Juristi Kreshnik Spahiu komenton vendimin e Prokurorisë së Posaçme për Sali Berishën, ku thotë se e ka favorizuar. Për të fakti që nuk është në ”arrest me burg”, po ”arrest shtëpie”, ka të drejtë që të mendoj se SPAK po e favorizon. ”Dhëndri është në një akuzë më të rëndë sesa vjehrri, ndërkohë që vjehrri ka qenë në detyrë. Është jo e logjikshme që vjehrri të ketë një akuzë më të lehtë se dhëndri. SPAK e favorizon Sali Berishën, a e favorizon për shkak të frikës për lidhjet që ka Berisha, apo një lloj përkëdhelje politike, kjo i përket një…
Author: tirana
Bylisi dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të javës së katërt në Kategorinë Superiore. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 18 me anë të Përgjonit. Bardheblutë nuk po arrinin dot të reagonin deri në minutën e 83-të, atëherë kur Ndreca, i futur në fushë në pjesën e dytë, u bë protagonist me një gol spektakolar. 5 minuta më pas, sërish Ndreca kaloi Tiranën në avantazh, duke krijuar përshtypjen e përmbysjes së madhe. Skuadra e Bylisit nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit të shtesës realizuan golin e barazimit me anë të…
Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, ka renditur disa nga qytetet kryesore ku ndodhin më së shumti aksidente automobilistike. Qibini tha se më tepër aksidente ndodhin në zonën e Krujës, Lezhës, Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Për të ka akse rrugore që kanë probleme përsa i përket infrastrukturës dhe sinjalistikës, pavarësisht se sipas tij, ka përmirësime të dukshme në disa aspekte. ”Më tepër aksidentet automobilistike kanë ndodhur në zonën e Krujës, të Lezhës, kanë ndodhur në Shkodër, në zonën e Fierit, por edhe në Elbasan, në aksin Peqin Elbasan kryesisht. Ka akse rrugore që kanë problematikën përsa i përket infrastrukturës dhe…
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se sa i përket aktakuzës të ngritur nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë, shteti i tij avokon që sulmuesit të mbahen përgjegjës. Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara, sipas tij, është i njohur prej kohësh. Më 11 shtator, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës kundër 45 personave, përfshirë edhe ndaj Millan Radoiçiqit, duke i akuzuar për pjesëmarrje në grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Autoritetet në Kosovë e cilësojnë sulmin si terrorist. Aktakuza ende nuk është…
Pas momentit ikonik gjatë debatit të parë televiziv mes kandidatëve për president të SHBA-së, Donald Trump pati një tjetër shtrëngim duarsh brenda pak orësh me Kamala Harris. Dy kandidatët për në Shtëpinë e Bardhë u takuan në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në New York në nder të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, teksa Trump shoqërohej nga kandidati i tij për zv.president J.D. Vance. Ata u përballën në një debat të ashpër televiziv përpara zgjedhjeve,…
Tre shkolla në bashkinë e Klosit i janë nënshtruar një rikonstruksioni të plotë duke ofruar kushte shumë më të mira për të gjithë nxënësit. Ndërhyrja për rikonstruksionin e këtyre shkollave është realizuar duke përmbushur të gjitha parametrat e efiçencës së energjisë. Shkolla e Mesme e Bashkuar në Xibër të Klosit është një prej tyre, e cila u vizitua edhe nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila u njoh nga afër me të gjithë ndërhyrjen e realizuar. Drejtori i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, Ani Hasa bëri të ditur detaje nga ky projekt me fokus reduktimin…
Këtë të mërkurë, në tentativë për ti iku policisë, një i ri ka përfunduar në Lanë bahskë me motorrin. Mësohet se aksidenti ka ndodhur teksa drejtuesi po tentonte t’i shmangej kapjes nga policia. Drejtuesi i motorrit ishte një person në kërkim. Ai tashmë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ledri Vula është në qendër të vëmendjes mediatike për një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga Sara Hoxha. Në rrjetet sociale është publikuar një foto e Ledrit duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti, që ka ngjallur shumë diskutime dhe spekulime. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “dy mama të bukura”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi tani lidhja e Rinës me Ledrin është bërë publike, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren…
Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Në mbledhjen u miratua në parim edhe marrëveshja me Kirgizstanin, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.
Këtë të mërkurë Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos. Gjatë një konference, tekniku ka folur në lidhje dhe me objektivat e tij për këtë sezon. Ilir Daja shkruajti historinë me skuadrën e Ballkanit duke fituar çdo trofe të mundshëm. Nën drejtimin e tij, Ballkani arriti që të kualifikohej dy herë radhazi në grupet e Conference League. 57-vjeçari është gati për një sfidë të re në karrierën e tij, me synimin për të rikthyer dhe një herë sukseset te Dinamo.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbrojti politikën e migracionit të qeverisë së tij në komentet në parlament dhe theksoi nevojën e vendit për të tërhequr të huaj të aftë. “Nuk ka asnjë vend në botë me një popullsi pune në tkurrje që të ketë rritje ekonomike. Kjo është e vërteta me të cilën po përballemi”, tha Scholz në Bundestag. Vërejtjet e tij vijnë mes debatit të tensionuar dhe të ashpër në Berlin mbi politikën e migracionit dhe azilit. Politika e migracionit ka qenë tema dominuese në debatin politik, që kur një sulmues me thikë vrau tre persona dhe plagosi tetë të…
Që prej momenteve të hapjes së debatit të mbrëmshëm zv. presidentja e SHBA-së, Kamala Harris vendosi kushtet e saj duke shkuar te podiumi i Trump dhe duke e detyruar t’i shtrëngojë dorën, duke komanduar përballjen e tyre tetë javë para ditës së zgjedhjeve. Mbrëmja nuk mund të kishte shkuar më mirë për Harris, e cila u paraqit energjike dhe me vizion pozitiv për të ardhmen. Trump foli dhe dënoi Amerikën si ”një komb që po dështon”, por në fakt nuk dukej se ishte në formën më të mirë. Megjithse ai kishte premtuar se do të vërtetonte thënien e boksierit Mike…