Author: tirana

Dashi Në dashuri, mund të përjetoni disa mosmarrëveshje të vogla, por do të zgjidhen shpejt me komunikim të hapur. Në punë, përqendrohuni në projekte të reja dhe mos hezitoni të merrni vendime të rëndësishme. Energjia juaj do të ndihmojë për të përballuar çdo sfidë. Demi Surprizat në dashuri janë të mundshme, ndaj tregoni durim dhe fleksibilitet. Në aspektin profesional, është koha për të strukturuar qëllimet tuaja dhe për të vlerësuar mundësitë e reja. Binjakët Një takim i ri mund të ndryshojë rrjedhën e planeve tuaja. Në dashuri, kreativiteti do t’ju ndihmojë të rinovoni marrëdhëniet, ndërsa në punë mund të keni…

Read More

Goli i pësuar i “ingranoi” dhe kjo e tregon tabela e rezultatit në “epet Arena”, me “Legjionarët” tanë që kanë përmbysur totalisht rezultatin ndaj Ukrainasve duke marrë tashmë në duar “frerët” e lojës. Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve. Rezultati shkon në 1-2.

Read More

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit të Vlorës mbrëmjen e sotme. Si pasojë e sherrit, njëri prej të rinjve ka përfunduar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Siç mësohet i riu tjetër është arrestuar nga blutë e Vlorës. Emrat e tyre ende nuk bëhen me dije, ndërsa sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Read More

SHBA- Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shkaktonte përshkallëzim të fortë të luftës në Ukrainë, thanë Shtetet e Bashkuara të premten, pas raportimeve se Irani dhe Rusia e kanë thelluar bashkëpunimin për transferimin e armëve të tilla. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Shtetet e Bashkuara janë të alarmuara nga këto raportime. “Çfarëdo transferimi i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Savett. Reuters raportoi në gusht se Rusia po e pret një dërgesë me qindra…

Read More

“Dardanët” pësuan disfatë 3-0 ndaj Rumanisë, në sfidën që shkoi për llogari të Nations League. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se është vetëm fillimi dhe se rezultatet do të vijnë. Postimi: “Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e…

Read More

SHKODRA- Autorietet kanë identifikuar autorin e atentatit të dështuar dhe të dyshuar ndaj boksierit Arjon Kajoshi, të ndodhur sot në lagjen Partizani në Shkodër. Bëhet fjalë për Alban Brucin i cili është shpallur në kërkim. Ngjarja e sotme mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. Arjon Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Brucin, babain e autorit. Për këtë ngjarje ishte i shpallur në kërkim dhe Arlind Kajoshi, vëllai i boksierit. Më 3 qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës…

Read More

Romeo dhe Heidi kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Shkak kanë qenë pikërisht zërat për një krizë në raportin e tyre. Atëherë kur dukeshin më të dashuruar se kurrë, duket se diçka ka ndodhur me çiftin. Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre pak ditë më parë, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes. Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në…

Read More

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Sipas uniformave blu, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje dhe fatmirësisht nuk ka perona të lënduar. Makina që është qëlluar me armë është në pronësi të Sokol Kajoshit, ndërsa mediat bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ishte boksieri profesionist i Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Sipas burimeve, boksieri po kthehej nga stërvitja kur ndaj Land Rover-it ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri. Policia ben me dije se aktualisht janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe…

Read More

Një makinë luksoze e llojit “Range Rover” ka rënë këtë të shtunë në një sulme me armë zjarri. Ndaj saj është qëlluar me breshëri plumbash teksa ka qenë në lëvizje, por fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë së Shkodrës janë nisur me urgjencë drejt vendit kur është raportuar për të shtëna me armë dhe po punojnë për sqarimin e ngjarjes, si dhe kapjen e autorëve. Mjeti është një “Range Rover Sport” ngjyrë e bardhë dhe sapo ai është futur në lagjen “Rus”, është qëlluar me breshëri plumbash. Efektivët në kryeqendrën e veriut janë mobilizuar menjëherë…

Read More

SHKODËR- Pas një aksioni të ndërmarrë nga Policia në qarkun Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 1848 bimë kanabisi. Nga kjo sasi droge, konkretisht 1405 bimë kanabisi u gjet në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Postribë. Ndërkaq, në Vaun e Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 443 bimë kanabis. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Read More

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Lushnjës. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 2 celularë. “Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Sekuestrohet 1 sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet…

Read More