Author: tirana

Ditët me diell po shfrytëzohen nga qytetarët për të shijuar edhe detin, paçka se jemi në fund të shtatorit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Velipoja, ku shihen qytetarët që shijojnë ditën me diell në plazh. Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët. Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që…

Read More

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh këtë të shtunë për të shqyrtuar një sërë propozimesh në lidhje me rregulloret e kampionateve, investimet në infrastrukturën sportive apo dhe sistemin VAR. Nisur nga muaji janar 2025 (me hapjen e merkatos së ardhshme të futbollit) klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve. Klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë të huaj në fushë…

Read More

1 milion lekë të reja jep qeveria për familjen Lushi, e cila më 19 shtator 2024 humbi nënë e bir nga flakët që përpinë banesën. Ngjarja tragjike ndodhi në Has ku Fatime Lushi, 82 vjeçe dhe i biri 57 vjeç, Rexh, humbur jetën nga flakët që përpinë banesën e tyre në fshatin Nikoliq të Hasit, ndërsa mundi të shpëtonte bashkëshortja e Rexhës. Kryetari i bashkisë së Hasit, Miftar Dauti tregoi ndihmën që ka ofruar Drejtoria e Pergjithshme e Emergjenca Civile, qeveria dhe bashkia në mbështetje të familjes.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili është edhe ”koka” e fushatës zgjedhore të selisë blu, këtë të shtunë së bashku me drejtuesin politik të qarkut Dibër, Xhelal Mziun, ishin në një takim me mbështetësit në Peshkopi. Përmes një postimi në Facebook, Noka bën me dije se veç me protesta mund të arrihet qeveria teknike. ”Në Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu. Bashkimi i demokratëve rrit peshën dhe fuqinë elektorale në bazë. Rruga e përbashkët dhe e vetme për të fituar në përballjen me regjimin kriminal të Ramës. Thirrje për protesta të vazhdueshme nga…

Read More

Ekipi i Laçit ka barazuar tri herë në shtëpi me Tiranën, Bylisin dhe Partizanin, ndërkohë janë mposhtur me Egnatian dhe Af Elbasanin. Në kërkim të fitores së parë, sot Laçi do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku do të përballet me Skënderbeun vendës. Armando Cungu me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë, Myrta dhe Traore. Të dy futbollistët braktisën fushën të dëmtuar në ndeshjen me Partizanin dhe pritet të mungojnë në transfertën e Korçës. Gjithashtu për tu kujtuar është problemi që vijon me Mario Bajramajan, i cili hasi disa probleme jashtë fushe dhe do të vijojë…

Read More

Albumi i shtatë i shumëpritur i Katy Perry “143” nuk pati një fillim të mirë me kritikët muzikorë, pasi u publikua në platformat e transmetimit. “143”, që i referohet shprehjes ”Të dua”. Pjesa më e madhe e kritikave edhe para publikimit të albumit ishin për shkak të vendimit të Perry-t për të punuar me producentin e saj të vjetër të muzikës Dr. Luke, i cili zgjidhi padinë e tij të gjatë për ngacmim seksual me Kesha-n vitin e kaluar, të cilin ai e mohoi me forcë. Albumi i rikthimit “143” i Katy Perry-t komentohet nga kritikët duke e quajtur atë…

Read More

Kur projektohen mirë subvencionet, kthehen në mjete të fuqishme për të ndihmuar ata që kanë nevojë, por edhe siguron që shoqëritë të mund të vijojnë të ofrojnë shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, informon se me mbështetjen e Bankës Botërore dhe SECO, qeveria shqiptare po modernizon sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nëpërmjet aplikimit të skemës së re të subvencionit të furnizimit me ujë. Me këtë skeme do të jetë qeveria ajo që do të paguajë për këto shërbime për njerëzit që kanë vërtet nevojë, duke mbuluar deri në 5 m3 ujë në…

Read More

Partizani dhe Tirana do të ndezin kryeqytetin me supersfidën ndërmjet dy rivalëve historikë. Duel si asnjë tjetër në stadiumin ”Arena Kombëtare”. Një ndeshje që nis përpara 90-minutëshit të fushës e që vazhdon përtej. Përtej rivalitetit të fortë në lojë dhe në tribuna, derbi është një ditë feste. Tirana nuk fiton në derbi prej afro dy vjetëve. Një triumf në këtë supersfidë do të zhbllokonte ekipin, që deri më tani ka regjistruar vetëm barazime.

Read More

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për shpërndarje droge. Arrestimi i tij u bë pasditen e djeshme në Garbagnate Milanese. Sipas medieve italiane, 36-vjeçarit, i cili u ndalua për një kontroll rutinë iu gjetën në makinë 5 pako me 73 gramë kokainë të ndarë në doza dhe shuma prej 1140 euro. Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë, karabinierët gjetën 110 gramë të tjera kokainë në një gardërobë, dy peshore precize, materiale të ndryshme paketimi dhe 2170 euro në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. 36-vjeçari ndodhet në paraburgim, në pritje të mëasës së sigurisë.

Read More

Reagime të forta ka shkaktuar në SHBA një deklaratë e kandidates së Partisë Demokratike për presidente, Kamala Harris, ku tregoi në mënyrë origjinale se ajo është pro ligjit që lejon përdorimin e armëve. Me Donald Trump që e akuzon se ajo “do të marrë nën kontroll armët e botës”, Harris teksa ishte e ftuar tek Oprah Winfrey, deklaroi se do të mbrohej duke qëlluar me armë, në rast se dikush do të hynte në shtëpinë e saj. “Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do ta qëlloj”, tha zv/Presidentja amerikane duke lënë disi të tronditur të pranishmit në sallë. Gjithë siklet…

Read More

Qeveria ka shpallur prioritet arsimin profesional. Tashmë po punohet për nxitjen e të rinjve që të ndjekin këtë fushë të arsimit i cili i orienton drejt tregut të punës. Në episodin e dytë të sezonit të tretë të podkastit “Flasim”, Kryeministri Rama foli për projektin e shkollës përmes praktikës në vendin e punës dhe tashmë janë shumë biznese të cilët janë afruar për të bashkëpunuar me MAS me qëllim integrimin e tyre. Duam ta sistemojmë që vajtja në punë të jetë një vajtje në punë në një sipërmarrje që është pjesë e marrëveshjes me MAS dhe sistemit të integruar të arsimit profesional…

Read More

Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i japin jehonë turizmit në Shqipëri. Ndonëse vera përfundoi, interesi për të vizituar Shqipërinë sa vjen e rritet. Hulumtimi i ri nga Dubai Tours & Tickets, shkruan Express, zbuloi se Shqipëria e Europës Juglindore është ndër destinacionet më të kërkuara për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët e udhëtimeve analizuan të dhënat e kërkimit në Google të britanikëve për 250 vende gjatë 12 muajve të fundit. Ata përdorën shtatë terma të njohur kërkimi, duke përfshirë “pushime”, “fluturime” dhe “udhëtime” për të zbuluar se ku po mendojnë të nisen njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar. Shqipëria grumbullon mesatarisht 54,929 kërkime mujore. “Holiday Albania” përbën mesatarisht 37,583…

Read More