Këtë të mërkurë Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos. Gjatë një konference, tekniku ka folur në lidhje dhe me objektivat e tij për këtë sezon. Ilir Daja shkruajti historinë me skuadrën e Ballkanit duke fituar çdo trofe të mundshëm. Nën drejtimin e tij, Ballkani arriti që të kualifikohej dy herë radhazi në grupet e Conference League. 57-vjeçari është gati për një sfidë të re në karrierën e tij, me synimin për të rikthyer dhe një herë sukseset te Dinamo.
Author: tirana
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbrojti politikën e migracionit të qeverisë së tij në komentet në parlament dhe theksoi nevojën e vendit për të tërhequr të huaj të aftë. “Nuk ka asnjë vend në botë me një popullsi pune në tkurrje që të ketë rritje ekonomike. Kjo është e vërteta me të cilën po përballemi”, tha Scholz në Bundestag. Vërejtjet e tij vijnë mes debatit të tensionuar dhe të ashpër në Berlin mbi politikën e migracionit dhe azilit. Politika e migracionit ka qenë tema dominuese në debatin politik, që kur një sulmues me thikë vrau tre persona dhe plagosi tetë të…
Që prej momenteve të hapjes së debatit të mbrëmshëm zv. presidentja e SHBA-së, Kamala Harris vendosi kushtet e saj duke shkuar te podiumi i Trump dhe duke e detyruar t’i shtrëngojë dorën, duke komanduar përballjen e tyre tetë javë para ditës së zgjedhjeve. Mbrëmja nuk mund të kishte shkuar më mirë për Harris, e cila u paraqit energjike dhe me vizion pozitiv për të ardhmen. Trump foli dhe dënoi Amerikën si ”një komb që po dështon”, por në fakt nuk dukej se ishte në formën më të mirë. Megjithse ai kishte premtuar se do të vërtetonte thënien e boksierit Mike…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga autoritetet më të larta. Kryeministri Albin Kurti ka postuar fotot në Facebook, ku shkruan se diskutuan mbi bashkëpunimin ndërmjet dy Kuvendeve. ”Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë”,-shkruan Kurti. Postimi i plotë Mirëprita Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë që nga…
Edhe bizneset private po rrisin pagat për punonjësit. Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigrimit të pandalshëm ka shkaktuar boshllëqe të forta në tregun e punës dhe shumë industri po punojnë me kapacitet të reduktuar ose po importojnë punëtorë nga jashtë. Të dhënat tregojnë se paga mesatare në sektorin privat ka arritur në mbi 70 mijë lekë, me një rritje prej mbi 19 mijë lekë ose 27.2% në katër vitet e fundit. Rritja e pagave në shtet ka qenë më e ndjeshme, veçanërisht me premtimin e kryeministrit Rama për ta çuar mesatarisht në 900 euro pagën në sektorin publik.…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali këtë të mërkurë zhvilloi vizitën e parë në Prishtinë. Në deklaratën për shtyp pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Ajo u shpreh se nga takimi me homologun kosovar, Glauk Konjufca, do dalin me një sugjerim ndaj qeverive të dyja shteteve shqipfolëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit. “Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin. Me kryetarin…
Një 25-vjeçar shqiptar është marrë peng nga disa shtetas nga vendet e treta në Francë. I riu raportohet se ishte nisur nga Kukësi në mënyrë të paligjshme dhe kishte destinacion final Britaninë e Madhe. 25-vjeçari me iniciale A. S., është marrë peng në Francë nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale dhe kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar. Denoncimi në polici për marrjen peng të të riut është bërë nga vëllai i tij. Pas kallëzimit të ngjarjes, uniformat blu kanë arrestuar dy të rinjtë që ndihmuan 25-vjeçarin të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, nga Kukësi në…
Donald Trump, kandidat i republikanëve për President të SHBA-së, iu përgjigj qëndrimit të Taylor Swift e cila është me kundërshtaren e tij, Kamala Harris për zgjedhjet e nëntorit. Trump u pyet për deklaratën e Swift në konferencë shtypi pas debatit të mbrëmshëm. Ai u përgjigj se “nuk ia kishte idenë”. Po ashtu më vonë Trump ka deklaruar se 34-vjeçarja do ta paguajë çmimin për këtë në tregun e muzikës. ”Ajo (Taylor Swift) është person shumë liberal, gjithmonë duket se mbështet një demokrat dhe ndoshta do të paguajë çmimin për këtë në treg”, ka thënë ai. Artistja e albumit “Tortured Poets…
SPAK i ka komunikuar sot zyrtarisht akuzën dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. SPAK i komunikoi Malltezit akuzat “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”. Pas daljes nga SPAK, vetë Malltezi tha se akuzat ndaj tij dhe Berishës janë gënjeshtra të trasha. Malltezi tha për mediat para se të hynte në Prokurorinë e Posaçme se nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Sali Berisha ka ndikuar te ndonjëri që të mos zbatojë ligjin. ”Nuk ka asnjë ligj, asnjë VKM nominativë gjatë gjithë kohës së qeverisjes së PD por janë për të gjithë popullsinë. Zhvillimi i pronës private është…
Me nisjen e vitit të ri shkollor, një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte moderne çeli dyert për 350 nxënësit e saj. Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, në Njësinë 3 është rindërtuar më e fortë, më e bukur dhe me cilësi më të mirë se shkolla e vjetër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja e PS, Klotilda Ferhati inspektuan nga afër shkollën e re dhe uruan nxënësit për vitin e ri shkollor. “Sa herë nis një punë e madhe e bashkisë në qytet, plas ajo histeria se këtu do bëjnë pallat. Ne e pranojmë atë akuzë…
Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK, si i pandehur për dosjen ”Partizani”, ku tha se është një akuzë politike dhe pa fakte. Deputeti i PS-së Petro Koçi, ka thyer heshtjen nga kampi rozë, dhe thotë se Berisha duhet të bëhet burrë dhe mos u arratiset përgjegjësive, me retorikë politikë. ”Berisha përfundon si i akuzuar për korrupsion. Për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vockël. Publiku do mirëpriste hetimin serioz e të plotë për çështje më të rënda ku bën pjesë edhe vrasja shtetërore ne bulevard e 4 protestuesve të opozitës socialiste. Gjithsesi…
Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në izolim në banesë, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që u vendos nga GJKKO pas shkeljes së detyrimit për t’u paraqitur. Sot Berisha u morr zyrtarisht i pandehur nga SPAK, teksa prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani”, i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”. Ish-kryeministri qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e SPAK, ku në orën 14:00 do të paraqitet për t’u njohur me akuzën edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha për mediat…