Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Oktoberfest: Hap dyert festa më e madhe popullore në botë

08:44 / September 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 64c0ea94a86c4e9568956841e349d32b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Mynih filloi “Oktoberfest”. Këtë vit Festa e Tetorit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, edhe birra është më e shtrenjtë.

Por kjo nuk i pengoi qindra vetë të qëndronin në radhë që në orët e para të mëngjesit.

Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në botë ka hapur dyert të shtunën në Mynih.

Që në orët e para të mëngjesit ishin krijuar radhë të gjata të vizitorëve të veshur me kostumet tradicionale për “Wiesn”.

Ka një traditë të Festës së Tetorit, që menjëherë pas hapjes të rinjtë rendin për të zënë një vend të mirë në tendat e birrës.

Festa e Tetorit këtë vit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Rreth 600 policë janë në shërbim për të siguruar një festë të qetë, si edhe deri në 1500 punonjës të rendit publik e personel sigurie.

Festa e Tetorit: Birra e shtrenjtë

Çmimet e shtrenjta të birrës shkaktuan që më parë debate.

Këtë vit çmimi ka kaluar 15 eurot për një krikëll karakteristike të birrës. Një litër birrë kushton nga 13,60 deri në 15,30 euro.

Kush nuk do të fillojë që herët me alkoolin mund të përdorë pijet joalkoolike apo ujin falas në territorin e festës.

Festa e Tetorit zgjat 16 ditë, deri më 6 Tetor, mesatarisht vitin e kaluar u konsumuan 6,5 milionë litra birrë.

Në Wiesn në Mynih priten miliona vizitorë. 7,2 milionë vizitorë erdhën vitin e kaluar nga e gjithë bota duke thyer një rekord prej 40 vitesh./DW

oktoberfest
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

Si e fsheh Putini vendndodhjen e tij? Zyrat identike dhe treni sekret i Kremlinit

18:22 / August 14, 2026

Gjashtë viktima nga moti i keq në Japoni

11:07 / August 14, 2026

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

10:35 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.