Hati dhe Jashari, personazhe të njohur në Tik-Tok, tashmë kanë probleme me ligjin. Ata janë gjobitur nga policia rrugore si dhe u është hequr patenta. Çifti i të rinjve, i njohur për reklamimin e jetës së luksit e makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të bërë video për rrjetet sociale duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Po ashtu u është sekuestruar edhe makina luksoze Porsche, me të cilët ata udhëtonin. Vetë Hati ka reaguar me disa Story në Instagram, ku ka ironizuar policinë për këtë aksion. ”Bravo Policia për punën e lodshme dhe të…
Author: tirana
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka reaguar pas akuzave që Gazment Bardhi. Kreu i grupit parlamentar të PD, nga seanca plenare në Kuvend, tha se Sulaj është emëruar në atë pozicion nga eksponentë kriminalë. Vetë Sula thotë se kjo është një shpifje që synon të cenojë figurën e tij dhe se është emëruar në këtë detyrë 3 vite pas periudhës së cilës i referohet Bardhi. ”Lidhur me disa deklarime të bëra nga një përfaqësues i një subjekti politik në seancën plenare të datës 12.09.2024 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për disa insinuata për emërimin tim Drejtor të…
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla gjatë fjalës në Kuvend, ka zbuluar gabimisht datën e zgjedhjeve të 2025. Balla tha se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve që me shumë mundësi, sipas Ballës, do të mbahen me datë 4 ose 11 maj. ”Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai. Ditët e fundit partitë si PD dhe PS kanë vendosur edhe drejtuesit politikë…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan vendim të paracaktuar nga kryeministri Edi Rama, marrjen të pandehur të ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen ”Partizani”. Gjatë një konference me gazetarët, ai tha se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit është kthyer në vrasës me parapagesë, njëjtë si Nuredin Dumani. ”Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale mercenare, SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, për të marrë të pandehur pa prova, pa dëshmi, pa fakte dhe pa dokumente, liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nuk është gjë tjetër veçse një akuzë e mirëfilltë politike e diktuar dhe e…
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko gjeti momentin gjatë seantë kërkonte ndjesë për gjestin e bërë, duke shtyrë gazetarët para parlamentit. Por kjo ndodhi vetëm pasi deputetet e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa reaguan, duke kërkuar që Parlamenti të distancohet nga veprimi i deputetit socialist. ”Jashtë sallës së këtij parlamenti një deputet ka shtyrë një gazetare që është shtatzënë, këto raste mund t’i bëni në partinë tuaj, mund të shtyni e ofendoni kë të doni, por me gazetarët këto akte nuk besoj që i shkojnë këtij parlamenti”, deklaroi Tabaku. Pas këtyre kritikave, nga salla e Kuvendit deputeti socialist u…
Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë së Mallakstrës. Sipas njoftimit të uniformave blu, 31-vjeçari ne iniciale B.H, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe. E mitura, e cila ka lindur, ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë tej masave të lejuara Hatixhe dhe Jashar Stojkun. Masat janë marrë pas publikimit në rrjetet sociale të videove nga Hatixhe, ku tregon se ecën tej normave, e po ashtu ku shfaqet duke i kërkuar bashkëshortit që të shtojë shpejtësinë. Policia ka gjobitur çiftin ndërsa po ashtu është bërë dhe sekuestrimi i mjetit luksoz Porsche”. Hati dhe Jashari njihen në rrjetet sociale si çifti i pasur që reklamon jetën e tyre të luksit. “Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke…
Festa e Pezës po afron dhe këtë vit pritet të jetë edhe më e paharrueshme! Me një program të pasur aktivitetesh, koncertesh, piknikësh, lojërash dhe sportesh për të gjitha moshat, Peza do të shndërrohet në një qendër të vërtetë argëtimi për të gjithë familjen. Kryebashkiaku Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen festimeve që do të zhvillohen të dielën, më 15 Shtator, ndërsa ceremonia zyrtare do të mbahet të hënën, më 16 Shtator. “Festa e Pezës po afron, dhe këtë vit pritet të jetë më e bukur se kurrë! Ejani të festojmë dhe nderojmë së bashku me aktivitete të ndryshme, koncert,…
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka kryer inspektime dhe ri-inspektime në çerdhe, kopshte si dhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin për përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare për të garantuar mbarëvajtjen e duhur të vitit të ri arsimor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka inspektuar shkollën 9-vjeçare “Qazim Turdiu” në Tiranë për parë nga afër kontrollet e inspektorëve shëndetësor për respektimin e kushteve higjieno-sanitare në institucionet arsimore. “Vijojmë me inspektimet për të kontrolluar që plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe që gjithçka është në rregull”, u shpreh ministrja duke bërë me dije se nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor janë…
Kjo është 82-vjeçarja Nazmie Buci, një e moshuar nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj 43-vjeçare, Elmira Buci. Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja, ndërsa i biri nuk e dërgoi as në spital dhe as njoftoi policinë. “Unë isha në shtëpi. U kap nusja me mua. Më kapi shkopin se unë eci me shkop, jam me ishemi. Më goditi. Më ka ngritur prej këmbësh. Djali s’ka qenë në shtëpi. Por nuk më çoi në spital, s’më bëri asgjë, vetëm më pastroi fytyrën sepse isha mbuluar me gjak. Tani…
Seanca plenare e kësaj të enjteje është përbërë nga interpelanca dhe replika mes opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë. Pas kryeministrit Edi Rama, opozita thirri në interpelancë edhe zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, duke kërkuar shpjegime për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, me akuzat që bllokojnë aksesin e qytetarëve që banojnë në zonat pranë Në fjalën e saj në përgjigje të interpelancës së opozitës, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se ndërtimi i infrastrukturës rrugore në Shqipëri po kryhet në përputhje të plotë me standardet e paracktuara nga BE. Lidhur me segmentin Thumanë-Kashar, banorët e të cilës…
Pandeli Majko rreshtohet tek ata deputet që rrallë herë nxehen ne publik, por ketë të enjte nervat e lëshuan edhe socialistin veteran. Ajo që prishi qetësinë e ish kryeministrit njëherësh drejtues politik i PS në qarkun Kukës, ishte vendimi i Kryesocialistit Rama për t’i ofruar xhaketave të vjetra të cilët gezojnë më shume se një mandat garim në listë të hapur në betejen e pranverës. Pyetje: Ju si drejtues politik, duke iu referuar 2020 mund të rrezikoni zgjedhjen deputet Majko: Të lutem tani (shtyn mikrofonet) Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni Gazetari: Jeni të inatosur…