Author: tirana

Këtë të hënë ekipi i Besës regjistroi fitoren e katërt radhazi në Kategorinë e Parë, në po kaq ndeshje të zhvilluara. Kavajasit triumfuan pastër me rezultatin 3-0 ndaj Kastriotit. Më i miri në fushë, ishte padyshim Mentor Mazrekaj, i cili shënoi të tre golat e takimit, në minutat 47, 55 dhe 73. Besa numëron 12 pikë pas katër javëve dhe kryeson me 12 pikë, ndërsa vlen të përmendet se deri tani kanë shënuar tetë gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. Edhe Vora u rikthye te triumfi, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Valbonën. Me këtë sukses, skuadra e Bellait mban vendin…

Read More

Këtë të hënë, Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së këngëve që do të garojnë në edicionin e dytë të këtij festivali. 18 këngë janë zgjedhur për të marrë pjesë në netët finale të festivalit, i cili ka për qëllim të promovojë dhe mbështesë talentet e muzikës në vend. Ky edicion premton një konkurrencë të larmishme dhe përfaqësuese të zërave të rinj dhe artistëve të njohur. Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK, i mbajtur më 26, 27 dhe 28 tetor 2023 në Prishtinë, u transmetua drejtpërdrejt në Radio Kosovë dhe…

Read More

Kreu i “Nisma Thurje”, Endri Shabani shpreh besimin se forcat e reja politike do të përfaqësohen në Parlament pas zgjedhjeve të vitit 2025 dhe do të krijojnë një grup parlamentar. A duhet që forcat e reja opozitare të bashkohen? Për të vetëm të bashkuar mund të arrihej diçka, pasi më herët shumë parti dhe kryetarë partish të reja ishin dorëzuar duke u larguar apo dorëhequr. “Është krijuar mentaliteti, edhe Berisha me të njëjtin mentalitet, thonë s’kam pse iki. Të njëjtën gjë dhe Rama. Shumë janë dorëzuar, janë dorëhequr pas humbjes. Përfaqësues të forcave të reja që janë dorëzuar, kurse ne…

Read More

Analisti Frrok Çupi, thotë se korrupsioni i kryer nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka një kosto të madhe për opozitën. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Partia Demokratike po merr goditjen përfundimtare. Sipas tij, PD-ja aktuale është një ndërmarrje politike e cila ka synim të jetë kundër perëndimit dhe kundër ligjit. “Kostoja që po merr opozita është shumë e lartë. Rrënohet përfundimisht një parti që u bë mbështetje e shpresave të shqiptarëve, por edhe e aleatëve. Merr goditjen përfundimtare ideja se në vitin 1990 u bë një gjë e mirë këtu. Për arsye të një…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të hënë një takim me Ivana Živković, ndihmëssekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Denaj bëri të ditur se temë e takimit ishin projektet e përbashkëta që synojnë fuqizimin e grave dhe të rinjve në agrobiznes. “Ivana shprehu angazhimin e UNDP në përmbushjen e standardeve të BE-së për sektorin bujqësor”, tha ministrja Denaj. Sipas saj, “bashkëpunimi me UNDP-së do të vijojë me projekte të reja që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë”.

Read More

1-1 sfida u mbyll mes Laçit dhe Partizanit, me ekipet që ndajnë nga 1 pikë. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, ku të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Agim Zekës. Sulmuesi i kryeqytetasve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80, por festa e “demave” zgjati pak, pasi në minutën e 86 ishte Leo Ballhysa që ktheu baraspeshën në Laç. Me rezultatin 1-1 u mbyll kjo sfidë dhe pas këtij takimi Partizani shkon në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e tretë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Laçi mbetet i fundit me 3…

Read More

Aktori D’Pharaoh Woon-AiTa mori pjesë në ceremoninë e 76-të të ndarjes së çmimeve “Emmy Awards”, ku me pamjen e tij tërhoqi vëmendjen e publikut dhe mediave. 22-vjeçari u shfaq në tapetin e kuq me një kostum elegant, ndërsa mbi gojë kishte një gjurmë të kuqe të palmës. Shkrimi i kuq mbi gojë interpretohet si një deklaratë e heshtur solidariteti me lëvizjen kushtuar grave vendase në të gjithë ShBA-në dhe Kanadanë, të cilat janë zhdukur ose vrarë. Dora e kuqe qëndron për “të gjitha gratë e zhdukura, zëri i të cilave nuk u dëgjohet, heshtja e mediave dhe institucioneve që supozohet…

Read More

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka lëshuar një paralajmërim për kushtet e pafavorshme të motit. Paralajmërimi parashikon reshje të përhapura dhe të vazhdueshme nga orët e para të ditës së nesërme, duke përfshirë shira ose stuhi, në Emilia-Romagna dhe Marche, dhe nga mëngjesi, reshje të shpërndara, duke përfshirë shira ose stuhi, në Abruzzo dhe Molise, veçanërisht në sektorët bregdetarë dhe në Kampania, Pulia dhe Bazilikata. Këto dukuri do të shoqërohen me reshje të dendura shiu, aktivitet të shpeshtë elektrik (rrufe), stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta. Për më tepër, nga nesër herët në mëngjes priten erëra të…

Read More

Kristjan Asllani ka rinovuar kontratën me zikaltërit deri në vitin 2028. Edhe pse zërat e merkatos e lidhnin shqiptarin me një largim nga Interi, kjo gjë nuk ka ndodhur, me palët që kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin. Paraqitjet e mira kanë bindur drejtuesit e Interit që t’i rinovojnë kontratën 22-vjeçarit nga Elbasani. Asllani është pjesë e Interit që prej verës së vitit 2023. Zikaltërit paguan 10 milionë euro te Empoli për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares. View this post on Instagram A post shared by Inter (@inter)

Read More

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në maj. Kështu tha në seancën e fundit plenare ministri Taulant Balla, dhe duke i lënë Presidentit të zgjedhë vetëm midis datës 4 dhe 11 të këtij muaji. Bashkë me OSBE-në, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndërmerr një fushatë edukimi për të dërguar sa më shumë të rinj, e votues për herë të parë tek kutia e vendimmarrjes. Do të jenë të rinjtë ata që përmes një konkursi do të zgjedhin edhe sloganin e KQZ-së për këto zgjedhje. Komisioni është duke kërkuar edhe një influencues në rrjetet sociale që do të jetë imazhi…

Read More

Real Madridi po përgatitet për ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve. Bellingham tani është stërvitur me ekipin pa asnjë problem, gjë që rrit shanset e tij për t’u përfshirë në skuadër për përballjen ndaj gjermaneve. Por vendimi përfundimtar nëse ai do të startojë apo jo në këtë takim, i takon trajnerit të “galaktikëve”, Carlo Ancelotti. “Bellingam është mirë, njësoj si edhe Çuameni dhe Militao që nuk u stërvitën paraditen e së hënës se i duhej edhe një ditë rikuperimi. Kthehen dy lojtarë të rëndësishëm, ndonëse jemi të pafat që kemi humbur një tjetër, Brahimin. Por skuadra është në formë…

Read More

Ringjallja e industrisë së mbrojtjes ishte në fokusin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në hapjen e punimeve të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale. Ajo tha se Shqipëria ka përafruar plotësisht Angazhimin e Ri të Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s dhe ka kryer një rishikim të plotë të dokumenteve strategjike dhe kuadrit ligjor për të adresuar ringjalljen e industrisë së mbrojtjes. Balluku shtoi më tej se Shqipëria nuk do të vijojë të jetë një konsumator në sektorin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë, por një ofrues i saj edhe për Ballkanin, duke…

Read More