Author: tirana

Në përkujtim të 26-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdari, Partia Demokratike zhvilloi homazhe në nderim të figurës së tij. Së bashku me familjarët e tribunit të demokracisë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike vendosën kurora me lule në memorialin e Azem Hajdarit dhe truprojës së tij Besim Çera. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vepra e heroit të demokracisë Azem Hajdari është një frymëzim për t’u ngritur kundër regjimit të Edi Ramës, ndërsa sekretari i përgjithshëm i selisë blu theksoi se ashtu si në vitet ’90, regjimi rrëzohet me kurajo dhe guxim. Letra e plotë nga Berisha Të dashur…

Read More

Për herë të parë në Pogradec do të mbahet me 14 shtator festa e Koranit, peshkut unik të liqenit në juglindje të vendit. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ku tregon më shumë për këtë festë që pret edhe turistët këtë vjeshtë. ”Pogradeci po përgatitet të organizojë për herë të parë një festë dedikuar Koranit, peshkut unik të liqenit, mes programit artistik dhe gjithë ç’ofron Pogradeci për turistët në këtë fillim vjeshtë”,-shkruan Rama. Korani i liqenit të Pogradecit nuk është unik vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ai nuk shquhet vetëm për shijen e tij krejt ndryshe nga…

Read More

Seanca sot në Kuvend ka qenë me tensione. Edhe deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me një deklaratë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky ECC, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale. “Këtu në sallën e kuvendit u lexuan komunikim mes dy kodeve në encrocat, të supozuar bandit. në atë komunikim flitet për Mondin dhe u tha se ai është drejtori i policisë së Shkodrës. Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor 2023 ndërsa në komunikimi…

Read More

Një mjek është goditur në kokë nga një 54-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Shëndetësore të Marikajt. Sipas asaj që njofton policia lokale, ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N.M dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë. 54-vjeçari, banues në Marikaj, akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Read More

Rudina Hajdari ka munguar në ceremoninë e homazheve të organizuar për të shënuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të saj, Azem Hajdari. Ceremonia e zhvilluar pranë monumentit të tij në Tiranë, përfshiu përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, miq dhe të afërm, por Rudina Hajdari nuk ishte e pranishme. Ish-deputetja e PD-së, teksa ka postuar një foto të vjetër të familjes, kohë kur Azemi ishte në jetë, shkruan se ”Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend…

Read More

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i konsideroi gënjeshtra akuzat e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për Drejtorin e Policisë së Qarkut Shkodër dhe sqaroi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Gardës së Republikës. Më poshtë replikat e plota të ministrit Hoxha Faleminderit z. deputet, Në lidhje me dy gënjeshtrat që u paraqitën në mëngjes nga deputeti Gazment Bardhi. Gënjeshtra e parë ishte komunikimi nëpërmjet zotërisë “Mondi” në “EncroChat” me të ashtuquajturin zotin ministër. Po bëj parantezën e gënjeshtrës në mëngjes nga deputeti, i cili tani nuk është në sallë për ta dëgjuar…

Read More

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare të Bashkive, ku diskutoi për mbështetjen e vajzave dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje. Muzhaqi tha se vajzat ishin fokusi i bisedës me Aleancën Kombëtare të Bashkive, fuqizimi i tyre, ofrimi i një mbështetje të shtuar për shkollimin, punësimin dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje. Sipas saj, nismat e prezantuara nga zonjat pjesë e këshillave bashkiakë ishin frymëzuese. ”Vajzat ishin fokusi i bisedës me Aleancën Kombëtare të Bashkive, fuqizimi i tyre, ofrimi i një mbështetje të shtuar për shkollimin, punësimin dhe angazhimin e…

Read More

Së paku 33 vetë mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë të mërkurën që goditën një shkollë të Kombeve të Bashkuara ku strehohen të zhvendosur palestinezë, si dhe dy shtëpi. Autoritetet në Gazë thanë se mes viktimave kishte gra dhe fëmijë. Sulmi më vdekjeprurës ndodhi të mërkurën, gjatë natës, kur u godit shkolla e OKB-së, Al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Grupi Hamas është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ushtria izraelite tha se militantët po planifikonin të kryenin sulme nga brenda kësaj shkolle. Mes të vrarëve ishin 6 punonjës…

Read More

Dy objekte për menaxhimin e azilkërkuesve afrikanë në Shëngjin dhe në Gjadër janë më në fund gati. Ardhjet e para në brigjet shqiptare priten në fund të muajit shtator. Puna në këto dy qendra në territorin shqiptar ku përfshihen inxhinierët ushtarakë italianë është tani në fazën përfundimtare. Objekti në Portin e Shëngjinit është gati. Vonesat kishin të bënin me ish-bazën e Forcave Ajrore shqiptare në Gjadër ku u ngritën tre institucione të ndryshme: një qendër pritje me 144 vende, një qendër për strehimin e azilkërkuesve me 880 vende, dhe një burg me 20 vende.

Read More

Në Kuvendin e Shqipërisë vijon seanca plenare dhe Bledi Çuçi është ulur sot për herë të parë në karrigen e kryetarit të Kuvendit për të drejtuar punimet. Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, mazhoranca votoi si kryetare Elisa Spiropalin ndërsa Çuçi mori detyrën e nënkryetarit. Ndërkohë disa ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste, Çuçit iu besua drejtimi politik i qarkut Vlorë. Bashkë me Blendi Klosin ai ishte dje në Vlorë e Sarandë për takimin e parë me strukturat lokale të PS.

Read More

Taylor Swift pranoi çmimin për videon e vitit për klipin “Fortnight” në ”MTV Video Music Awards 2024”. Megan Thee Stallion ishte mikpritësja e mbrëmjes, e cila ishte më shumë si një koncert sesa një ceremoni çmimesh. Eminem hapi shfaqjen me ndihmën e Jelly Roll. Performues të tjerë përfshinin emra të njohur si: Camila Cabello, GloRilla, Rauw Alejandro, Lenny Kravitz dhe Sabrina Carpenter. Edhe pse jo e pranishme, Dua Lipa fitoi çmimin “Koreografia më e mirë”, për koreografinë në klipin “Houdini”. Videoja e vitit-Taylor Swift ft. Post Malone – “Fortnight” Artisti/ja e vitit-Taylor Swift Kënga e vitit-Sabrina Carpenter-“Espresso” Artisti/ja i/e ri/e-Chappell…

Read More

Kryeministri Edi Rama mikpriti këtë të enjte Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, si presidenti i parë izraelit që viziton Shqipërinë që pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pas takimit të zhvilluar mes delegacioneve, në Sallën e Hartave, Rama dhe Herzog dhanë një deklaratë të përbashkët për shtyp. Fjala e plotë nga Rama I dashur presidenti Herzog, Të dashur miq nga Izraeli që keni ardhur në Shqipëri! Shqipëria e konsideron Izraelin dhe marrëdhëniet me popullin hebre pjesë të historisë krenare të një vendi të vogël, që kanë shkruar një…

Read More