Author: tirana

Këtë të martë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi Ermal Onuzin si drejtorin e ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. ”Vizita ime e parë në Komandën e Gardës lidhet me një moment të rëndësishëm, me prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, i cili u përzgjodh pas një procesi të hapur konkurrimi, me kandidatura të mira e profesionistë të fushës së sigurisë. I urova zotit Onuzi suksese në detyrën e rëndësishme, duke besuar fort se do të çojë para punët e nisura, për ta kthyer këtë trupë, në elitare”, u shpreh Hoxha. Ai…

Read More

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”. Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024. “Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%)…

Read More

I ndërtuar nga e para, kopshti “Ylberi” në Tiranë mirëpret çdo ditë 180 vogëlushë nga Njësia 1. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e kryera në kopësht para përurimit të godinës këtë javë, e cila ka hapësira më të mëdha dhe mbulon kërkesat në rritje të prindërve për t’i çuar fëmijët në kopshte dhe çerdhe publike. “Kjo ishte një ndërtesë e vogël, sa një kuzhinë, ndaj morëm vendimin e drejtë për ta ribërë nga e para, për të zgjidhur problemet e tokës, për t’u zgjeruar më shumë, për të maksimizuar hapësirën, që ne përdorim për 180 vogëlushë”, tha Veliaj.…

Read More

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos. Sipas policisë, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Read More

Policia e Pogradecit njofton se në vijim të operacionit “Territor i pastër”, janë sekuestruar në total 128 bimë narkotike. Efektivët bëjnë me dije se është identifikuar autori, që ka kultivuar drogën. “Pogradec/Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territori i pastër”. Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. 31-vjeçari i arrestuar, i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Komisariati…

Read More

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit. Në momentin e zjarrit anëtarët e familjes kanë qenë në shtëpi dhe kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës i cili ndërhyri në kohë për fikjen e flakëve. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në bolierin e banesës. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet në ambientet e shkollave dhe subjektet tregtare pranë të gjitha shkollave në Vlorë me synim sigurinë ushqimore. Sipas kreut të këtij autoriteti Endri Hyseni kontrollet janë në bazë të një urdhri nga drejtoria e përgjithshme dhe do të shtrihen përgjatë gjithë këtij muaji. “Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë muajit shtator dhe nëse do të ketë shkelje do të vijohet me sanksione”, tha Hyseni. Në qarkun e Vlorës janë ngritur 6 grupe kontrolli të cilat do të shtrihen në të gjitha bashkitë e tij. Ndërsa kontrollet do të jenë të përditshme dhe nuk…

Read More

Në datat 10, 11 dhe 12 shtator, Tiranado të presë Edicionin e III-të të “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”, organizuar nga RIAS në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe mbështetur nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe disa ambasada dhe institucione kulturore ndërkombëtare. Për shkak të kushteve atmosferike, nata e parë do të mbahet tek salla “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”. Ditët e tjera të festivalit, në varësi dhe të kushteve të motit, do të zhvillohen në Bahçen e Instalacionit Reja – The Cloud. Feativali do të ofrojë një program të larmishëm muzikor me…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve tha se portali shtetëror E-Albania ka shkurtuar kohën në shërbimet që ofron. Balla tha se E-Albania ofron shërbime në kohë rekord, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të kenë lehtësira të mëdha. Po ashtu, Balla deklaroi se shërbimet dixhitale po shtrihen në çdo sektor. Taulant Balla: Më 2023, mbi 13 milionë shërbime janë bërë përmes E-Albania. Platforma E-Albania ka shkurtuar kohën e qytetarëve dhe bizneseve, duke marrë shërbimin lehtë e shpejtë. Janë kursyer miliona euro nga shërbimi me vulë elektronike online. Shërbimi ka një saktësi…

Read More

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, kryesuar nga Niko Peleshi. Ky i fundit në një deklaratë për media bëri me dije se në mbledhje u diskutua rendi i ditës i seancës së ardhshme plenare që do të nisë me interpelancë me kryeministrin Edi Rama, që siç tha ai, me shumë gjasa do të jetë i pranishëm. Për mandatin e Olta Xhaçkës, Peleshi tha se nuk është diskutur dhe nuk ka një vendim politik, por do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi: Diskutuam për nisjen e sezonit parlamentar, ky sesion i rëndësishëm…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin, i njohur edhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni. Për Kep Arapin SPAK kërkon dënimin me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie. Për Algert Arapin SPAK kërkoi 7.4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar u kërkuar dënimi me 4.8 vite burg. E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin, ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.6. për Dejvi Gjermenin u kërkuar…

Read More

Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën. Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More