Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Vjen ndryshimi i rëndësishëm në kampionatin shqiptar, mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

16:16 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 720d8baa55c681a6e9a5baa48fd8839a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh këtë të shtunë për të shqyrtuar një sërë propozimesh në lidhje me rregulloret e kampionateve, investimet në infrastrukturën sportive apo dhe sistemin VAR. Nisur nga muaji janar 2025 (me hapjen e merkatos së ardhshme të futbollit) klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë do të kenë të drejtën të aktivizojnë njëkohësisht 7 lojtarë të huaj në fushën e lojës gjatë ndeshjeve.

Klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa limit, ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë të huaj në fushë njëkohësisht. Sa i përket Kategorisë së Dytë, KE vendosi të heqë kufizimin për numrin e lojtarëve që vijnë nga jashtë qarkut.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar gjithashtu çmimet e biletave për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares ndaj Çekisë dhe Ukrainës, që luhen në muajin nëntor në Tiranë. U miratuan propozimet për rikonstruksionin e fushës me bar artificial në aneksin e stadiumit “Kastrioti” dhe për krijimin e një fushe të re me bar sintetik në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sa i përket infrastrukturës sportive në Shkodër, FSHF në bashkëpunim me klubin Vllaznia dhe Bashkinë Shkodër kanë rënë dakord për konstruksionin e një fushe me bar natyral në njësinë administrative Postribë dhe për mbështetjen e projektit të rikonstruksionit të fushave tek“Kompleksi Sportiv Zmijani”.

Po në lidhje me infrastrukturën, u miratua edhe kërkesa për mbështetje financiare referuar projektit për rikonstruksionin e tapetit dhe dhomave të zhveshjes tek “Myslim Koci”, në Gramsh. Gjatë mbledhje u diskutua dhe u miratuan propozimet për qendërzimin e sistemit VAR dhe propozimi për krijimin e një platforme televizive FSHF – TV.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.