Tranjeri i kombëtares, braziliani Sylvinho ka vendosur t’i besojë sërish skemës 4-3-3 edhe kundër Gjeorgjisë, teksa nga minuta e parë për herë të parë me Kombëtaren do luajë Arbër Hoxha. Ai ka zënë vendin e Laçit, me Bajramin që spostohet në mesin e fushës. Formacionet zyrtare: Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, A. Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho Liga B, Grupi 1 Ndeshjet e dyta në grup: -Shqipëri-Gjeorgji 20:45 , data: 10.09.2024-Çeki-Ukrainë, ora 20:45 , data: 10.09.2024 View this post on Instagram A post shared by FSHF (@fshforg)
Author: tirana
Fshati Kurjan në Roskovec është i shokuar nga krimi i dyfishtë. Gramozi, 52 vjeç, dhe Vladimir Kurtaj, 46 vjeç kanë mbetur viktima të një grindjeje që ka nisur ditën e djeshme midis fëmijëve. Sipas dëshmive të banorëve, viktimat nuk janë kushërinj (xhaxha dhe nipi) por ata janë vëllezër, dhe njëri prej tyre (dyshohet Vladimiri) është rritur nga xhaxhai, pra vëllai i babait të tij biologjik. Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramoz Kurtaj, ka mbërritur për t’u sqaruar babai i njërit prej fëmijëve që ishin grindur, 49-vjeçari Altin Kuka. Edhe autori, sipas të…
Thethi është shndërruar në një destinacion turistik mjaft të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga vizitorë vendas e të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë Parkun Kombëtar të Thethit edhe gjatë muajit shtator. Thethi është kthyer prej vitesh në një nga pikat më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë. Vitet e fundit, në Theth janë shtuar strukturat mikpritëse. Në shumicën e rasteve, jane kullat e vendasve të kthyera në bujtina, që kanë pritur vizitorë nga të gjitha anët e globit.
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë priti këtë të martë në një takim Ivana Živkovic Živković, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës Administratore dhe Drejtore e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS) në UNDP. Balluku nënvizoi se “EU4Schools” ka qenë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të bashkëpunimit tonë me UNDP, duke lënë rezultatet të prekshme në të gjithë Shqipërinë. ”Shkollat e ndërtuara nga ky program tashmë frekuentohen nga qindra e mijëra nxënës”. Duke informuar mbi takimin, Balluku shtoi edhe se u shkëmbyen mendime mbi…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij online në forumin për të ardhmen e Shqipërisë, të organizuar nga ”Albanian Policy Center” dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Heritage Foundation, Këshilltari i lartë i Presidentit James Carafano dhe ish zyrtari i lartë i Pentagonit, Steven Bucci. Berisha theksoi në fillim se konservatorizmi në Shqipëri i ka rrënjët më të thella, ku sipas tij në këto rrënjë qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara. ”Mirëmbrëma të pranishëm në panel dhe në sallë. Së pari do të përshëndes shumë përzemërsisht, praninë e miqve tanë nga fondacioni Heritage, tempulli i doktrinës së…
Ndërmjetësuesi konfirmoi se letra mohuese serbe është tërhequr, por Bashkimi Europian nuk jep asnjë detaj nëse Serbia ka hequr dorë ose jo nga qëndrimi për mos zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së normalizimit me Kosovën. “Nuk do të përsëris atë që Lajçak ka thënë. Mund të nënvizoj se qëndrimi zyrtar i BE-së dhe vendeve anëtare, i përcaktuar dhe në konkluzionet e Këshillit, është se Serbia dhe Kosova janë të detyruara të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit, nëse dëshirojnë integrimin. Për ne kjo është përfundimtare dhe dokumenti është detyrues nën ligjin ndërkombëtar për Kosovën dhe Serbinë. Nuk ka nevojë për hapa…
Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj sqaron se demokratët nuk do të bëhet pjesë e komisionit antikorrupsion parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj i PS-së. Nesër militantët e PD-së do të mblidhen para SPAK, teksa pritet ti komunikohet akuza Sali Berishës. Ndaj dhe Gjekmarkaj thotë se Berisha mbahet forcërish dhe politikisht në ”arrest shtëpie”, prandaj qytetarët do të reagojnë. ”Sali Berisha është në ”arrest shtëpiak” në shkelje të kushtetutës dhe e di që neni 73 u shkel për ti heq lirinë Sali Berishës. Kur ai vendosi të mos e respektojë, Kuvendi iu nënshtrua presionit të gjykatës. Besoj forcërisht politike është në arrest…
Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, nesër do të paraqiten pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tyre. Sipas gazetares Anila Hoxha, kryetari demokrat Berisha do të njihet me akuzën në orën 12:00 ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi në orën 14:00. Nesër pritet që të ndryshojë edhe statusi i Sali Berishës i cili deri tani ka statusin dhe cilësinë e personit nën hetim, në person të pandehur që është edhe për Malltezin. Për të hetimet nuk mbyllen nesër. Nesër do të pyeten për ato se çfarë ka hetuar Prokuroria…
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Kokoneshit, ish-kryetari i bashkisë së Divjakës, për shpifje ndaj Ervin Salianjit dhe Myslym Murrizit. GJKKO bën me dije se ka pushuar çështjen pasi ndjekja penale është ushtruar në tejkalim të afatit të parashkrimit. Njoftimi i plotë I dëmtuari akuzues Fredi Konkoneshi, më datë 04.04.2024 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: “Fillimin e procedimit penal ndaj Partisë Demokratike, për z. Myslim Murrizi, z. Ervin Salianji, deklarimin fajtor për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, parashikuar nga neni 120 i K.Penal”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e…
Banorët e fshatit Kurjan në Roskovec janë tronditur nga krimi i dyfishtë. Altin Kuka i mori jetën Lavdimir dhe Gramos Kurtit në ambientet e një lokali në pronësi të viktimave. Shkaku që ka shtyrë 49-vjeçarin të marrë armën automatike dhe të qëllojë mbi ta është bërë një grindje mes fëmijëve të tyre, që është regjistruar mbrëmjen e djeshme. Banorët kanë treguar për viktimat dhe për autorin, ku pohojnë se ata hanin dhe pinin bashkë. “Viktimat ishin vëllezër me njëri-tjetrin, çuna të mirë. Autori i ngjarjes ishte nga këtu, nga fshati. Është ngjarje shumë e rëndë, nuk na ka ndodhur neve…
Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar sot zyrtarisht detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nëpërmjet një letre të hapur, Rrumbullaku shkruan se Policia e Shtetit nuk është sot një institucion i përsosur e pa probleme, por padyshim rritja e besimit të qytetarëve te uniformat blu, besimi i shtuar i komunitetit të agjencive ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, dhe treguesit e kriminalitetit e gjendjes së sigurisë në vend dëshmojnë se Organizata e Policisë duhet të ndihet krenare për rezultatet e saj. Për të ky moment shënon mbylljen e një cikli me uniformën e shenjtë të policisë. Letra e plotë Të…
Sali Berisha është në 24 orët e fundit të një pritje për të mësuar se çfarë do të vendosë SPAK-u për të, pasi vendimi prek edhe rrugën që do të ketë PD për zgjedhjet parlamentare në 2025. Sipas SPAK, nga karrigia e kreut të qeverisë, Sali Berisha kishte miratuar ligje dhe akte nënligjore që i kishin hapur dritë jeshile dhe favorizuar privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku mes anëtarëve të ish-pronarëve përfitues ishte edhe Malltezi. Më 30 dhjetor 2023 gjyqtarja Irena Gjoka vlerësoi se masa duhej ashpërsuar dhe urdhëroi dërgimin e ish-kryeministrit në “arrest shtëpie”. Në të njëjtin vendim gjykata i…