Author: tirana

Kombëtarja fitoi 1-2 me përmbysje kundër Ukrainës në Pragë për Ligën e Kombeve. Kristjan Asllani dhe Rey Manaj nuk ishin vetëm protagonist sa i takon cilësive në fushë, por në fund të lojës dy shokët e ekipit kuqezi u “përplasën” edhe për një goditje dënimi, që në fund u godit nga Manaj. Kristjan Asllani është një nga futbollistët më në formë te Kombëtarja Shqiptare dhe këtë e tregoi edhe në fitoren ndaj Ukrainës ditën e shtunë. Sa i përket veprimit me Manajn në ndeshjen ndaj Ukrainës, Asllani tha se i ka kërkuar falje sulmuesit. ”Unë dhe Rei jemi shumë shokë.…

Read More

Në selinë e PS-së po zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PS-së, e thirrur nga Kryeministri Edi Rama, një ditë pasi Asambleja Kombëtare zgjodhi forumin më të rëndësishëm politik të kësaj partie. Rama po jep porositë dhe udhëzimet për anëtarët e Kryesisë lidhur me organizimin e punës në bazën e PS-së. Kryesia e PS-së mblidhet vetëm pak orë pasi Asambleja Kombëtare zgjodhi anëtarët e rinj, ndërsa socialistët kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e 2025-ës. PS ka përcaktuar tashmë edhe drejtuesit politikë sipas qarqeve dhe paralelisht ka nisur edhe procesi i aplikimeve për deputet.

Read More

Këtë të hënë, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për kreun e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberaj dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja. Dy zyrtarët e lartë të bashkisë së Tropojës akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës dhe pyjeve në lidhje me ndërtimin e dy rrugëve. ”Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është caktuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-topografik. Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë…

Read More

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani bashkë me trajnerin Sylvinho, kanë dalë në një konferencë për shtyp para takimit të Nations League me Gjeorgjinë, nesër në ”Air Albania”. ”Ne nuk kemi frikë. Gjeorgjia është ekip i madh dhe po rritet. Jemi përgatitur mirë, ndeshjen ndaj Ukrainës duhet ta harrojmë dhe të shikojmë përpara. Objektivi jonë është vetëm skuadra. Duam të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Dua të punoj sa më shumë, futbolli është bërë shumë fizik. Kemi grup të fortë, ne e dijmë çfarë synojmë. Zënka me Manaj për goditjen e dënimit. Unë dhe ai jemi shokë.…

Read More

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve të përkohshme kufitare në të gjithë kufijtë tokësorë të Gjermanisë. Vendimi u mor për të kufizuar migrimin e parregullt dhe për të mbrojtur publikun nga ekstremizmi islamik. Kontrollet do të fillojnë më 16 shtator dhe fillimisht do të zgjasin për gjashtë muaj. Qeveria gjermane është konsultuar me partinë kryesore opozitare CDU për mënyrat për të frenuar migrimin përballë shqetësimit publik dhe pas një sulmi vdekjeprurës me thikë nga një azilkërkues sirian muajin e kaluar në qytetin e Solingenit. Javën e kaluar, partia kundër imigracionit AfD fitoi zgjedhjet shtetërore në Turingi…

Read More

Policia e Himarës ka ndihmuar dy turistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit. Njëri prej tyre kishte rrëshqitur dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Shërbimet e Policisë së Himarës u mobilizuan menjëherë për t’u ardhur në ndihmë. Forcat e rendit arritën me shpejtësi në vendngjarje, duke siguruar daljen e sigurt të turistëve nga zona e vështirë e Filikurit. Sipas njoftimit nga Policia e Vlorës, turistja e dëmtuar mori ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për shëndetin. 

Read More

”Deputeti që duam” është platforma e prezantuar këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, i cili nga selia e PS-së, tha se është një mundësi e shkëlqyer për ata që nuk ju vjen radha të regjistrohen si kandidat për deputet. Rama është shprehur se aplikantët duhet të jenë vlerë e shtuar, duke theksuar që ata të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe të tregojnë se kanë kandidatë që i duhen PS-së. ”Platforma është një instrument që për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi, që ndryshe nga hera e parë, fillon thuajse…

Read More

Reperi Ledri Vula i shumë diksutuar në mediat rozë për ndarjen me Sarën, është kapur mat gjatë pushimeve në “Folie Marine” me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Sipas Anabel, fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore. Burime për Anabel tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetri.

Read More

Partia Demokratike do të organizojë një protestë këtë të mërkurë përpara ambienteve të SPAK, ditë që përkon me paraqitjen e Sali Berishës, i thirrur nga SPAK. Është një mesazh i shkruar nga Flamur Noka, që sot i është nisur demokratëve. “Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithe maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtsisë”, është mesazhi. Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme në orën 14:00 dhe pritet që…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak me një falenderim për stafet e 400 institucioneve arsimore në Tiranë, të cilët mirëpritën 350 mijë nxënës të sistemit parauniversitar. Ai tha se Tirana ka bërë një revolucion në shkolla dhe kopshte, si në zona urbane, ashtu edhe në zona rurale. ”Kemi pasur një revolucion në Tiranë, sot kemi hapur 400 institucione arsimore, nga të cilat 187 shkolla, 87 në zona urbane dhe 100 në zona rurale. Po ashtu edhe rreth 102 kopshte dhe çerdhe dhe disa institucione që quhen…

Read More

vana Živković, ndihmës-sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 9 deri më 12 shtator 2024. Gjatë vizitës së saj, Živković do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministra të kabinetit, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim dhe partnerë lokalë të UNDP-së. Një nga momentet kryesore të vizitës së Živković do të jetë inaugurimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri. Shkolla nga e…

Read More