Author: tirana

Nga dhoma e këshillimit, Gjykata e Lartë e refuzoi përsëri grupimin e Lulzim Bashës, i cili prej dy vitesh është vënë në kërkim të vulës dhe të logos së PD-së. Demokratët Euroatlantikë të Bashës, në një deklaratë zyrtare, shprehen se ”Mospranimi i kërkesës për pezullim, nuk është rrëzim i rekursit të paraqitur nga Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë për vendimin skandaloz të Apelit. Kërkesa e sotme lidhej vetëm me pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatë së Lartë”. Reagimi i plotë Duke ndjekur zellin e disa mediave për të raportuar në mënyrë krejt të…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ishte dje në Prrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor. Nga shkolla ”Qybra Sokoli”, Mazniku tha se detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë. ”Në shkollën ”Qybra Sokoli” në Prrenjas, një nga 100 shkollat e pajisura me laboratorë smart, ku nxënësit mësojnë të kodojnë që të vegjël, si një ogur i mirë për të ardhmen”. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizimin e të rinjve me dije dhe…

Read More

Adriatik Lapaj nga ”Shqipëria Bëhet”, thotë se ai dhe ekipi i tij do të ketë rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare të 2025. Lapaj theksoi edhe se fitorja më e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje do të ishte çarja e sistemit. Ai tha se pret të votohet nga shqiptarët e ndershëm, që sipas tij, përbëjnë shumicën e popullsisë. ”Ne kemi një vit që kemi nisur fushatën. Po bëjmë takime në Tiranë, rrethe dhe në diasporë. Raporti ynë është me qytetarët, sepse ata mund të përmbysin qeverinë. Kjo konjekturë tregon dy anë të së njëjtës medalje. Këtu ka njerëz shumë të…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka prezantuar këtë të martë në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Aktin Normativ për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”. Ministrja Koçiu tha se amendimet në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, kanë si qëllim kryesor dhe parësor “shmangien e konfliktit të interesit të mjekëve, mes shërbimit shëndetësor që ata ofrojnë në sistemin publik me atë në sistemin jo publik. Ndërkohë që u ndalohet drejtuesve të spitaleve publike të jenë drejtues të klinikave shëndetësore jo publike”. Ajo nënvizoi se…

Read More

Vladimir dhe Gramos Kurtaj u vranë këtë të martë me armë zjarri automatike nga Altin Kuka, në fshatin Kurjan të Roskovecit. Autori 49-vjeçar i ngjarjes së rëndë u vetëdorëzua në polici pak pas ngjarjes. Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj doli në një deklaratë për mediat duke dhënë sqarime për rastin. Ai tha se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit. Xhaxhai dhe nipi u vranë në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit. ”Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali këtë të martë në një takim të veçantë Edit Shkrelin, shqiptarja që po shkruan histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Spiropali e vlerësoi Shkrelin si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe profesionalizmit, duke theksuar se arritjet e saj janë një burim krenarie për të gjithë shqiptarët. ”Sot pata kënaqësinë të takohem me Edit Shkrelin, shqiptarja që po bën histori si gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën Civile të Nju Jorkut. Një shembull frymëzues i përkushtimit, që na nderon të gjithëve. Arritjet e saj dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm të diasporës…

Read More

Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në League B në Nations mbrëmjen e sotme në orën 20:45. Për takimin që do luhet në “Air Albania”, kompanitë e basteve kanë caktuar koeficientët e ndeshjes. Fitorja e kuqezinjve të Sylvinhos vlerësohet me 2.40, ndërsa barazimi kuotohet me 3.10. Një triumf i mundshëm i gjeorgjianëve ka koeficientin 3.00. Shqipëria duket disi më e favorizuar, por dhe Gjeorgjia po kalon një formë fantastike.

Read More

Një krim i dyfishtë ka tronditur vendin këtë të martë. Gramos dhe Vladimir Kurtaj, xhaxha dhe nip me njëri-tjetrin, humbën jetën në një ngjarje kriminale në Kurjan të Roskovecit. Ata janë vrarë me armë zjarri nga 49-vjeçari Altin Kuka, i cili është dorëzuar tek efektivët pas krimit që kreu. Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave. Shkak sipas deklaratës së parë nga Policia e Fierit, është një sherr që viktimat kishin me djalin e autorit, i cili ka thirrur të atin pas një debati që pati me fqinjët. Pas krimit autori Altin Kuka…

Read More

”Dyrrah City Football Academy” çel zyrtarisht sezonin futbollistik. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të fëmijëve teksa kanë nisur stërvitjen. ”Fëmijë e të rinj të grupmoshave të ndryshme, të regjistruar në këtë akademi të re e prestigjoze ndërkombëtarisht, kanë nisur stërvitjen me trajnerët e klubit të Manchester City-t”, shkruan Rama. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se shkolla e futbollit të Manchester City është një tjetër investim i të ardhmes, i cili i shtohet qytetit të Durrësit, duke krijuar bazën e një rrjeti të konsoliduar ndërkombëtar për talentet futbollistike të Shqipërisë dhe rajonit, e njëkohësisht duke ndikuar edhe në…

Read More

Këto ditë kryeministri Edi Rama është përfshirë thellë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 2025, dhe një deklaratë që ka nxitur debate është ajo se PD do të marrë më pak mandate së në votimet e vitit 1997, ku mori 25 mandate deputetësh. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, thotë se ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës. ”OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si “të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda” dhe konstatoi…

Read More

Në gusht ndodhën krime të rënda. Mbrëmjen e 19 gushtit, Erslid Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha shkuan në Velipojë duke u konfliktuar me vëllezërit Frroku, pronar të një hoteli atje për një sherr të mëparshëm që kishin. Konflikti denigroi në dhunë fizike mes tyre e më pas u përdor arma teksa vëllezërit Frroku dyshohet se qëlluan Ishmin dhe Hoxhën duke i lënë fillimisht të plagosur rëndë dhe më pas duke humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndaj Policia vendore e Shkodrës ka zhvilluar një kontroll blic në Velipojë për arrestimin e vëllezërve Frroku. Nga ky kontroll i…

Read More