Pas qëndrimit në selinë e PD-së deri në orën 17:00, deputeti Ervin Salianji mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u dorëzua pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg. Salianji deklaroi se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia, duke thënë se shpreson që të frymëzojë dhe qytetarët me këtë gjë. ”Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje banditeske për të më hequr lirinë. Shpresoj që beteja ime të frymëzojë qytetarët. Ne jemi më të mirë se ta, ne vendosim sakrificën për të thënë të vërtetën, pasi…
Author: tirana
Këtë të premte, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi. Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm. Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk…
Një numër shumë i vogël militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Salianji u shpall fajtor në Gjykatën e Apelit për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg. Në burgun e Fierit ka vuajtur dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan të premten Salianjit që të mos e…
Deputeti Ervin Salianji po shkon drejt burgut dhe Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, thotë se edhe pse me Partinë Demokratike është përballë, për dënimin e Salianjit nënvizon se kjo situatë mban erë e kutërbon. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë për shoqërinë. ”Mban erë kur dënohet me burg një njeri që akuzoi një fakt dhe nuk shkojnë në burg ata që vodhën 400 milion euro të incineratorëve e me radhë. Shkon në burg…
Ka mbyllur sytë përjetë aktorja e njohur Maggie Smith, e cila ka luajtur rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën ”Harry Potter”. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pranë miqve dhe familjarëve. Maggie Smith, emri i vërtetë i së cilës është Margaret Natalie Smith lindi më 28 dhjetor 1934, në Angli. Ajo njihet për rolet e saj komike, por sidomos për performancën në sagën “Harry Potter”. Maggie është një ndër aktoret më të njohura dhe ka fituar 2 çmime Oscar, 5 çmime Bafta, 4 Emmy, 3 Golden Globe dhe 1 Tony. Gjithashtu, është nominuar 6 herë për çmimin Laurence…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku sipas PD duhet të merret autorizimi për arrestimin e deputetit Ervin Salianji. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Salianjit. Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Salijanin që më pas të njoftohet seanca për vakancën. I pyetur nëse ka marrë përgjigje, Bardhi…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hedh akuza të forta ndaj Artan Gjermenit, gjykatësi i Shkallës së Parë, për të cilin tha se vendos se çfarë thotë krimi. Gjatë konferencës me gazetarët, Bardhi u zotua se Partia Demokratike do t’i bëjë vetingun këtij gjyqtari, i cili do të shkojë në burg, sipas deputetit demokrat. “Artan Gjermeni, gjykatësi i shkallës së parë, do të shkojë në burg, pasi është një nga gjyqtarët që vendos çfarë thotë krimi. Atë vetingun që iu shmang, të jeni të sigurt që do t’ia bëjë Partia Demokratike”, tha Bardhi.
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji pritet të shkojë vetë në Policinë e Tiranës rreth orës 17:00, pasi Prokuroria e Tiranës firmosi këtë të premte urdhërarrestin. Është një mesazh që i është dërguar strukturave të PD, që të mblidhen para policisë. Nga ana tjetër, Gazment Bardhi tani në një dalje për mediat, tha se vendimi ndaj Salianjit është me urdhër të Ramës. Për këtë arsye ai paralajmëroi veprime politike ndaj mazhorancës. Si fillim u mendua ngujim i deputetëve në seli për të mos dorëzuar Salianjin, por ky i fundit ka zgjedhur të dorëzohet vetë. Bardhi deklaroi se pas këtij vendimi, nuk…
Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth. Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit. Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për këtë vepër.…
Këtë të premte, do të luhen sfidat për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Egnatia do të përballet me Partizanin në Rrogozhinë, ndeshje që do të nisë në orën 16:00. Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja, me Egnatian që vjen pas barazimit me Elbasanin, ndërsa “Demat” kanë 3 ndeshje pa fitore (3 barazime radhazi). Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë si vend i dytë në tabelën e renditjes me 11 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër, Partizani renditet i katërti , me 9 pikë pas 6 javësh kampionat.
Qindra serbë nga rajoni i Zubin Potokut dhe më gjerë, kanë protestuar sot në Zubin Potok në shenjë pakënaqësie për shkatërrimin e monumenteve dhe ikonave fetare që kanë ndodhur kohën e fundit nëpër fshatrat e komunës së Zubin Potokut. Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj. Lideri i ‘Demokracisë serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, ka thënë se ka ardhur sot në mbështetje të qytetarëve të kësaj ane, të cilët po protestojnë kundër përdhosjes së shenjtoreve nëpër fshatrat e Zubin Potokut. ”Sot kemi ardhur në mbështetje të qytetarëve…
Policia e Shtetit po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij. ”Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia e Shtetit. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për kallëzim të rremë, pak pas mesditës së sotme, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit. Grupi Parlamentar i PD-së propozon ngujimin…