Author: tirana

Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi është kapur duke transportuar me makinë një sasi kokaine. Një ekip policor ndërkufitar kontrolloi një 33-vjeçar shqiptar në një makinë pasagjerësh me targa belge në Autobahn 40 në kryqëzimin Niederdorf. Gjatë kontrollit, efektivët kanë konstatuar parregullsi nën sediljet e shoferit dhe pasagjerit. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 1.15 kilogramë kokainë. 33-vjecari shqiptar më pas u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në stacionin e policisë federale në Kempen për hetime të mëtejshme. Pas përfundimit të masave policore në zyrë, hetimin e mëtejshëm e mori përsipër hetuesia doganore e…

Read More

Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21 vjeçarin i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur. Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14 vjeçare në qytetin e Korçës. Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21 vjeçarit me pretëndimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël. Gjithashtu edhe 14 vjeçarja ka këkuar lirimin e bashkëshortit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj. Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën…

Read More

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Stacioni”. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar një 20-vjeçar. I riu dyshohet se shpërndante drogëra të forta. Në pranga ka rënë shtetasi Erdi Kurti. “Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen qindra doza me lëndë të dyshuara narkotike (sintetike) LSD. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e…

Read More

Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës. Blutë njoftojnë se 51-vjeçari kishte kërcënuar fqinjin e tij se do ta vriste me armë zjarri. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar arma e zjarrit e tipit kallashnikov dhe fishekë, të cilat u gjetën të fshehura në një fuçi në banesën e të arrestuarit. Njoftimi: Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një krim që mund të kishte pasoja të rënda për jetën. Arrestohet 51-vjeçari që kërcënoi të vriste fqinjin me armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë…

Read More

Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të klasifikuar mbi strategjinë e saj për luftën në Ukrainë, thanë të hënën tre burime. Një zyrtar në Kongres tha se raporti kishte mbërritur tek ligjvënësit të hënën dhe se ata nuk kanë patur ende mundësi ta shqyrtojë atë. Dy burime të tjera, të cilat nuk pranuan të identifikohen, konfirmuan dorëzimin e raportit. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Kongresi ka miratuar afro 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe vendet aleate që kur Rusia nisi agresionin ndaj Kievit. Pas muajsh të tëra vonese,…

Read More

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, e vlefshme për Nations League, e cila do të luhet mbrëmjen e së martës, në orën 20:45 në “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë: Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Gjeorgjisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas; Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium; Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para…

Read More

Burrë e grua kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Thumanë- Lezhë. Sipas policisë, rreth orës 22:00, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasja L. M. (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit. Një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit ka përfunduar në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit. Të plagosur rëndë kanë mbetur dy 22-vjeçarë nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës. Nuk dihet gjendja e të plagosurve ndërsa automjeti është bërë copash për shkak të rënies në humnerë. Banorët ndjehen të rrezikuar në këtë aks rrugor për shkak se mungojnë hapsirat e sigurta për këmbësorët.

Read More

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të jenë prezente. Herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe zonat jugperëndimore, duke sjellë probleme me përmbytje lokale në disa qytete të Ultësirës Perëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave duke i zhvendosur ato drejt zonave malore përgjatë shtrirjes lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në…

Read More

Dashi Erdhi çasti të ulni kokën e të shihni punën tuaj! Në dashuri, është koha për t’u sqaruar: nëse ka çështje të pazgjidhura, përballuni me guxim. Shëndeti kërkon pak vëmendje: merrni pak kohë për t’u çlodhur dhe për të rimbushur bateritë. Dita ka potencial të mirë, por kërkon angazhim. Pika e dobët është neutraliteti, çelësi i suksesit; pendimi. Demi Një ngjarje e vogël e papritur mund t’i shkundë gjërat, por do të mund ta përballoni me qetësi. Në dashuri po kërkoni stabilitet dhe ëmbëlsi. Shëndeti është i mirë, por mos e lini pas dore pushimin. Fati ju buzëqesh, veçanërisht në…

Read More

Këtë tetor, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Lajmin e jep eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest. ”Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”. Për të sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin evropian. ”Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat…

Read More

Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin e pensioneve dhe pagave me një formulë të re. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj njoftoi ndryshimet për të gjithë nënpunësit civil, duke i unifikuar me pagat e administratës qendrore. Në këtë mënyrë, specialistët e Bashkisë do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre në ministri, ndërsa shefat e sektorëve do të kenë të njëjtin trajtim financiar si në administratën qendrore. “Ndryshon paga e specialistëve të Bashkisë dhe merr një…

Read More