Samiti i grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani, nisi sot punimet në Tiranë. Në fjalën hapëse, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet të zgjerojë mbështetjen për vajzat dhe gratë afgane, të cilave regjimi teleban u ka ndaluar të ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë. “Targetimi i grave jo i rastësishëm, ato janë pjesa më luftarake e shoqërisë njerëzore. Gratë afgane vijojnë të tregojnë një qëndresë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Ne duhet t’u ofrojmë atyre burimet, ekspertizën dhe solidaritetin që u nevojitet. T’i japim garanci se…
Author: tirana
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”. Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri psitoletë me municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjjthshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në…
Partia Socialiste ka nisur me intensitet fushatën zgjedhore për vitin 2025. Kryeministri Edi Rama mësohet se po mban një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve për PS për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Kreu i qeverisë pritet të japë udhëzime për krerët politikë në qarqe, për të pasur rezultate më të larta në zgjedhje. Gazetari Ergys Gjencaj në një lidhje live në News 24 dha detaje nga takimi. Ergys Gjencaj: Kryeministri Edi Rama pret 15 drejtuesit politikë të PS në Kryeministri. Rama pritet të japë udhëzime për zgjedhjet. PS ka nisur me intensitet punën për zgjedhjet e vitit 2025. Rama…
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në Unazën e Tiranës, në pjesën e Farkës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga mjetet është kthyer përmbys, ndërsa automjeti tjetër shihet i dëmtuar pranë bordurës. Nga aksidenti mësohet se janë plagosur dy persona, përkatësisht shoferët e makinave. Patrulla e policisë është vonuar në vendngjarje. Makinat e përfshira në aksident janë një Ford Fiesta e një Benz ML.
56-vjeçari Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare, u la në burg nga Gjykata e Korçës. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë intime.…
SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe këtë të mërkurë në orën 12 do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën. Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14. Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi. Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi…
Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës popullsia e tyre arriti kulmin para vitit 2024. Ky grup përfshin Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë. Në 48 vende dhe zona, që përfaqësojnë 10% të popullsisë së botës në vitin 2024, numri i popullsisë parashikohet të arrijë kulmin midis 2025 dhe 2054. Ky grup përfshin Brazilin, Iranin, Turqinë dhe Vietnamin. Numri i popullsisë në këto lokacione parashikohet të rritet me 5.3% në tridhjetë vitet në vijim. Në 126 vendet dhe zonat e mbetura, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet deri më 2054, potencialisht duke…
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit e tyre kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Sipas Bankës, në 6 mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arrijnë në vlerat 510 milionë euro, me një rrije prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që prej vitit 2011, paratë që emigrantët dërgojnë te të afërmit e tyre në Shqipëri kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke reflektuar gjallërimin e një vale të re emigracioni, që nisi pas vitit 2018. Vala e mëparshme, kulmoi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Kryezi-Iballë” në Fushë Arrëz. Shtetasi Shkelzen Lleshi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes 40-vjeçari ka humbur jetën. Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Shkelzen Lleshi ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të vijnë në zhvillim kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Temperaturat parashikohrn:në zonat malore 13 deri 29°Cnë zonat e ulëta 16 deri 32°Cnë zonat bregdetare 17 deri 31°C
Dashi Sot do jetë një ditë disi pozitive. Sfidat do jenë të pranishme, mjafton të kujtoni se çdo gjë zgjidhet. Në dashuri nuk është rastësi që ju kërkohet më shumë përkushtim, por bëni kujdes të mos jeni shumë kryeneçë. Nëse jeni beqarë, njohjet e reja mund të lulëzojnë. Puna ka zhvillime të reja, por do t’ju duhet të menaxhoni stresin me ekuilibër. Pika e dobët është sinqeriteti, çelësi i suksesit; moskokëçarja. Demi Demë luftarakë, bëhuni gati për një ditë të qetë dhe shumë delikate në planin sentimental. Ndërveprimi në logjikë me partnerin do ju çojë në biseda të ëmbla e…
Zbardhet mendimi i Partisë Socialiste, nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese apo jo. Në raportin e hartuar nga socialistët është përfshirë i gjithë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila theksoi se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit në gjykatë të çështjeve të mandatit të një deputeti, përfshi rastin Xhaçka. “Është seanca plenare si organ vendimarrës i Kuvendit që duhet të vendosë dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit së deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese”,-shkruhet në raportin e PS duke reflektuar paralajmërimet se mazhoranca nuk do të ketë qëndrim politik për…