Çmimet e serisë së re iPhone 16 janë kryesisht të pandryshuara në tregjet kryesore në krahasim me modelet e prezantuara vitin e kaluar, shkruan Bloomberg. iPhone 16, 16 Plus dhe Pro ofrohen në variante me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB hapësirë ruajtëse. Pro Maxi nuk ka version 128 GB. Por iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max kanë gjithashtu modele me 1 TB, i cili është 250 euro më i shtrenjtë se varianti 512 GB.Në Gjermani, iPhone 16 ka çmim fillestar prej 949 eurosh, iPhone 16 Plus kushton 1.099 euro, iPhone 16 Pro kushton 1.199 euro, ndërsa…
Author: tirana
Një 16-vjeçar është arrestuar në Elbasan, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me dorezë metalike bashkëmoshatarin e tij. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi B. S., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të mprehtë një 21-vjeçar, për motive të dobëta. 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, teksa vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Një 16-vjeçar është arrestuar në Elbasan, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me dorezë metalike bashkëmoshatarin e tij. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi B. S., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të mprehtë një 21-vjeçar, për motive të dobëta. 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, teksa vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga SPAK. “Deklarova kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të Skapit, gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante dhurata Edi Ramës. Fotografia, se origjinalin e ka Rama. Gjindej Ymer Lala që t’i jepte Dumanit 1 mln euro për pyetjen që s’i bëri. Balla… aty ishin. Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe bëjnë forma më të neveritshme për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumentat nga Greqia që i ruante Dumani në Kasafortë”, u shpreh Berisha.
Ervin Nela është personi i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Princ Vidi”. Nuk dihen ende motivet. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim nga policia.
Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Princ Vidi” në Tiranë. Një person ka mbetur i plagosur, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për aferën Partizani
Kreu i PD Sali Berisha sapo ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur drejt zyrave të SPAK. Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen “Partizani” janë drejt fundit. “Më i motivuar se kurrë për ti dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitoren dhe të gjitha. Rama ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt por do t’ia djegim’”-tha Berisha. Në SPAK, mësohet se Berishës do i komunikohet akuza e Strukturës së Posaçme. Në SPAK gjithashtu do të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në…
Policia e Tiranës ka vënë në praga një 53-vjeçar, i cili ka dhunuar rojen e një shkolle. Uniformat blu njoftojnë se 53-vjeçari ka grushtuar rojen e shkollës, për arsye që ende nuk bëhen të ditura. “D. K., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas (roje shkolle)”, thuhet në njoftim. Po ashtu janë arrestuar edhe ty persona të tjerë, 38 dhe 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, për dhunë në familje.
Policia në Vorë njofton se ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar gruan e tij me thikë. Konflikti mes bashkëshortëve mësohet se ka nisur për motive të dobëta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan prokurorisë”, njofton policia.
Krijuesja e dhjetra hit-eve në këngën popullore ka festuar ditëlindjen. Ditën e djeshme, më 10 shtator 2024, Remzie Osmani mbushi 53 vjeç. Ajo është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, pasi ka qenë afër shumë prej tyre në gëzimet familjare. Këngëtarja ka marrë një numër të madh urimesh në ditën e saj speciale në rrjetet sociale, nga miqë e fansa.
Samiti i grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani, nisi sot punimet në Tiranë. Në fjalën hapëse, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet të zgjerojë mbështetjen për vajzat dhe gratë afgane, të cilave regjimi teleban u ka ndaluar të ndjekin arsimin e mesëm dhe të lartë. “Targetimi i grave jo i rastësishëm, ato janë pjesa më luftarake e shoqërisë njerëzore. Gratë afgane vijojnë të tregojnë një qëndresë dhe guxim të jashtëzakonshëm. Ne duhet t’u ofrojmë atyre burimet, ekspertizën dhe solidaritetin që u nevojitet. T’i japim garanci se…