Të dhëna të brendshme referojnë se vitet e fundit, në presionin e mungesës së punonjësve, bizneset po nxiten të përdorin teknologjinë në të gjithë sektorët që nga bujqësia, industria dhe shërbimet. Drini Zusi, aksioner në një prej kompanive në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë. Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat-Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4 pranë fshatit Fier-Shegan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një automjet tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona dhe një mjete tip Smart. Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku me pas kanë përfunduar në kanale. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerrjen e personave që ndodheshin në automjete. Nga ky aksident pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50…
Numri i të vdekurve nga uragani Helene, i cili shkaktoi dëme të mëdha në pjesë të Shteteve të Bashkuara lindore dhe juglindore që nga e enjtja, është rritur në të paktën 105, sipas autoriteteve, të cilët janë ende në kërkim të viktimave. Në Karolinën e Veriut, shteti më i goditur, numri i të vdekurve tani ka arritur në 37, 30 prej të cilëve vdiqën në vetëm një qark, Buncombe. Të paktën 25 të tjerë u zhdukën në Karolinën e Jugut, 17 në Xhorxhia, 11 në Florida dhe 1 në Virxhinia, sipas një raporti të AFP bazuar në raportet nga autoritetet…
Ditën e stome, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale: – Zonat malore 5/21°C – Zonat e ulëta 10/24°C – Zonat bregdetare 12/24°C
Dashi Asgjë nuk do ju ecë sipas parashikimeve gjatë kësaj dite dhe kjo gjë do ju demoralizojë pafundësisht. Plutoni do sjellë mosmarrëveshje për ju të dashuruarit. Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me ato që do thoni. Ju beqarët do keni shumë fat në dashuri. Venusi do iu ndihmojë të gjeni personin e duhur me të cilin të krijoni një lidhje serioze. Në punë do merrni një promovim, i cili do ju motivojë më shumë dhe do ju shtyjë të bëni edhe përpjekje. Konkurrenca do jetë e fortë nëse punoni në sektorin privat kështu që bëjini sytë katër. Nëse shpenzoni…
Radhë kilometrike deri në 2 km në pikën kufitare të Muriqanit. Makinat janë në pritje në anën e Malit të Zi, për të hyrë në Shqipëri. Shkak është bërë kontrolli me dy sportele nga pala malazeze duke vonuar procedurat. Pra nuk po punohet me procedurë të shpejtuar. Një dëshmitar që ndodhet atje në pritje për të hyrë në Shqipëri thotë se po procedohet shumë ngadalë, dhe radha e makinave është e gjatë. “Prej orës 6, jemi tre minuta larg doganës, kemi rreth një orë në trafik e shumë pak kemi lëvizur”. Njerëzit kanë dalë dhe jashtë të presin.
1 janari i vitit 2025 do të vijë me çmime të reja për sigurimin e makinës. Janë shtatë faktorë risku që do të merren për bazë: historiku i dëmeve, fuqia motorike, mosha e të siguruarit, eksperienca e shoferit, përdorimi i mjetit nga individ apo biznes, qarku i regjistrimit si dhe vjetërsia e mjetit. Qëllimi i faktorëve të rinj është që të ketë një diferencim mes primeve për makinat dhe shoferë të ndryshëm. Kompanitë në tregun e sigurimeve thonë se janë gati të zbatojnë këtë sistem të ri, i cili në thelb është një mundësi për të shkuar drejt sistemi bonus-malus.…
Në garën e ethshme që ka përfshirë të gjitha zonat e vendit për të thithur sa më s bashkia e Devollit është më modeste. Kryebashkiaku Eduard Duro tregon për emisionin “Vendi Im” se vizioni i tij është të garantojë infrastrukturën më të mirë të mundshme (rrugë, ujë te pishëm, kanalizime), e nëse këto realizohen investitorët dhe turistët do të vijnë edhe ne Bilisht. “Ne jemi duke zhvilluar turizmin malor, hiking në zonën e Devollit të sipërm. Kemi edhe turizëm arkeologjik që është në Devollin e poshtëm, shpella e trenit apo zona e Parkut Kombëtar të Prespës që përfshin vendet e…
Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar:Protesta ishte menduar të dielën në datë 6 tetor. Do të bëhet bllokimi akseve në të gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 Tetori. Protesta do të zhvillohet në Tiranë, të hënën ora 18.00. Do nisim nga Kryeministria që është simbolika e protestës, pastaj do të lëvizim në të gjithë Tiranën.Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani dhe fjalime nuk do të ketë. Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm: Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6…
Në Bilisht mungojnë mjekët dhe infermierët, të cilët janë kategoria që largohen më shumë drejt vendeve të BE-së. Kryebashkiaku Eduard Duro në emisionin “Vendi Im” thekson se sistemi shëndetësor është pika më delikate në bashkinë që ai drejton, por sektorët e tjerë nuk vuajnë mungesën e burimeve njerëzore pavarësisht fenomenit të emigracionit. “Është një lëvizje që ka përfshirë të gjitha bashkitë periferike, por pjesa e burimeve njerëzorë nuk mungon asnjëherë. Kemi profesionistë në të gjitha fushat, thjesht pjesa e mjekëve dhe infermierëve mund të lejë diçka për të dëshiruar sepse është shfaqur epidemia e largimit drejt vendeve të BE, siç…
Nga Vora deri në hyrje të Tiranës, mjetet kanë ndaluar për shkak të trafikut. Qytetarët që kanë shfrytëzuar fundjavën me motin të mirë, kthehen këtë pasdite në kryeqytet, duke krijuar qarkullim të shtuar të automjeteve.
Kreu i PD Sali Berisha ju bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar që të nisisn mosbindjen civile në të gjitha nivelet. Ai ka theksuar se ka ardhur koha që pas mbrojtjes të kalojnë në sulm, pasi ndryshe nuk mund të rrëziohet kjo qeveri. Siaps tij mosreagimi ndaj Edi Ramës është mbështetje ndaj diktaturës. “Shqiptarët do të ngrihen, do të reagojnë, mnuk do të qendrojnë si kavie të këtij regjimi. Nuk janë shqiptarët vëllazëria Xhafa, Rama apo vëllazëria Bajri. Unë kam besim shumë te ADN-ja e shqiptarëve, ndaj dhe bëj sot një thirrje në radhë të parë…