Author: tirana

Ministri i ri i Mbrojtjes Piro Vengu dhe ministri i ri i Financave Petrit Malaj mbërritën në hotelin ku do zhvillohen punimet e Asamblesë së PS-së. Do të jetë kryesocialisti Edi Rama ai që do të propozojë 24 emra, ndërkohë vetëm 12 anëtarë do të zgjidhen me votë nga Asambleja. 12 drejtuesit e rinj të qarqeve që do të jenë ekipi drejtues për zgjedhjet parlamentare do të jenë anëtarë ex-officio të Kryesisë së bashku me drejtuesit e sekretariatëve

Read More

Socialistët kanë mbërritur herët në hotelin ku do zhvillohen punimet Asambleja Kombëtare, ndërsa kryesocialisti Edi Rama ka ndarë në Facebook një foto nga salla. Krahas saj shkruan se PS do nisë punën edhe për skuadrën e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030. Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në…

Read More

Princi Harry do të marrë 8 milionë funte kur të mbushë 40 vjeç pas një viti, pasi Nëna Mbretëreshë vendosi një shumë të madhe për stërnipërit e saj 30 vjet më parë. Një trust që përmbante 19 milionë funte (22 milionë euro) u krijua në 1994 nga Mbretëresha Elizabeth Nëna Mbretëreshë, kur Princi Harry ishte vetëm dhjetë vjeç, për t’u shpërndarë midis të gjithë nipërve të saj. Ata do të merrnin pagesën e parë në ditëlindjen e tyre të 21-të dhe pagesën e dytë në ditëlindjen e tyre të 40-të, me burime të pallateve që pretendojnë se Harry mori një…

Read More

Edi Rama 13 vite më parë, përmes programit politik të Rilidjes, i solli fitoren e tre mandateve qeverisës. Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS. Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Në selinë e PS-së ditët e fundit po flitet për projektin më të ri që mban firmën e Edi Ramës, atë të ngritjes të një Asambleje Kombëtare…

Read More

Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes me Shqipërinë teksa ka kritikuar hapur lojtarët për mënyrën se si pësuan golat ndaj kuqezinjve, sidomos të dytin të shënuar nga Asani gjatë konferencës për mediat. ”Me shumë mundësi sepse ne luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Shqipëria mbrojti kompakte dhe në mënyrë të organizuar, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Ne u munduam të pasonim në zonën e rreptësisë, por për fat të keq nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ne kishim shanse, shënuam gol, mund të shënonim…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe në rajon “përmes bandave kriminale të lidhura me shtetin”, pas bllokadave të vendosura në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare mes dy vendeve. Autoritetet kosovare i mbyllën mbrëmjen e kaluar dy prej pikave kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Merdare, pasi qytetarë serbë vendosën bllokada në pjesën serbe të këtyre dy pikave dhe atë të Jarinjës, duke protestuar kundër vendimeve të kohëve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe. “Serbia edhe njëherë tregon se nuk…

Read More

Hamit Gjura u arrestua nga policia britanike në Uells. 20-vjeçari kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me varkë ilegalisht në vitin 2022 me qëllimin për të gjetur punë për të mbështetur familjen e tij në shtëpi, me Gjurën që deklaroi se donte të paguante një borxh prej 5000 paundësh. Prokurori tha se më 8 qershor të këtij viti njësitë policore, duke përfshirë një helikopter u dërguan në Jenkins Road në Neath pas thirrjeve nga disa persona për një burrë në rrugë të armatosur me një hanxhar. Ai tha se nuk kishte asnjë shenjë të burrit me hanxhar kur oficerët mbërritën…

Read More

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e cilëson si fitore të merituar suksesin ndaj Ukrainës. Ai shkruan se ekipi tregoi forcë, karakter dhe besim, pavarësisht disavantazhit. “Miq e sportdashës! Suksesi plotësisht i merituar në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Europianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari. Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto nga salla ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së. Mbledhja e Asamblesë së PS-së nis punimet në orën 11:00, ndërsa me interes priten mesazhet që do të përcillen nga Kryeministri. Njoftimi për mbledhjen e Asamblesë Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite: Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi…

Read More

Prenotimet në Vlorë janë mbreslënëse për muajin shtator dhe tetor. Turistët nuk shkojnë vetëm për detin, por edhe për udhëtimet në natyrë dhe gastronominë. Në këtë fillim shtatori, në qytet shikon mjaft të huaj që muajt e vjeshtës ti kalojnë pranë bregdetit. Ata janë nga Italia, Polonia, Gjermania apo nga Kosova, por edhe nga kontinente të largëta si Azia. “Si rrallë ndonjëherë, duke pasur një përmirësim edhe nga viti i kaluar, këto ditë, po të shohësh gjatë pasdites apo mbrëmjes, Lungomare vazhdon të jetë e tejmbushur. Kjo tregon që turizmi në qytetin e Vlorës, do e kalojë pritshmërinë. Edhe tetori…

Read More

Sipas SHMU, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan e Berat, ku termometri do të shënojë 35 gradë celcius, ndërsa Tirana, Lezha, Durrësi e Gjirokastra do të kenë temperatura maksimale 34 gradë celcius. Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Read More

Kryesocialsiti Edi Rama ka ndarë një foto nga salla ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë së PS ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Rama shkruan se do të zgjedhin ekipin drejtues të PS dhe do nisin punën për skuadrën e re përfaqësuese të partisë për Shqipërinë 2030. “Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të partisë socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Read More