Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, tha se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor, por tha se kërkon kurajë dhe angazhim të sinqertë nga të dyja palët. Sipas tij, kjo është e mundur që të arrihet. “Ky dialog nuk është thjesht një domosdoshmëri politike, por edhe një imperativ moral për hir të brezave të ardhshëm”, tha Ulutash. Gjatë një adresimi në Bruksel, në selinë e NATO-s, në përmbyllje të mandatit të tij në krye të KFOR-it, Ulutash tha se procesi i dialogut po vazhdon të përballet me pengesa. “Fatkeqësisht, ka ende shumë…
Author: tirana
E ardhmja e Shqipërisë në peshëngritje është e artë. Ertjan Kofsha ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Botërorë të Peshëngritjes. Në stilin e shtytjes, ai ka arritur të ngrejë shtangën 191 kilogramë, duke u renditur në 5 më të mirët në botë.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian në vitin 2027. Mazniku nënvizon përmes një postimi në Facebook, se në javët e ardhshme pritet të hapen negociatat për kapitujt e integrimit, ku 70 % e ligjeve europiane kanë ndikim në nivel vendor. Postimi i plotë Prej vitit 2027, Shqipëria do të jetë pjesë e programit të Kohezionit Social të Bashkimit Europian dhe në javët në vijim pritet që Shqipëria të hapë negociatat për kapitujt e integrimit ku 70% e ligjeve europiane zbatohen në nivel vendor.…
Gazetari Blendi Fevziu thotë se ideja e një Shteti Bektashi, është serioze dhe jo një arsye për të tërhequr vëmendjen nga ngjarje të tjera, ku përmendi dy pika, e para fakti që këtu përfshihet edhe prestigjiozja ‘New York Times’ dhe fakti që Kryeministri Edi Rama e ka ringritur këtë tezë edhe në fjalimin e tij në OKB. Blendi Fevziu: Lajmi i ditës mbetet lajmi i shtetit Bektashi se nuk besoj se ka ndonjë lajm tjetër më interesant, ndërkohë që padyshim edhe raportet e Iranit dhe kërcënimet e ish-Presidentit Donald Trump apo tentativa për të krijuar një kaos në Amerikë është…
Federata Shqiptare e Futbollit njofton sportdashësit se kanë dalë në shitje nga dita e sotme biletat për dy ndeshjet e nëntorit që luhen në “Air Albania”, Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë. Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet…
Pas skandalit që shpërtheu në lidhje me shitjen e diplomave nga kolegji “Wisdom”, qeveria Rama vendosi që të mbyllë veprimtarinë e këtij institucioni arsimor. Në vendimin e marrë thuhet se kolegji duhet të mbyllë veprimtarinë akademike për vitin 2023-2024 dhe të përgatisë dosjen për çdo student për t’i krijuar atij mundësinë e transferimit. Kolegji “Wisdom” do të duhet të kthejë dhe të gjitha detyrimet financiare që ka ndaj studentëve. 9 persona janë arrestuar në Itali për mashtrim falsifikim, korrupsion e pastrim parash. Mes tyre është pronari i kolegjit universitar Wisdom në Shqipëri, i përfshirë në skandalin e shitjes së diplomave…
Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Taulant Balla që është drejtuesi politik i PS për votën e Diasporës dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në New York. ”Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën. Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”,-shkruan Veliaj.
Dan Hutra tronditi Tiranën me vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 të tjerave. Tashmë ai është marrë i pandehur nga prokuroria e kryeqytetit për 8 akuza të rënda. Hutra rrezikon dënimin e tij me burg të përjetshëm. Sipas dosjes hetimore Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave u arrestua rreth orës 18:45 të datës 1 Marës 2023. Pas identifikimit të tij nga pyetja e të plagosurve, dëshmitarëve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, ai u lokalizua dhe u prangos në afërsi të landfillit të Sharrës, ku po përgatitej të kryente një…
Drejtuesit politikë të PS-së së bashku me deputetët, janë angazhuar gjatë kësaj jave në takime me qytetarët, përfshirë ata që nuk janë anëtarë të PS, në kuadër të vizionit për “Shqipërinë 2030”. Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga këto takime, duke thënë se ka filluar ndërtimi i “rrugës së Partisë Socialiste” për të realizuar vizionin “Shqipëria 2030”. ”Java e Gjelbër e Kuvendit është një javë angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së PS 2030 për Shqipërinë 2030”,-shprehet Rama.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi i është drejtuar trupave të tij të bëhen përgatiten pasi mund të zhvillohet një sulm i mundshëm nga toka në Liban. Si tha se avionët tashmë kanë goditur në tokë, për të përgatitur terrenin për hyrjen e tyre dhe gjithashtu për të goditur Hezbollahun. ”Nuk po ndalemi, do vazhdojmë t’i godasim dhe t’i godasim kudo. Qëllimi është shumë i qartë, të kthehen të sigurt banorët e veriut”. Shefi i ushtrisë shtoi se për ta arritur këtë, po përgatitet një manovër. ”Kjo do të thotë se çizmet tuaja…
Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani tha se Shqipëria mbetet e vendosur me vendosmëri për të promovuar paqen dhe stabilitetin, nxitjen e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. ”Ne qëndrojmë gjithashtu si avokatë të fortë për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Hasani. Shqipëria si kryesuese e Kartës së Adriatikut, sipas ministrit, zbatimi i politikës së dyerve të hapura mbetet prioritet kyç. ”Një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së kahershme të Kosovës për anëtarësim është një hap…
SPAK-u ka dhënë detaje për megaoperacionin antridrogë të përbashkët me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane, polake, ku u lëshuan 61 urdhër-arreste që do të ezkekutohen midis Shqipërisë, Italisë, Zvicrës dhe Polonisë.mNë njoftimin e SPAK theksohet se janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion euro cash, ndërsa paratë pastroheshin nga një organizatë italo-kineze. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sot më datë 25.09.2024, në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë…