Disa panele diellore, thelbësore për mirëmbajtjen e sistemit energjetik të Libanit, shpërthyen në një numër shtëpish në jug të vendit të Cedarit. Kjo është bërë e ditur nga agjencia libaneze Nna. Disa shpërthime kanë ndodhur gjatë funeraleve të të vrarëve dje nga shpërthimet e biper-ave, ku mbetën rreth 4000 persona dhe 12 humbën jetën. Al-Arabiya raporton se pajisjet e komunikimit me valë kanë shpërthyer në shtëpi, makina dhe motoçikleta.
Author: tirana
Punimet për t’i dhënë hyrje të re Shkodrës po ecin ndërsa ka nisur zbatimi i projektit që do e transformojë zonën. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, ku shkruan se hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit madhështor që meriton. ”Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, me prishjen dhe çmontimin e ndërtesave abuzive të mbetura aty prej dekadash si një kartolinë e zymtë mirëseardhjeje në kryeqytetin e harruar të Veriut, i cili sot po rilind dita-ditës”,-shkruan Rama. Dy ditë më parë IKMT nisi shembjen e 11 objekteve pa leje në hyrje…
Në godinën e Kolegjit universitar jo publik Wisdom, ende janë të afishuara temat e studentët e vitit të shkuar akademik, dhe punonjësit e presin në heshtje skandalin e shitjes së diplomave false nga ky institucion arsimor. Teksa Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e procedurë së mbylljes së këtij institucioni që në fund të korrikut, kolegji Wisdom ka përgatitur fletëpalosje për të tërhequr të rinjtë të regjistrohen në programe që sipas tyre janë të akredituara. Cili do të jetë fati i dhjetëra studentëve aktive në këtë Universitet? ”Mbyllja e një institucioni të arsimit të lartë bëhet me vendim të Këshillit të…
Në përfundim të punimeve të Konferencës së 27-të, Shefat e Mbrojtjes së Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A5) miratuan edhe Deklaratën e Përbashkët, ku riafirmohet angazhimi për të qëndruar së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka shkatërruar paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike dhe ka dëmtuar rëndë sigurinë në rajonin tonë dhe globalisht. “Ne dënojmë, në termat më të fortë, shkeljen e dukshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara nga Rusia dhe ndikimin e luftës së Rusisë në pjesën tjetër të botës. Ne përshëndesim popullin ukrainas për rezistencën…
Edlira Çepani, një nga aktivistet më të spikatura në vend, ka ndarë me ndjekësit lajmin më të trishtë dhe të kobshëm të ikjes së bashkëshortit, ish-deputeti Gerti Bogdani këtë të mërkurë pas një arresti kardiak. ”Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim pune përfaqësuesin e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas. Teksa bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në vend, guvernatori Sejko theksoi se gjysma e parë e vitit 2024 është karakterizuar nga një rritje e mirë ekonomike, me zhvillime pozitive në tregun e punës në drejtim të papunësisë dhe nivelit të pagave. Vetë Sejko theksoi se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë mbetet modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA. Salinas u shpreh…
Policia e Shteti u kërkon qytetarëve që duhet të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”. Ofruesit e lojërave në këtë platformë kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare. Elton Heta, ekspert i IT: Në këto kohë, një aplikacion po shpërndahet në masë. Quhet aplikacioni PLINKO dhe që është një mashtrim. Aplikacioni është shumë i vështirë që të gjurmohet. PLINKO qarkullon në gjithë botën. Për Shqipërinë po bëjnë fushatë me buxhet të caktuar dhe për një vend tjetër bëjnë fushatë me X…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë Akademinë e Energjisë, me fokus në zhvillimin dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë. Balluku deklaroi se synohet që në këtë Akademi të përgatiten të gjitha stafet që do të kontribuojnë në sektorin energjitik, përfshirë OSHEE-në, Operatorin e Transmetimit OST, apo edhe KESH si një nga komponentet më të rëndësishëm apo kolona bazë e mbajtjes së sistemit energjetik, duke qenë se është prodhuesi vendas që mbulon rreth 75 % të kërkesës së tregut. ”E gjithë kjo situatë,…
Donald Trump do ketë më shumë mbrojtje nga Shërbimi Sekret pas dy atentateve të dështuara të tij. Kandidatit republikan iu bë një atentat nga një 58-vjeçar, i cili në fushatën e vitit 2016 mbështeste Trump. Autori i dyshuar Ryan Wesley Routh akuzohet për tentative vrasjeje ndaj ish-presidentit. Deri më tani nuk dyshohet se Routh ka bashkëpunuar apo vepruar me dikë tjetër.
Kiara Tito, një nga figurat më të komentuara të showbizzit, pas shumë haludimesh më në fund ka treguar se ku do ta shohim. Ashtu edhe sikur është shkruar, Kiara Tito do të jetë në moderimin e porgramit të humorit ”Portokalli”. Këtë e ka ndarë me ndjekësit të cilët nuk rreshtin së pyeturi. Ajo tregon se ka qenë një dëshirë e hershme dhe që sot do të bëhet realitet. Kiara dhe Luizi që historinë e tyre të dashurisë e krijuan në ”Big Brother”, në prill u bënë prindër të Lunës, vajza e tyre të parë.
Në nderim të figurës së Gerti Bogdanit pas ndarjes nga jeta të mënyrë të papritur këtë të mërkurë, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. ”Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, njoftoi zyra e medias dhe komunikimit, e Partisë Demokratike.
Izraelitët hodhën në erë bombarduesit që mbanin anëtarët e Hezbollahut në Liban dhe Siri, sepse ata besonin se grupi paraushtarak shiit mund të kishte zbuluar operacionin e fshehtë. Sulmi ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë besojnë se mund të përshkallëzohet në luftë të gjithanshme. Inteligjenca izraelite planifikoi të përdorte bombarduesit e bllokuar që ata arritën të vendosnin në radhët e Hezbollahut si një goditje të parë të papritur në një luftë gjithëpërfshirëse që synonte “paralizimin e Hezbollahut”. Në radhët e udhëheqësve izraelitë ishte rritur shqetësimi se Hezbollahu do të zbulonte eksplozivin në radiomarrësit e blerë rishtazi. Benjamin Netanyahu, ministrat e…