Author: tirana

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Shkodër pasditën e sotme. Mësohet se autori është i riu Marjo Kroni, i cili me armë zjarri ka qëlluar mbi 29-vjeçarin Ronaldo Kola. Plagosja ka ndodhur pas një sherri mes të dyve në zonën e kryqëzimit të Golemit në Shkodër. Ndërkohë që Kroni në ato momente po lëvizte me një furgon të bardhë.

Read More

SPANJE – Të mërkurën e kaluar, më 4 shtator, revista ‘Diez Minutos’ publikoi në kopertinën e saj një fotografi të Álvaro Moratas dhe Alice Campellos së bashku në Madrid. Futbollisti dhe modelja janë ‘gjuajtur’ nga ‘paparacët’ teksa po çonin fëmijët në ditën e parë të shkollës, gjë që ndezi sërish të gjitha spekulimet.  Për këtë arsye, gazetari Javier de Hoyos ka dashur të kontaktojë me futbollistin e ri të Milanit për të zbuluar situatën në gojën e tij: “Ai më thotë se është ngopur me këtë temë, se do t’i shpërthejë koka, se është lodhur duke iu përgjigjur gjithmonë të njëjtave pyetje dhe se nuk do ta bëjë më”,- ka…

Read More

Kombet e Bashkuara njoftuan këtë të diel se më shumë se 20,000 njerëz u vranë gjatë luftës në Sudan në 16 muaj. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se numri i viktimave mund të jetë dukshëm më i lartë. Niveli i emergjencës është tronditës. Veprimi për të frenuar krizën nuk është i mjaftueshëm, tha Gebreyesus në Sudan, ku shpërtheu një konflikt midis ushtrisë dhe organizatës paraushtarake Forca e Mbështetjes së Shpejtë në prill të vitit të kaluar, shkruan Reuters. Për shkak të luftës, më shumë se 13 milionë njerëz u detyruan të linin shtëpitë…

Read More

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia. “Besoj se tani është koha të diskutohet se si të arrihet paqja nga kjo gjendje lufte, me një ritëm më të shpejtë”, tha Scholz në një intervistë për transmetuesin ZDF. Scholzi është nën trysni në vendin e vet, pasi të gjitha tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje të dhimbshme në zgjedhjeve rajonale…

Read More

Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët se besojnë se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas dy personave me dijeni për këtë çështje. Ata nuk thanë se sa armë janë dorëzuar apo kur mund të kenë ndodhur transferimet e tyre, por konfirmuan se zbulimi amerikan ka arritur në këtë përfundim. Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar për një çështje që nuk është bërë publike. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të konfirmojë dërgimin e armëve, por përsëriti shqetësimin se Irani po thellon mbështetjen ndaj Rusisë. Shtëpia e…

Read More

Spiropali, e cila ka drejtuar qarkun e Shkodrës, u shpreh se ndjehet e nderuar me detyrën e re ndërsa premtoi se do të garantojë fitoren. Postimi i Elisa Spiropalit: “Asambleja e Partisë Socialiste, platformë e vizionit të një Shqipërie moderne, progresiste e europiane. E nderuar të marr detyrën e drejtimit politik në qarkun e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliun. Edhe këtë herë, ashtu si ngaherë: për fitore! Qarku i Shkodrës do të ketë gjithnjë një vend të veçantë tek unë. Urime dhe suksese të gjithë të zgjedhurve në Kryesi dhe Sekretariat.”

Read More

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja nisi menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague. Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të diele në Tiranë. Shqipëria do…

Read More

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi sot anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes një procesi votimi të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik, dalë nga Kongresi zgjedhor. Pas votimeve anëtarët e rinj të Kryesisë së PS janë: • Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Toni Gogu, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Igli Hasani dhe Lindita Nikolla.

Read More

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”. Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten. “Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike”, tha Erdogani në një ngjarje të shoqatave të shkollave…

Read More

Të ashtuquajturat dëbime në një vend tjetër europian, sipas Marrëveshjes së Dublinit, rrallë nuk kryhen për shkak të personave të prekur. Nga 22.019 dëbime që nuk janë arritur të kryhen dot në gjysmën e parë të këtij viti, 7.900 nuk u kryen për shkak të vendit anëtar të BE ku duhej të kthehej personi. Këto të dhëna dalin nga një përgjigje e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhënë pyetësorit parlamentar të deputetes së partisë E Majta, Carla Bünger, bën të ditur shërbimi evangjelist, epd. Në 3.044 raste dëbimet kanë dështuar për shkak të zyrave për të huajt. Në…

Read More

TURQI- Një përleshje mes bandave në Turqi ka detyruar qindra pushues britanikë të largohen nga një rrip popullor. Gjithashtu nga përleshja mbetën dhjetra persona të plagosur. Pushuesit në Oludeniz, Turqi, iu desh të largoheshin pasi një bandë prej mbi 100 anëtarësh, hodhën shishe qelqi dhe thuhet se goditën me thikë pronarin e një lokali, i cili u dërgua me urgjencë në spital pas sulmit. Incidenti bëri që shumë britanikë të përpiqeshin të fshiheshin e largoheshin pasi të shtënat me armë filluan të tingëllojnë nëpër pikën e festave. “Kishte gjak kudo!”, shprehet dëshmitari. Pamjet e siguruara nga The Sun tregojnë kaosin që shpaloset teksa…

Read More