GJKKO shtyn në datë 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës, për procesin ku akuzohet për mega-grabitjen ne aeroportin e Rinasit. Seanca u shty pasi mungonte për arsye shëndetësore gjyqtarja e çështjes. Ndaj Talo Çelës u caktua masë e re sigurie pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit nga SPAK javë më parë. Talo Çela është në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit, ngjarje e ndodhur në muajin prill 2019. Në këtë dosje, Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Author: tirana
Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ndodhen në Berat, në shkollën “Babë Dudë Karbunara”, e cila është rikonstruktuar. Rama shprehet se Babë Dudë Karbunara është një shkollë simbol për qytetin dhe se hap dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit të Shqipërisë 2030. “Berat – Shkolla “Babë Dudë Karbunara”, një shkollë simbol për qytetin, hap sot dyert me kushte moderne, si shëmbëlltyrë e vizionit tonë për #Shkollën2030💡 📚Kjo është një prej 25 shkollave të reja që mirëpresin sot 10 mijë nxënës dhe mësues 🧑🏫👩🏻🏫🧑🏻💻👩🏻💻🔬🏫 Po investojmë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e 💯…
Afro 27 mijë nxënës, sipas ZVA-së Durrës, nisën sot vitin e ri shkollor në territorin e bashkisë së Durrësit, ndërsa 1800 prej tyre u ulën për herë të parë në bankat e shkollës. Vihet re një rënie e numrit të nxënësve në sistemin e arsimit parauniversitar krahasuar me një vit më parë. Paraprakisht deklarohet se edhe këtë vit do të vijojë mësimi me turne për nxënësit e disa shkollave, si gjimnazi Gjergj Kastrioti, ai i Manzës dhe shkolla e Radës, ndërsa disa të tjera në rindërtim pritet të hapen brenda vitit. Shkolla e Gjuricajt është mbyllur dhe nxënësit e paktë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij. Policia njofton se 65-vjeçari ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Divjakë/Informacion paraprak Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Nga dita e sotme pritet një përkeqësim i kushteve të motit, duke rikthyer rrebeshet e shiut. Për këtë arsye, Kapiteneria Portit të Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të përshkimit, duke filluar nga sot 9 shtator e deri mëngjesin e së martës 10 shtator, që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, të marrin masa me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Njoftimi: Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datave 09-10.09.2024…
Një shqiponjë sulmoi një vajzë 20-muajshe në Norvegji, duke detyruar nënën e saj dhe një fqinj të luftojnë me zogun grabitqar, i cili u vra përfundimisht, raportojnë mediat norvegjeze. Vogëlushja, po luante në fermën e familjes në Trøndelag, Norvegjia qendrore, kur shqiponja u hodh mbi të. E vogla u dërgua në spital dhe përfundoi me qepje në pjesën e pasme të kokës dhe fytyra e saj ishte gërvishtur nga kthetrat, i tha babai i saj transmetuesit publik NRK. “Shqiponja u shfaq nga hiçi dhe rrëmbeu vajzën tonë”, tha babai. “Nëna e saj nxitoi dhe e kapi shqiponjën, por duhej të…
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku nuk do të jetë më drejtuese politike e qarkut Dibër. Ajo tashmë ka marrë drejtimin e qarkut Fier, që konsiderohet një nga hambarët e votave për socialistët.Përmes një statusi në rrjete sociale, një prej bashkëpunëtorëve të saj, kryebashkiaku I Matit Agron Malaj e ka falenderuar për bashkëpunimin dhe punën e saj. “Faleminderit Belinda Balluku për përkushtimin, frymën e bashkëpunimit dhe punën e palodhur për çuarjen përpara të projekteve të shumta për zhvillimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të qarkut Dibër. Mati të është mirënjohës për punën dhe vlerësues për mbështetjen dhe kontributin tuaj në çdo sektor. Suksese në…
Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit. Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Një sherr masiv ka ndodhur në Stradella natën e së shtunës dhe të dielës. Në qendër të mosmarrëveshjes ishin një grup shqiptarësh dhe një egjiptian. Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga përleshja, teksa një 25-vjeçar është plagosur me thikë. Sherri masiv në Stradella Natën ndërmjet të shtunës (data 7) dhe të dielës 8 shtator 2024, një përleshje e dhunshme u zhvillua në rrugën Pozzone në Stradella, duke lënë shtatë persona të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës dhe ka kërkuar ndërhyrje mjekësore dhe policore në vendngjarje, të cilët aktualisht po punojnë…
Pa kalua 24 or nga zgjedhja Edi Rama mbledh kryesinë e re. Mësohet se takimi i parë i kryesisë së re mbahet sot në selinë rozë ora 18:30.
Gjatë fundjavës që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit u shkaktuan dëme të konsiderueshme. Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte. Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit. Ndërhyrja në kohë mjaft të shpejtë me mjete dhe puna e punonjësve të shërbimit zjarrfikës bënë të mundur izolimin…
Në ditën e parë të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër nxënësve duke i uruar një vit më të mbarë shkollor. Ai shkruan se Bashkia nuk e ka ndalur punën lidhur me shkollat e reja të Tiranës që sot janë me standarde europiane. “Dihet tashmë, teksa ju pushonit nëpër plazhe apo male, ne të Bashkisë nuk e ndalëm punën lidhur me shkollat. E kemi kthyer prej kohësh situatën përmbys, e kemi ndryshuar faqen dhe shkollat e Tiranës sonë, tashmë, janë të standardeve evropiane. Mbi 40 shkolla të reja dhe të rikonskruktuara deri…