Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka ndarë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Në mesazhin e tij të shpërndarë në Facebook, Presidenti bën apel që në një botë të trazuar nga konfliktet, duhet të vijojmë të shpërndajmë modelin e paqes. Ai gjithashtu thekson historia i njeh shqiptarët si një popull paqedashës. “Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë…
Author: tirana
Kanë dalë detaje të rënda nga ngjarja tragjike në zonën e Vago di Lavagno në Verona, ku një 60-vjeçar vrau gruan dhe plagosi djalin. Mediat italiane raportojnë se 15-vjeçari kishte hyrë për të mbrojtur nënën nga plumbat dhe mbeti i plagosur rëndë. Udesh ardhja e helikopterit për të transportuar me urgjencë në një spital më të specializuar. Ndërkohë që 58-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetojë plumbave. Ishin fqinjët që njoftuan menjëherë policinë pas të shtënave me armë, të cilët sapo arritën rrethuan zonën. Oficerët kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për zbardhjen e shkakut që çoi në…
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Goxharën, i cili plagosi Lorenc Kostën më 19 gusht. Arsyetimi i Goxharës se ka qenë në situatë gjaknxehtësie nuk e bindi gjykatën për një masë më të butë, në vendimin e dhënë më 17 shtator. Goxhara ndërmori aktin e rëndë pas dyshimeve se bashkëshortja e tij kishte një lidhje intime me shefin e saj të zyrës Lorenc Kosta. Aktualisht ndaj Goxharës hetuesit kanë ngritur akuzën vrasje me paramendim e mbetur në tentative. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën…
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku janë përplasur me njëra-tjetrën 6 automjete, Policia njofton se si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar në Tiranë, ku dy persona kanë dhunuar nënën e tyre. Policia njofton se ka vënë në pranga djalin e të dhunuarës, ndërsa kanë proceduar vajzën e saj. “E. M., 47 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen F. M., 45 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre”, njoftoi policia.
Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës. Burime nga vendngjarja bënë ne dije se nga përplasja automjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara. Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat , një Toyota dhe një Volkswagen me drejtues shtetasi një shtetas turk.Nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore. Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk…
Një 51-vjeçar nga Shqipëria ka rënë nga lartësia 8 metra, teksa po punonte. Ngjarja është regjistruar në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos pasditen e djeshme. Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilbrin dhe është rrëzuar nga pema. 51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon
Sot, më 21 shtator 2024, në tregun e këmbimit valutor, dollari amerikan blihet me 88.4 lekë dhe shitet 89.6 lekë. Euro sot blihet me 98.9 lekë, ndërsa në shitje me 99.6 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.3 lekë dhe shitet me 118.5 lekë Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 103.8 lekë, në shitje me 104.8 lekë.
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të integrimit evropian dhe ekonomisë, po i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit. Qeveria e Kosovës ndali importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pas situatës së krijuar me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, të cilët më pas u lanë të lirë nën trysninë perëndimore. Gjatë një vizite në Kosovë…
Rreth 30,000 njerëz në dy qytete në Japoninë qendrore janë urdhëruar të evakuohen pasi sinoptikanët paralajmëruan për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shirat e dendur. Rreth 18,000 njerëz në qytetin e Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu u është thënë të kërkojnë strehim në prefekturën Ishikawa, ishull Honshu. Faqja e internetit Kyodo News ka publikuar një foto ku shihet një rrugë e tërë e përmbytur në Wajima Agjencia Meteorologjike e Japonisë (Jma) ka lëshuar një emergjencë me shi të dendur – niveli më i lartë i alarmit – për disa pjesë të prefekturës. Transmetuesi publik japonez NHK citoi…
Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, u torturua para se të vritej në qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia, Donjeck, thanë autoritetet ruse. Ato gjithashtu thanë se rrëmbyesit e tij të dyshuar u përpoqën ta fshihnin vrasjen e tij duke e shpërthyer një makinë në të cilën ndodhej trupi i tij. Në një komunikatë të publikuar më 20 shtator, Komiteti Hetimor rus tha se është ngritur aktakuzë ndaj katër anëtarëve të Forcave të Armatosura Ruse – Vitaly Vansyatsky, Vladislav Agaltsev, Vladimir…
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, këto të fundit të cilat janë më të theksuara në relievt malore në lindje të vendit. Po ashtu do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në orët e mesditës dhe pasdites në lindje dhe në jug të vendit. Hera-herës në male do të kemi shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male…