Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Electronics”. Dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, vihen në pranga 3 shtetas kinezë, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme. Sekuestrohen pajisjet elektronike, në të cilat, gjatë këqyrjes, Policia gjeti dhe administroi faqe për organizimin e lojërave të fatit dhe të prostitucionit. Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin…
Author: tirana
2114 bimë kanabis janë asgjesuar në kuadër të operacionit “Territor i pastër” në qarkun e Shkodrës. Policia njofton se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Njoftimi: Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis “Territor i pastër”, asgjësohen 2114 bimë cannabisi. Në kuadër të këtij megaoperacioni që ka si objektiva parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:…
Kryebashkiaku socialist i Tropojës Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij në detyrë, Abedin Kërrnaja, të akuzuar për shpërdorim detyre nga ana e SPAK, do të mbeten në “arrest në shtëpi”. GJKKO vendosi këtë të enjte masën e sigurisë për dyshen e zyrtarëve. Byberi dhe Kërrnaja akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë miratuar leje për projekte që konsistojnë në hapjen e rrugëve, të cilët kanë çuar në dëmtim të pyjeve, e çka përbën shkelje të rregullores së zhvillimi të territorit. Prokuroria e Posaçme në aktakuzë sqaron se Byberi dhe zëvendësi i tij kanë shkelur ligjin për ndërtimin e dy akseve…
Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës për interpelancë nga opozita lidhur me mbetet e Kurum të nisura drejt Tajlandës. “Nga një akuzues i akuzuar që thotë se akuzon po në fakt informon, janë ngritur akuza që kanë ardhur këtu në formë pyetje, se përse nuk janë bërë analiza nga palë të pavarura? Nuk është kryer asnjë analizë as nga kompania gjermane, as nga transportuese, as nga autoritetet e vendit tranzitues dhe as nga vetë vendi pritës. Pse nuk janë bërë? Sepse në asnjë port të botës nuk analizohet çdo ngarkesë, përveç atij portit në dritare,…
Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit i është përgjigjur kërkesës për interpelancë nga opozita lidhur me mbetjet e kompanisë Kurum të nisura drejt Tajlandës. Ai tha mes të tjerash se ka vetëm dyshime, dhe se akuzat janë bërë pa baza, teksa shtoi se është Prokuroria ajo që do të dalë në përfundimin e saktë. Ndërkohë që prokuroria dhe OLAF vazhdojnë të hetojnë goja e pangishme e opozitës ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtorë. Kam kohë që nuk merrem më me akuzat që hidhen ndaj meje. Në këtë rast luhet me ndjeshmërinë e shqiptarëve jo me mua, që po…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku nusja ka dhunuar vjehrrën. Denoncimi në polici është bërë nga vetë vjehrra, 82 vjeç. Kjo e fundit po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka ndaluar 43-vjeçaren. “Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.”, njofton policia.
Fatmir Bektashi ka mbërritur në ambientet e SPAK ditën e sotme. SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen “Partizani” dhe Bektashi pritet të njihet me akuzat. Ai u hetua për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por mbetet për tu parë nëse do të merret i pandehur për të njëjtat akuza apo jo. Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani. Ditënc e djeshme, 11 shtator, lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK. Në mesditë kryetari i PD Berisha doli nga…
Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u…
Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere. Pas marrjes së sinjalit në vendngjarjr kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja. Policia punon për zbardhjen e rrethanave se si u shkaktua zjarri në automjet.
Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut. Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Kardiologu Taulant Gishto, ishte i ftuar në “7 pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova për të folur rreth kësaj problematike. Përveç faktorëve të…
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gjashtë nga punonjësit e saj janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një nga shkollat që ajo drejton në Gazën qendrore.Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmud Bassal tha se 18 persona u vranë në sulmin në shkollën al-Jaouni në kampin e refugjatëve Nuseirat, i cili po përdoret si strehë nga mijëra palestinezë të zhvendosur.Ushtria izraelite thotë se kreu një “sulm të saktë ndaj terroristëve” duke planifikuar sulme nga shkolla dhe se kishte marrë masa për të shmangur dëmtimin e civilëve.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se sulmi përbën…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla e rindërtuar “Pjetër Budi” në Burrel. Rama bën të ditur se kjo shkollë pret tashmë me kushte moderne, 300 nxënës dhe staf pedagogjik, në nisje të vitit të ri shkollor, ku janë ndërtuar apo rikonstrukturar shumë shkolla të tjera. “Gjimnazi i rilindur “Pjeter Budi” në Burrel, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, që ka pritur 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor me kushte moderne”, ka shkruar Rama.