Author: tirana

Një 72-vjeçar, Mark Joris, ka humbur kontaktet me familjen e tij. Sipas informacioneve paraprake turisti i huaj me shtetësi belge ka humbur prej 13 shtator. Alarmin për zhdukjen e tij e kanë dhënë familjarët të cilët ishin së bashku në një udhëtim turistik në malet e Shqipërisë. Të afërmit kanë bërë me dije se 72-vjeçari është nisur nga Peshkopia përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut Jabllanicës (Kallkanit). Ditën që i moshuari ka humbur kontaktet me familjarët moti ishte i keq me reshje shiu dhe stuhi. Mark Joris sipas vajzës së tij mendohet që të jetë nisur drejt Kallkanit në Parkun…

Read More

Dy herë, në më pak se dy muaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që ata thonë se e përjetojnë çdo ditë në Serbi. Përgjigjja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për protestat e tyre? “Askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”. Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022. Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që…

Read More

Gjykata e Apelit dënoi dje me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për “kallëzim të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e njohur dhe si dosja “Babale”. Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin. Mbrëmjen e djeshme në një intervistë, deputeti i artisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi…

Read More

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se tre qendra shëndetësore në Tiranë janë rilindur. Ai shprehet se qendrat shëndetësore në Farkë, në Prush e Frutikulturë janë tashmë me kushte moderne. “Mirëmëngjes, dhe me tre Qendra Shëndetësore të rilindura në Farkë, Prush dhe Frutikulturë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Uragani Ellen zbarkoi në bregun e Floridës të enjten mbrëma si një stuhi e fuqishme dhe potencialisht shkatërruese e kategorisë 4, duke shkaktuar kërdi në një pjesë të gjerë të Bregut të Gjirit dhe duke kërcënuar të sjellë erëra të forta, stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm. Ndodhej rreth 70 kilometra në lindje-juglindje të Tallahassee, Florida, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 225 km/h, tha të enjten vonë Qendra Kombëtare e Uraganeve me bazë në Miami. Stuhia masive u formua shpejt këtë javë dhe u forcua ndërsa lëvizte nëpër ujërat e ngrohta të Gjirit me shpejtësi të madhe. Paralajmërimet për përmbytjet…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në SHBA është takuar me presidentin Joe Biden. Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, ndërsa Biden nga Jill Biden. Shefi i qeverisë, ka shpërndarë një foto në Facebook me çiftin predidencial të SHBA-së krahas së cilës shkruan: Foto e ditës! Rama ndodhet prej disa ditësh në SHBA, ku mori edhe pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qednrueshme. Moti parshikohet të jetë kryesiht i kthjellët e vranësira të pakta kalimatre përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 10 m/sek.Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë Temperaturat parashikohen:në zonat malore 10 deri 27°Cnë zonat e ulëta 12 deri 32°Cnë zonat bregdetare 16 deri 31°C.

Read More

Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë me se të merreni dhe ndiheni të trishtuar, do të përfshiheni në aktivitete të cilat do ju kthejnë buzëqeshjen. Në dashuri gjithçka shkon më së miri, teksa parashikohen zhvillime të reja për ata që janë vetëm. Demi Do të jeni të pushtuar nga një stres i madh, për shkak të situatave të krijuara nga të tjerët. Do të përjetoni raporte të tensionuara me të lindurit e shenjës së gaforres dhe bricjapit. Në dashuri duhet të shmangni tensionet! Pëlqeni besnikërinë por…

Read More

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike disa orë pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Në selinë e PD do të mbahet një mbledhje e Kryesisë së demokratëve, ku temë diskutimi pritet të jetë dhe reagimi dhe aksioni që do të ndjekë opozita pas dënimit të deputetit demokrat. Në hyrje të selisë, Salianji është takuar me një numër të konsiderueshëm mbështetësit që ishin grumbulluar në mbështetje të tij.

Read More

Sot u mësua se Shqipëria do të hapë më 15 Tetor në Luksemburg diskutimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në, për çështjet themelore. Deputetja demokrate njëherësh Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku tha se hapja e negociatave nuk është absolutisht asnjë meritë, por një proces teknik. ”Së pari unë besoj se nuk ka vend për triumfalizëm nga ana e qverisë për diçka që duhet të ndodhte vite më parë. Shqipëria në vitin 2013 ishte gati për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat. Jemi rasti ekzemplar në të gjithë vendet e rajonit…

Read More

Pas një moti me reshje dhe rrebeshe në disa zona, sot u rikthyen temperaturat si në stinën e verës. Meteorologia Tanja Porja tha në “Dita Jonë” se dita do të jetë me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gardë celsius. ”Era në drejtim veriperëndimor me shpejtësi mesatare. Diell në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Vranësira në pjesën perëndimore dhe në qendër”. Sipas saj edhe dy ditët në vijim do të jenë me diell dhe temperatura të larta.

Read More

Ylli i ri i shqiptarëve, Nedim Bajrami ka fituar zemrat e tifozëve skocezë të Rangers. Pasi asistoi në ndeshjen e fundit në kampionat, mesfushori shqiptar realizoi pas vetëm 56 sekondave në Europa League, në transfertën suedeze ndaj Malmoe. Po ashtu si në Europian, kur shënoi pas 23 sekondave ndaj Italisë në ndeshjen e parë duke vendosur rekord, Bajrami ka shënuar që në nisje të takimit, gol i cili është i pari për të me skuadrën skoceze.

Read More