Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se me Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, fermerët kanë mundësinë të përfitojnë mbështetje për ndërtimin e ambienteve të mbarështimit të kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve. Denaj theksoi se kjo masë siguron kushte moderne për zhvillimin e prodhimit blegtoral. “Kriteret për të përfituar nga kjo skemë janë që fermerët të kenë: të paktën 10 lopë; të paktën 100 të imta; të paktën 10 dosa; të paktën 10 mijë shpendë. Masa e përfitimit do të jetë 50% e vlerës totale, deri në 15 milionë lekë për subjekt”, u…
Author: tirana
Qyteti i Milanos nuk do të presë finalen e Champions League në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur nga UEFA menjëherë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Pragë. “Duke qenë se Komuna nuk mund të garantojë se në stadiumin ”San Siro” dhe në zonat përreth tij do të bëhen rikonstruktime deri në finalen e vitit 2027, u vendos që qytetit të Milanos ti hiqet e drejta për organizimin e ndeshjes. UEFA do të hapë procesin për kandidaturat e reja dhe vendimi do të merret në periudhën maj-qershor 2025”, thuhej në njoftim. UEFA zgjodhi “San Siron”, por me kusht. Interi…
Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, pasi zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike në Shënmri. Kryeministri Edi Rama, thotë se ky zbulim i shton vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore. “Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare. Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë…
Plani i kryeministrit Edi Rama për të krijuar Shtetin e Urdhrit Bektashi, është një nga temat më të komentura në vend, dhe jashtë vendit. Zyra e BE-së në Tiranë, ka dhënë qëndrimin e parë rreth çështjes në fjalë. “Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së, për të drejtat themelore. BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagimin e shkurtër të Bashkimit Evropian. Baba Mondi tha për median amerikane se shteti bektashi mund të ketë nevojë…
”Një akt të paprecedentë, të bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi”, e cilëson Sali berisha hetimin ndaj tij dhe dhëndrit për çështjen Partizani. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë. “Sot Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 mln euro dhe 3 apartamenteve si rrogëtar, ish-xhelati i policisë sekrete, Kraja, ndrikulla e bandave të rrezikshme simotra biologjike e Taulant Ballës i dorëzuan avokatëve të mi dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën, dhe të njëjtën por shtuar edhe larje parash për dhëndrin Malltezi. Ky akt i…
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili është edhe kryesor për zgjedhjet në 2025, ka zhvilluar një takim me Ilir Metën, me këtë të fundit që është shprehur se edhe pas negociatave, do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me logon dhe flamurin e partisë së tij. Sali Berisha i pyetur për një koalicion të mundshëm me PL-në, gjatë një konference për gazetarët u shpreh se s’ka asnjë projekt të dorëzuar, por veç diskutime të përqendruara te protestat dhe krijimi i një qeverie teknike. “Janë diskutime. Nuk ka një projekt të dorëzuar, por diskutimet tona në këtë fazë…
Bashkia e Tiranës është bërë pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qendrueshëm të Qyteteve në Nju Jork, i cili koordinohet nga kryebashkiaket e Parisit dhe Rio de Janeiro dhe drejtohet nga ekonomisti i njohur amerikan, Jeffrey Sachs. Ky panel ka për qëllim zhvillimin e mekanizmave inovativë dhe reformave politike për të siguruar akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm. Në këtë iniciativë, e cila është një përgjigje ndaj sfidave globale si ndryshimet klimatike dhe varfëria, Tirana do të angazhohet në Task Force 2 për krijimin e fondeve të reja dhe mbështetje institucionale. Punimet e Komisionit…
Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK-së kanë realizuar me sukses një gërmim shpëtimi në fshatin Shënmri, ku u zbulua një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare. Ky zbulim unik hedh dritë mbi historinë dhe jetën e banorëve të lashtë të kësaj zone. Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale. Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy periudhave. Stolitë e zbuluara në varret mesjetare…
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar, 29 vjeçari K.Z, së bashku me vëllanë e tij më të vogël, A.Z, 24 vjeç kanë dhunuar bashkëshortin e motrës së tyre. “Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin K. Z., 29 vjeç, dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Z., 24 vjeç (vëllezër), të dy banues në Patos, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tyre”, njoftoi policia. Kunati i dy vëllezërve nga Patosi u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Një 31-vjeçar nga Kavaja është zhdukur që prej dy ditësh. Ka qenë babai i tij, i cili ka bërë kallëzimin në polici ditën e djeshme, 24 shtator. Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari Xh.K është larguar nga banesa me makinën e tij dhe nuk është kthyer më. “Më datë 24.09.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Xh. K., 62 vjeç, banues në Kavajë, se më datë 23.09.2024, është larguar nga banesa, me automjetin e vet, djali i tij, shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit”, njoftoi policia.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu me iniciale R.H, banues në Durrës ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Sipas policisë, dyshohet se 24-vjeçari mëdatë 04.09.2024, ka vjedhur në banesën e motrës së tij, një shumë parash dhe bizhuteri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 – 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Studimi vëren se ka rënë numri i çështjeve të reja hetimore për korrupsion gjatë vitit 2023, por është rritur ndjeshëm numri i të dënuarve, që janë gjykuar për korrupsion. Statistikat tregojnë rritje të hetimeve nga ana e SPAK-ut në çështjet e krimit të organizuar, si dhe numri i të dyshuarve për këto krime. Në Gjykatat e Posaçme studimi thekson se janë shtuar hetimet dhe vendimet për çështjet…