Idil Bilgen është “Miss Turqia 2024”, por në rrjet ajo po “masakrohet” me komente kundër. Sipas njerëzve, ajo nuk ka të bëjë me modelingun pasi pamja e saj ngjason me të një mashkulli. Ky debat që “gumëzhin” nëpër Turqi nxorri në pah seksizmin, standardet e bukurisë dhe bullizimin. Personazhet publike janë ndarë në dy grupe, në atë të mbrojtjes së 24-vjeçares dhe në atë të bullizimit ndaj saj. Disa përkrahin mendimin se ajo simbolizon bukurinë e brendshme, inteligjencën dhe individualitetin, ndërsa të tjerët shprehen se në të vërtetë ajo simbolizon lekët dhe pozicionin që ka babai i saj, pasi ai…
Author: tirana
Presidenti Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin, Presidenti i përcolli Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë mirënjohjen për punën e kryer si SACEUR në mbrojtjen kolektive, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përballë sfidave të reja me synim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euroatlantike dhe në arenën ndërkombëtare. Kreu i Shtetit vlerësoi ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura Shqiptare, rritjen e bashkëpunimit me aleatët e NATO-s, të…
Jamarbër Malltezi në një konferencë për mediat ka publikuar të gjitha parregullsitë që janë gjetur në hetimin e SPAK sa i përket dosjes së Kompleksit Partizani i cili u kaloi pronareve të vërtetë të pronës. Malltezi është shprehur se SPAK ka fshehur dokumentat qëllimisht për të devijuar hetimet pasi ata po zbatojnë urdhrat e Edi Ramës për të arrestuar politikisht kreun e opozitës Sali Berisha dhe jo hetimi sipas standardeve për të nxjerrë të vërtetën nnga e gjithë kjo histori. Deklarata e plotë Përshëndetje! Le të shohim një nga thagmat e radhës të shprehjeve të prokurorëve politikë, shërbyes të Edi…
Çështja për mandatin e Olta Xhaçkës, vijon të jetë kryefjalë e diskursit politik në Kuvend. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, opozita paralajmëroi një qëndrim më radikal, duke krijuar idenë se kohët e mosbindjes parlamentare mund të rikthehen. Forca e kartonit të socialistëve mund të rikthejë kaosin në Kuvend. “Votimin e kishit orientuar, mos bëni sikur e latë në dorën e deputetëve. E dinim tri orë para se si do silleshit, ca abstenim e ca kundër. Ishte orientuar grisja e vendimeve dhe shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese. Po e përsëris, po minoni bashkëjetesën me opozitën. Opozita i është drejtuar Drejtësisë, ju…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i pranishëm këtë të martë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku dha lajmin se po punohet për një bibliotekë të re kombëtare. Godina do të ngrihet pranë Gardës në Tiranë, por ministri siguroi se e vjetra nuk do të preket, por aktualisht gjendja e saj është kritike. “Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kemi një situatë kritike sa i takon kushteve të sigurisë për fondet dhe për të gjithë inventarin, thesarin që kemi në bodrumet e këtij institucioni, ku ne po…
Hati dhe Jashar Stojku çifti më viral në TikTok, u bënë lajm se janë gjoditur nga Policia për tejkalim të shpejtësisë. Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze. Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”. “Unë mendoj se në…
Kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në Pallain e Kongreseve, aty ku do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve dhe gjithë kryebashkiakët socialistë të vendit, në kuadër të punës për zgjedhjet parlamentare të 2025. Takimi i thirrur nga Rama me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive, do të mbahet në Pallain e Kongreseve. Ky takim do të jetë tërësisht organizativ e porosi-dhënës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.
Një skandal është zbuluar që ka të bëjë me shitjen e diplomave dhe certifikatave false nga Tirana për shtetas italianë, përmes kolegjit universitar “Wisdom”. Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se për periudhën 2023-2024, ka nisur verifikimin e pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM. Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, MAS thotë se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM. Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, thotë se nuk ka çertifikuar kuota pranimi për…
Rrjetet sociale nga disa individë keqpërdorën. Në institucione është denoncuar publikimi i një audio përdhunimi, material i cili është publikuar gjatë javëve të fundit në platformën TikTok. Menjëherë pasi kanë marrë këtë njoftim, autoritetet kanë bërë të mundur fshirjen e audios duke e referuar materialin edhe në institucionet e drejtësisë. Sipas kryetares së AMA, Armela Krasniqi, e cila ishte e ftuar në Dita Jonë, akti është kryer në Shqipëri, kjo pasi audioja ishte në gjuhën shqipe. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ndërmarrë së fundmi nismën për kontrollin e materialeve që publikohen në platformën TikTok. “Kemi fshirë pamje të dhunës, të…
Shqiptarë e italianë u arrestuan nga karabinierët në kuadër të një operacioni, të drejtuar nga prokurori Claudio Cicchella, ndaj një rrjeti që trafikonte dhe shpërndante drogë. Operacioni nisi mëngjesin e së martës jo vetëm në provincën e Perugias, por edhe në ato të Fermo, Frosinone dhe Siena me mbështetjen e ushtarëve nga komandat lokale provinciale, si dhe me mbështetje nga ajri. Hetimet kanë zgjatur për pothuajse 1 vit, ndërsa të arrestuarit janë shqiptarë e italianë të moshave 19-44 vjeç, të cilët furnizonin dhe menaxhonin disa pika trafiku droge midis Spoletos dhe Foligno. Grupi operaonte në shpërndarjen e dozave të kokainës.…
Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja” pasi banesa e saj në Tiranë u përfshi nga flakët. E reja u bllokua në apartamentin e saj në momentin e përfshirjes nga flakët. Sipas anjofetimit zyrtar ajo është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr. Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri” shpalli nisjen e procesit të përzgjedhjes së mësuesve që plotësojnë kriteret për dy rolet e reja që do të implementohen në shkollat e vendit: Mësuesi Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe ai i Sigurimit të Cilësisë në shkollë. Këto pozicione të reja do të jenë shtylla kryesore për të mbështetur nxënësit në orientimin profesional dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. “Rolet e reja që kemi përfshirë këtë vit janë dy role të cilat menjëherë do të jetësohen duke përzgjedhur 640 mësues koordinatorë të vlerësimit të cilësisë së shkollës dhe…