Franca nuk gjen paqe pas emërimit të Michel Barnier si kryeministër. Përzgjedhja e “babait” francez të Brexit nga presidenti Macron shkaktoi shqetësimin intensiv të së majtës, të cilët e akuzojnë Presidentin për “grusht shteti” dhe e cilësojnë si “puçist”. “Refuzimi i demokracisë”, “Francezët nuk votuan për këtë”, “ai (Macron) duhet të japë dorëheqjen”, ishin vetëm disa nga thirrjet që brohoritën protestuesin. Zemërimi mbizotëruan në procesionet e formuara nga demonstruesit kundër emërimit të Michel Barnier që vjen nga radhët e Partisë Republikane, në një pozicion që Emmanuel Macron ia mohoi Lucie Caste, kandidate për kryeministre e Frontit të Ri Popullor. Gati…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama pas fjalës së gjatë ku tregu shumë tema, ka propozuar në Asamblenë e PS-së dhe emrat që do të votohen për kryesinë e re të PS-së. Bëhet fjalë për 14 emra: 7 gra e 7 burra nga të cilët do të zgjidhen vetëm 10. Rama ka propozuar për të futur në kryesinë e re të PS-së, dy ministrat, Igli Hasani, dhe Piro Vengu dhe Vangjel Tavon që fitoi Himarën me rezultat të thellë. Tavo për herë të parë propozohet për tu përfshirë në strukturat e larta të PS-së pas largimit të tij nga LSI-ja dhe rikthimit në PS…
PS ndez motorëtpër zgjedhjet në 2025. Kryeministri Edi Rama prezantoi listën e drejtuesve politikë në 12 qarqe, ndërsa do të ketë dhe një drejtues politik të dedikuar për emigracionin. Rama tha se brenda 6 muajsh do të zgjidhet skuadra e re që do të zbresë zyrtarisht në fushatë elektorale dhe sqaroi se cilët kandidatë do të jenë në listën e hapur dhe cilët në listën e mbyllur. Ai bëri një parashikim edhe për rezultatin e PD, ndërsa tha se do marrë më pak mandate se në vitin 1997. Në atë kohë PD ka fituar 25 mandate. Risi këtë herë nga…
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina u shpreh se panorama e këtij viti është shembje shkollash e mbyllje e tyre si normë dhe propaganda e dështimeve të refomave në arsim. 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar prej 2013. “180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar dhe 295 shkolla 9-vjeçare të mbyllura që nga 2013-ta, rënie me 40% të numrit të nxënësve në zonat rurale dhe 20% në ato urbane (INSTAT) dëshmojnë shpopullimin masiv të vendit për shkak të korrupsionit qeverisës dhe humbjes së shpresës, migrimit të detyruar të…
”Sa i përket kryesisë së re të partisë, që gjithsecili do të matet sipas detyrës, ajo do të përbëhet nga të zgjedhurit e drejtpërdrejtë nga asambleja, sekretarit ekzekutiv dhe drejtuesit e qarqeve. Sot duhet të zgjedhim dy nënkryetarë dhe sekretarin e kësaj asambleje dhe po e filloj nga kjo. Nënkryetar të asamblesë propozoj që të miratojmë Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon. Për Sekretar Tonid Bejleri, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër. Lista që do votohet, 7 shokë ku 5 do zgjidhen anëtar. Arben Pëllumbi, Erjon Brace, Edualt Shalsi, Igli Hasani Pirro Vengu, Toni Gogu Vangjel Tavo. 7 shoqe, Albana Koçiu,…
Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë e PS, kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar dhe drejtuesit e rinj politikë që do të merren me përgatitjet e zgjedhjeve të reja të vitit 2025. Risi këtë herë nga Rama ishte drejtimi i Tiranës, i cili do të jetë i ndarë mes Elisa Spiropalit, Erjon Veliajt dhe Ogerta Manastirliut. Disa nga krerët e bashkive do të shërbejnë dhe si drejtues politik të socialistëve, teksa Taulant Balla do të jenë ai që do të kryesojë fushatën për votën e diasporës. Drejtuesit politik të PS Tiranë: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu Durrës: Emirjana…
Kryeministri Edi Rama komentoi edhe bojkotin e opozitës në komisionin antikorrupsion, i drejtuar nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj. Rama tha se ai projekt do të vijojë deri në fund, pavarisht nëse opozita merr ose jo pjesë. “E vërteta e atij projekti nisi pavarësisht të gjithë rezistencës të atyre që se kanë idenë as të shtetbërjes europiane e as të procesit të negociatave në BE. Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan. Sot ata që thonë nuk bëhet Shqipëria janë…
Humbësa kronikë, i konsideroi Rama drejtuesit politikë të PD-së të caktuar sipas qarqeve. Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së, tha se ata janë njëri më humbës se tjetri, pasi shpallën fitoret e Lulit disa herë, tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8. ”Kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Njësoj si mua dhe juve për një moment u iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye me humbësa kronikë. Njëri me i rraskapitur se tjetri. Pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së…
Policia e Shtetit ka publikuar planin e ri të masave me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, që starton këtë të hënë. Policia po bashkëpunon me pushtetin vendor, psikologët, punonjësit socialë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AKU-në për mbarëvajtjen e këtij viti shkollor. ”Qëllimi i këtij plani është garantimi i sigurisë publike, ruajtja e rendit dhe qetësisë, parandalimi i fenomeneve negative në shkolla, si dhe rritja e sigurisë për nxënësit dhe personelin mësimor, si në mjediset e shkollave ashtu edhe në rrugë”. Njoftimi i Policisë së Shtetit Policia e Shtetit, në përmbushje të misionit dhe detyrave të përcaktuara në…
Sipas kryeministrit Edi Rama, një nga sfidat që përballet mazhoranca sot është ajo edhe e rrezikut për të rënë në vetëkënaqësi për shkak të një opozite të dobët. Rama shtoi se PS ka fituar besimin e shqiptarëve për 9 herë me radhë edhe për faktin se kjo forcë politike pranon fajin dhe e korrigjon atë. “Ata janë të lumtur dhe kur i venë zjarrin parlamentit. Për të vendosur flamurin tonë në radhën e flamujve të BE dhe të kesh të bësh me kundërshtarë që janë çeta njerëzish të dëshpëruar do të thotë të jetosh me rrezikun e vetëkënaqësisë dhe të…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare nuk harroi të sulmonte dhe opozitën. Rama riktheu në vëmendje vrasjen e të riut Egli Progra në Pogradec, e cila sipas tij tregoi fytyrën e vërtetë të opozitës që kërkon të nxisë urrejtje. “Ata zgjohen më vonë se ne dhe flenë më herët. Ata flasin më shumë se ne dhe dinë më pak. Ata merren gjithë ditën e perëndisë vetëm me ne, kush e kush të helmojë më shumë popullin. Qasja e tyre për ngjarjen në Pogradec, tregon qartë se kush janë ata. Të gjithë në politikë e media, u…
Në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama deklaroi se partia tashmë do të nisë përgatitjet për zgjedhjet e reja që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Deputetët me më shumë se një mandat do të jenë në garë të hapur, teksa të rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur. “Sot hapim një kapitull të ri të kësaj partie. Nisemi drejt përballjes për një mandat të katërt të PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030. Deputetët me më shumë se një mandat,…