ndodhen godinat e IEDP Peqin në afërsi kalcetos. Nga kontrollet e imtësishme të bëra në ambientet rreth godinave dhe në terrenet sportive , në fushën e kalçetos në IEDP Peqin janë gjetur 31 doza kokainë , 210 gr…

Read More

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi intesive. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 -6 me lartësi vale 0,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore 15/24°C – Zonat e ulëta 18/26°C – Zonat bregdetare 21/25°C

Read More