Author: tirana

Sali Berisha në një konferencë online me gazetarët, ka theksuar se kursimet e tij dhe të bashkëshortes i administron vajza, Argita. “Së pari, po i ndajmë pak. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi. Lidhur me shërbimet shëndetësore. Po ju rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet në mënyrë absolute ajo ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do t’i marrësh nga kursimet e mi. Ajo nuk e ka…

Read More

Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, ka deklaruar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin rrahur nipin para disa ditësh nipin 13-vjeç. Rakaj thotë se i ka qëlluar, pasi ka dyshuar se njëri prej tyre kishte armë me vete. Plagosja ndodhi më 15 shtator, ndërsa Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj po hynin në një lokal në fshatin Vrakë në Malësi të Madhe rreth orës 09:45 të mëngjesit. Pranë tyre u afrua Lul Rakaj dhe fillimisht mes të treve pati debat, ndërsa vetëm pak çaste më vonë, Rakaj nxori armën dhe i qëlloi, duke i…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose i pranishëm në Komisionin e Sigurisë foli edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur dhjetorin e vitit të kaluar, ku Sokol Mjacaj vrau brenda në burg Arben Lleshin. Qose tha hetimet ende nuk kanë përfunduar, por deputeti i PD-së, Fredinand Xhaferri reagoi ashpër mbi këtë çështje. Përveçse foli me tone të ashprea për vrasjen duke thënë se sistemi i burgjeve ka degraduar, Xhaferri iu kthye edhe skandalit që u zbulua se si burgu i Peqinit ishte kthyer si hotel me 5 yje për të dënuarit. Arben Lleshi u vra në burgun…

Read More

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. “Falenderime për të gjithë ata që u mblodhën bashkë para 82 vitesh me vizionin se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ashtu siç thoshte Konferenca e Pezës, përtej çdo dallimi, përtej çdo krahine, përtej…

Read More

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidatë. Shemsi Prençi është kandidatura e parë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili ka dërguar aplikimin dhe dokumentet e nevojshme me postë. Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, Ministria e Brendshme ka shpallur thirrjen për aplikim për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku aplikimet do të pranohen deri më 18 shtator. Kandidatët mes kritereve që duhet të…

Read More

I ftuar pak ditë më parë në “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus, pastor Akil Pano zbuloi se do të martojë djalin e tij. Dasma është zhvilluar ditën e djeshme dhe padyshim në rrjetet sociale nuk kanë munguar pamje nga ceremonia. Padyshim që nuk mund të ndodhte ndryshe dhe ka qenë pastori Akil Pano i cili ka celebruar të birin Jonathan me bashkëshorten e tij, Armida. Pas ceremonisë në Kishë, nuk ka munguar edhe festa tradicionale ku familja me të ftuarit kanë kërcyer e kënduar. Gjithashtu në dasmë ka patur edhe një performancë të Akil Panos në piano.

Read More

Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, bëri të ditura gjetjet e auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023. Në raport vërhen shkelje ligjore nga disa parti, mes të cilave dhe Partia Socialiste, Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë. Në këtë mënyrë, KQZ ka propozuar edhe masa ndëshkimore. KQZ i propozon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike të mëposhtme: T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Aleanca…

Read More

Milano, Roma dhe Firence konfirmohen sërish këtë vit si qytetet më të këqija përsa i përket kriminalitetit në Itali, bazuar në Indeksin e Krimit 2024. Sipas Il Sole 24 Ore, renditja e qyteteve të sigurta, është bazuar në numrin e denoncimeve të bërë për vjedhje, grabitje dhe krime të tjera kundër personit. Top 10-ëshja e kësaj liste është e populluar nga qytete e mëdha, sidomos ato që janë destinacione turistike. “Fanella e zezë” shkon për Milanon, i cili konfirmohet si qyteti me numrin më të madh të krimeve të raportuara në vitin 2023, me mbi 7 mijë raportime për 100…

Read More

Kremlini tha të hënën se lidhjet ukrainase të atentatorit të dyshuar të ish-presidentit amerikan Donald Trump treguan se “loja me zjarrin” kishte pasoja. I pyetur për atë që FBI e quajti një atentat të dukshëm kundër Trump, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Nuk jemi ne ata që duhet të mendojmë, janë agjencitë e inteligjencës amerikane që duhet të mendojnë. Në çdo rast, loja me zjarrin ka pasojat e saj.” Komenti ishte një referencë e qartë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën kundër Rusisë. CNN, Fox News dhe New York Times e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley…

Read More

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland ka deklaruar se SPAK është institucioni me anë të të cilit duhet të tejkalohet problemi i korrupsionit në Shqipëri. Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë, ajo shton se nëse vendi ynë do të arrinte të mundtte korrupsionin, do të integrohej menjëherë në BE. “Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani…

Read More

Katër persona u plagosën këtë të hënë në një shkollë në Chelyabinsk, Rusi. Autor i sulmit është një nxënës 13-vjeçar, thanë autoritetet lokale. “Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në shkollën 68 në Chelyabinsk”, shkroi guvernatori rajonal Alexei Teksler në Telegram. I armatosur me një çekiç një student sulmoi studentët dhe mësuesit përpara se të arrestohej. Katër persona, duke përfshirë dy vajza, një djalë 13-vjeçar dhe një mësues, u plagosën dhe po marrin mjekim. Sipas një burimi policor, të cituar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, sulmuesi 13-vjeçar kishte me vete gjithashtu një thikë dhe një armë.

Read More

Bilanci i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Evropën Qëndrore është rritur. 6 njerëz kanë vdekur në Rumani, një në Poloni dhe një tjetër në Republikën Ceke. Në Austri gjtihashtu, një zjarrfikës vdiq gjatë një operacioni të shpëtimit. Mbi dhjetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në të gjitha këto shtete. Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka përfshirë prej disa ditësh europën qëndrore. Provinca austriake që rrethon Vjenën, u shpall zonë fatkeqësie, ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shpalli gjithashtu gjendje të fatkeqësisë natyrore. Linjat e trenave midis Polonisë dhe Republikës Çeke u pezulluan.…

Read More