Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta New York Times dhe Universiteti Siena. Sipas sondazhit të publikuar të dielën, zoti Trump është një për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet. Megjithëse fushata e zotit Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të sezonit të ri shkollor, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit. Rama tha se shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë është gati që të presë 850 nxënës e mësues. “Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues🫶”, shkruan Rama. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Një natë e hidhur për aktoren Nicole Kidman, të cilën juria e Festivalit të Filmit në Venecia e njohu me çmimin Volpi Cup për aktoren më të mirë për interpretimin e saj në Babygirl. Një çmim që australiania nuk e mori, por përkundrazi ia dërgoi në emër të saj Halina Rein, regjisores së filmit. Aktores iu desh të largohej nga qyteti italian për shkak të vdekjes së nënës së saj , Janelle. “Sot mbërrita në Venecia dhe pak pasi mora vesh se nëna ime e bukur dhe e guximshme Janelle Ann Kidman ka vdekur”, lexoi regjisorja për të njoftuar se…
Falë energjisë së rinovuar kozmike, shtatori është më se ideale për të vënë në veprim projektet ambicioze për personat të cilët i kanë vënë synim vetes të ndjekin qëllimet personale me përpikmëri. VIRGJËRESHA Shtatori është si një muaj plot shkëlqim për të lindurit në shenjën e virgjëreshës. Për shkak të aftësisë dhe përkushtimit të tyre analitik, virgjëreshat do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë sa më shumë nga energjia e karikuar kozmike të këtij muaj. Kjo periudhë është ideale për të realizuar projekte personale dhe profesionale, ashtu sikurse dhe yjet japin ndihmën e tyre duke i shtyrë këta persona sa…
Njoftimi: Sistemi i burgjeve shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, ka treguar edhe një herë gadishmërinë dhe efikasitetin e tij të plotë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme të grupeve të strukturuara kriminale. Përpjekjet e fundit për përdorimin e mjeteve fluturuese për qëllime të paligjshme janë neutralizuar në kohë reale. Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Në përgjigje të kësaj, janë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përdorur teknologji digjitale të avancuar, për të parandaluar…
Një nga shenjat e identitetit të Barcelonës së re është përkushtimi total i klubit ndaj lojtarëve të rinj. Ishte një nga premtimet që Joan Laporta bëri gjatë fushatës së tij zgjedhore pasi “La Masía” mezi kontribuoi me lojtarë në ekipin e parë të Barçës për shumë vite. Vetëm Serxhi Roberto u konsolidua në një periudhë prej më shumë se pesë sezonesh. Të gjithë trajnerët që Laporta ka pasur në këtë fazë të dytë të tij si president e kanë konfirmuar atë bast. Ronald Kuman solli disa të rinj, më pas vijoi Ksavi Hernandez, i cili u hodh në “La Masia”…
Trajneri Sylvinho ka pak më shumë se një vit e gjysmë në drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë, por në këtë kohë relativisht të shkurtër, ai ka vendosur emrin e tij mes trajnerëve më të suksesshëm në historinë e kuqezinjve. Në fakt, të dhënat statistikore thonë se ai është aktualisht më i suksesshmi i Kombëtares shqiptare. Fitorja ndaj Ukrainës përforcon edhe më shumë statistikat e trajnerit, i cili ka regjistruar 8 fitore, 4 barazime e 5 humbje në stolin e Shqipërisë në 17 ndeshje. Kësisoj, ai është unik pasi rezulton se ka një përqindje fitoresh me Shqipërinë prej 47%, një vlerë…
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Shkodër pasditën e sotme. Mësohet se autori është i riu Marjo Kroni, i cili me armë zjarri ka qëlluar mbi 29-vjeçarin Ronaldo Kola. Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të dyve në zonën e kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Ndërkohë që Kroni në ato momente po lëvizte me një furgon të bardhë.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Nga të shtënat, pranë kryqëzimit të Golemit, është plagosur një person. Pas ngjarjes, autori është arratisur. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.
SPANJE – Të mërkurën e kaluar, më 4 shtator, revista ‘Diez Minutos’ publikoi në kopertinën e saj një fotografi të Álvaro Moratas dhe Alice Campellos së bashku në Madrid. Futbollisti dhe modelja janë ‘gjuajtur’ nga ‘paparacët’ teksa po çonin fëmijët në ditën e parë të shkollës, gjë që ndezi sërish të gjitha spekulimet. Për këtë arsye, gazetari Javier de Hoyos ka dashur të kontaktojë me futbollistin e ri të Milanit për të zbuluar situatën në gojën e tij: “Ai më thotë se është ngopur me këtë temë, se do t’i shpërthejë koka, se është lodhur duke iu përgjigjur gjithmonë të njëjtave pyetje dhe se nuk do ta bëjë më”,- ka…
Kombet e Bashkuara njoftuan këtë të diel se më shumë se 20,000 njerëz u vranë gjatë luftës në Sudan në 16 muaj. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë. Niveli i emergjencës është tronditës. Veprimi për të frenuar krizën nuk është i mjaftueshëm, tha Gebreyesus në Sudan, ku shpërtheu një konflikt midis ushtrisë dhe organizatës paraushtarake Forca e Mbështetjes së Shpejtë në prill të vitit të kaluar, shkruan Reuters. Për shkak të luftës, më shumë se 13 milionë njerëz u detyruan të linin shtëpitë…
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia. “Besoj se tani është koha të diskutohet se si të arrihet paqja nga kjo gjendje lufte, me një ritëm më të shpejtë”, tha Scholz në një intervistë për transmetuesin ZDF. Scholzi është nën trysni në vendin e vet, pasi të gjitha tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje të dhimbshme në zgjedhjeve rajonale…