Gjatë fundjavës që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit u shkaktuan dëme të konsiderueshme. Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte. Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit. Ndërhyrja në kohë mjaft të shpejtë me mjete dhe puna e punonjësve të shërbimit zjarrfikës bënë të mundur izolimin…
Author: tirana
Në ditën e parë të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me një letër nxënësve duke i uruar një vit më të mbarë shkollor. Ai shkruan se Bashkia nuk e ka ndalur punën lidhur me shkollat e reja të Tiranës që sot janë me standarde europiane. “Dihet tashmë, teksa ju pushonit nëpër plazhe apo male, ne të Bashkisë nuk e ndalëm punën lidhur me shkollat. E kemi kthyer prej kohësh situatën përmbys, e kemi ndryshuar faqen dhe shkollat e Tiranës sonë, tashmë, janë të standardeve evropiane. Mbi 40 shkolla të reja dhe të rikonskruktuara deri…
Në qarkun e Korçës, raportohen më pak nxënës të regjistruar në klasat e para dhe të dhjeta, po ashtu edhe shkolla e klasa të mbyllura. Numri i registrimeve për nxënësit në klasën e parë është 1302, nga 1698 që ishin një vit më parë.. Numri i registrimeve në klasën e dhjetë këtë vit shkollor është 1277, përkundrejt 1779 nxënësve në vitin e shkuar. Numri i nxenësve në total në rang qarku është 21080. Në ZVAP Kolonjë, është mbyllur shkolla e ciklit fillor Kodras dhe në ZVAP Devoll shkolla e ciklit fillor Kapshticë. Edhe në Maliq janë mbyllur 4 shkolla fillore nga…
Përveç gëzimit dhe entuziazmit si të fëmijëve dhe të prindërve në ditën e parë të shkollës, të gjithë i druhen trafikut. Por përveç masave që ka marrë bashki e Tiranës duke mos lejuar qarkullimin e furgonëve të mallrave në orën 7.00 me 9.00, edhe policia e qarkullimit rrugor është angazhuar për të garantuar siguri rrugore dhe qarkullim më të shpejtë. Policia rrugore kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve që do të shoqërojnë fëmijët për në shkollë . Ne do të jemi pranë çdo shkolle duke mos lejuar që edhe furgonët që sjellin nxënës të qëndrojnë gjatë”- shprejet Renis Vangjelaj -specialist trafiku.…
Në nisje të këtij viti të ri shkollor, kreu i qeverisë Edi Rama i ka uruar suksese të gjithë nxënësve, veçanërisht atyre që ulen për herë të para në bankat e shkollës. “Mirmëngjes, dhe me urimin për të gjithë nxënësit, veçanërisht për ata të klasave të para që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, mësuesit dhe prindërit, për një vit të mbarë shkollor, ju uroj një javë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë. Ditën e sotme, 9 shtator, ka nisur viti i ri shkollor 2024-2025 për 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në 1725 shkolla në…
Ditën e sotme, 9 shtator, ka nisur viti i ri shkollor 2024-2025 për 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në 1725 shkolla në të gjithë vendin. 28 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta. 25 shkolla të reja hapin dyert për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor, si dhe 216 laborator të rinjtë. Prej 9 Shtatorit për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës. 850 psikologë dhe punonjës social nëpër shkolla,…
Pas një vere “përvëluese” me temperatura të larta (madje më të larta se mesataret mujore klimatike) tashmë duket se tabloja meteorologjike ndryshon plotësisht. Kjo për shkak se tashmë mbi vendin tonë (dhe jo vetëm dhe në një pjesë të Evropës) pritet depërtimi i njëpasnjëshëm i disa qendrave të thella të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Depërtimi i këtyre qendrave ciklonare mund të jetë problematike sepse do të sjellin paqëndrueshmëri të menjëhershme (zhvendosja e shpejtë e ajrit të ngrohtë me ajër më të ftohtë) dhe energji potenciale të çliruar në mënyrë të vrrullshme. Por…
Dashi Mundohuni të lini mënjanë gjithë çështjet e punës më pak urgjente dhe jini më romantik dhe të pranishëm në dashuri. Do të jeni shumë të vendosur në vendin e punës, por nuk vlen e njëjta gjë për jetën private, dhe për këtë arsye mund të ketë ndonjë hutim, i cili do ju prishë qetësinë. Pika e dobët është nervozizmi, çelësi i suksesit; dëshira për ndryshim. Demi Kur është fjala për dashurinë, duhet të lini mënjanë çdo gjykim dhe të ndiqni instiktin tuaj. Ndihuni të lirë të shprehni hapur ndjenjat dhe fitorja do të jetë fare pranë. Shpesh prireni të…
Fiket zjarri i rënë sot në fshatin Kocul në Selenicë. Zjarri rrezikoi banesat e fshatit dhe dogji tokat bujqësore dhe pemëtaritë, kryesisht ullinj. Veç ndërhyrjes së zjarrfikëses së Selenicës e Vlorës, u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopter për neutralizimin e flakëve. Ndërsa, situata e zjarrit është vendosur nën kontroll të plotë gjatë orëve të pasdites.
Por sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni. Ndërkohë, një kompani po i shfrytëzon mbetjet plastike për të prodhuar pllaka që mund të përdoren në industrinë e ndërtimit. EGJIPT-Industria e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme shihen gjerësisht si forca lëvizëse e rritjes ekonomike të Egjiptit. Por sipas të dhënave qeveritare, industritë e ndërtimit dhe prodhimit janë përgjegjëse për 23% të ndotjes me dioksid karboni. Ndërkohë, një kompani po i shfrytëzon mbetjet plastike për të prodhuar pllaka që mund të përdoren në industrinë e ndërtimit. Synimi është që industria e…
Kreu i PD Sali Berisha, gjatë tubimit qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’, tha se Shqipëria është i vetmi vend me dy Ministri Drejtësie. ‘Shqipëria, i vetmi vend me dy ministri drejtësie. Ministrinë e Ulsiut dhe ministrinë e Fatziut’, theksoi Berisha. Berisha tha se tek zyra e Fatziut çdo ditë thirren në proces, drejtuesit, Sadushët e gjykatës së lartë, KLP, KLGJ, Skapit e me radhe e me radhë. “Për një vend që synon të kapë kohën e humbur, të afrohet me të ardhura me mirëqënie me vendet e zhvilluara vjedhja është vdeksore, është shkatërrimtare, ndaj…
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria, është i vetmi vend në botë ku pyejtja e hetuesit, në rastin konkret e Dumanit, kushton plot 1 milion euro. Sipas Berishës, nga 19 pyetje që Dumani i drejton Ymer Lalës, asnjë prej tyre nuk është për akuzën e vrasjes. Berisha shtoi se shpërblimi për mosbërjen e kësaj pyetjeje ndaj Lalës, është 1 milion euroshi që Dumani ka marrë. “Shqipëria është i vetmi vend në botë ku pyetja e hetuesit, ku pyetja e Dumanit kushton 1 mln euro. S’keni dëgjuar ju, s’keni parë kurrë, pyetja 1 mln euro është pyetja e Dumanit, i cili…