Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka uruar edhe njëherë tjetër për këtë nisje të vitit të ri shkollor. Me një video nga shkolla e re “Babë Dudë Karbunara” në Berat, Rama tha se nuk është thjesht një vend ku ka disa klasa por është një qendër e re e dijes dhe një qendër e re komunitare për Beratin. ”Qoftë një vit i bukur për nxënës, mësues dhe prindër”,-shkruan Rama.

Read More

Fitorja në debutim në Nations League kundër Ukrainës ka rritur entuziazmin rreth Kombëtares. Suksesi përballë një kundërshtari shumë të vështirë dhe që shihej si pretendent për ta fituar grupin B1 i dha një shtysë të rëndësishme edicionit të Shqipërisë. Tashmë radhën e ka sfida me Gjeorgjinë, me kuqezinjtë që nisen në pozita të mira. Fakti që ndeshja luhet në Arenën Kombëtare të mbushur me kapacitet të plotë duhet të shërbejë si shtysë për të marrë një tjetër fitore. Po kaq i rëndësishëm është fakti se impianti në Tiranë është kthyer në fortesën e Kombëtares. Në ndeshjet zyrtare, Shqipëria nuk pëson…

Read More

Një tjetër temë e “nxehtë” që po diskutimet në Komisionet Parlamentare, ka qenë ajo për Aktin Normativ të Urdhrit të Mjekëve ku po bëhen disa ndryshime nga ministria e linjës dhe qeveria, për më tepër pas skandalit të Spitali Onkologjik, korrupsioni i mjekëve me të sëmurët me kancer. I ashpër ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në lidhje me ndryshimet e propozuara në ligjin për Urdhrin e Mjekut, duke e quajtur ndërhyrje të paligjshme dhe antikushtetuese të qeverisë. Gjithashtu kujtoi se orari i kufizuar ndaj mjekëve gjithashtu është shkelje dhe selektiv, pasi duhet të vendosej edhe për shërbime…

Read More

Në prag debatit të parë presidencial mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump, diferenca mes te dyve në sondazhe është ngushtuar. Sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena, ish-presidenti Trump qëndron 1 pikë përqindje para Harris, me respektivisht 48 dhe 47 përqind. Megjithëse fushata Trump pati disa javë të vështira pas tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se republikani gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij

Read More

Policia në Elbasan ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka përplasur një motor dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Efektivët shprehen se kanë gjetur e sekuestruar një automjet tip Benz. “Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur më datë 07.09.2024, në lagjen “28 Nëntori”, ku u përplasën një automjet me një motomjet, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit H. O., 62 vjeç”, thuhet në njoftim. “Përplasi një motomjet dhe u largua nga vendi i…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë një takimi informal me gazetarët, ka prezantuar tre objektivat kryesore të tij si drejtues i Ministrisë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së zonjave në pozita drejtuese në Policinë e Shtetit. Hoxha vuri në dukje se mbyllja e procesit të gradave për më shumë se një dekadë ka qenë e padrejtë dhe ka ndikuar negativisht te një brez i tërë efektivësh në polici. Ai e konsideroi si një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit dhe përmirësimit të lidershipit brenda strukturës. Objektivat e Ministrit Hoxha janë:

Read More

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit mohoi raportet se Teherani po transferon raketa në Rusi, raportuan mediat iraniane të hënën, mes shqetësimeve në Perëndim se ato mund të përdoren në luftën në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare raportuan javën e kaluar, duke cituar burime të paidentifikuara, se Irani kishte transferuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi. “Lufta psikologjike” Gjeneral brigade Fazlolah Nozari, zëvendës komandanti i shtabit të Khatam al-Anbia, citohet të ketë thënë nga Agjencia Iraniane e Lajmeve: “Asnjë raketë nuk u dërgua në Rusi dhe ky pretendim është një lloj lufte psikologjike”.”Irani nuk mbështet asnjë…

Read More

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 8 persona gjatë orëve të fundit. Të arrestuarit akuzohen për “dhunë në familje”, “vjedhje” dhe “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke qarkulluar në sens të kundërt, me biçikletën e tij elektrike, ka goditur shtetasin I. U., 57 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Xh. P.,…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e 56-vjeçarit N. Zhobro, i cili dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me dy të mitura. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lulishte pranë Shën Mërisë në qytet, ku dy vajzat e mitura, përkatësish 7 dhe 8 vjeç, ishin duke luajtur me njëra-tjetrën. 56-vjeçari u është afruar me pretendimin për t’i afruar, dhe nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit. Ky nuk është rasti i parë që N.Zhobro kryen këto lloj veprimesh, pasi sipas informacioneve…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, u shpreh se anëtarësimi i vendit tonë në Qendrën Europiane të Ekselencës Hibride, është një hap i rëndësishëm në avancimim të aftësive tona kombëtare në mbrojtjen në këtë fushë. Ai u shpreh se këto kërcënime jo vetëm që janë më të shumëllojshme, por edhe janë sofistikuar. Balla theksoi mes të tjerash edhe për nevojën e një lufte ndaj dezinformimit si një mënyrë që përdoret për të ndikuar në opinionin publik. “Kemi një sërë partnerësh që bashkëpunojnë për të shkëmbyer përvojat për…

Read More

GJKKO shtyn në datë 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës, për procesin ku akuzohet për mega-grabitjen ne aeroportin e Rinasit. Seanca u shty pasi mungonte për arsye shëndetësore gjyqtarja e çështjes. Ndaj Talo Çelës u caktua masë e re sigurie pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit nga SPAK javë më parë. Talo Çela është në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2019. Në këtë dosje, Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ndodhen në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, e cila është rikonstruktuar. Rama shprehet se Babë Dudë Karbunara është një shkollë simbol për qytetin dhe se hap dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit të Shqipërisë 2030. “Berat – Shkolla “Babë Dudë Karbunara”, një shkollë simbol për qytetin, hap sot dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit tonë për #Shkollën2030💡 📚Kjo është një prej 25 shkollave të reja që mirëpresin sot 10 mijë nxënës dhe mësues 🧑‍🏫👩🏻‍🏫🧑🏻‍💻👩🏻‍💻🔬🏫 Po investojmë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e 💯…

Read More