Author: tirana

Çështja e Ervin Salianjit që është në burg, ka shkuar edhe në arenën ndërkombëtare. Lulzim Basha, deputeti i grupit ”Euroatlantik” ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Këshillin e Europës. Basha ka sjellë në vëmendje çështjet e fundit të zhvillimit politik në vend nga arrestimi i Salianjit deri tek mandati i deputetes së PS-së Olta Xhaçka, njofton ai përmes një postimi në Facebook. ”Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës…

Read More

Dashi Gjej një rrugë të mesme! Bashkimi i Diellit dhe i Mërkurit të frymëzon në negociata të reja, duke gjetur atë që duhet mes preferencave të tua dhe të dikujt tjetër, për të arritur në një kompromis të vlefshëm për të dyja palët. Eklipsi diellor i së mërkurës, i cili do të ndodhë në Peshore, transformon raportin tënd me marrëdhëniet, duke të të ndihmuar të shohësh në një mënyrë të re ndryshimet. Afërdita bashkëvepron me Saturnin, duke forcuar besimin tënd në lidhjet që krijon. Demi Rutina është thelbësore, Dem. Bashkimi i Diellit dhe Mërkurit të hënën të frymëzon të shohësh…

Read More

“Jemi me fat që jemi ende gjallë”. Deputetja ukrainase, Maria Mezentseva, flet për A2 CNN për bombat ruse që çdo ditë bien mbi Kharkiv, qytetin e saj të lindjes. Ashtu si Presidenti Volodymyr Zelensky, edhe Maria shpreson që Perëndimi t’i japë Ukrainës miratimin për të përdorur në territorin rus armët me rreze të gjatë veprimi. Deputetja thotë për A2 CNN se plani tashmë është t’ia bëjnë Rusisë luftën shumë të dhimbshme. Ju jetoni në Kharkiv. Një nga qytetet që ka qenë në qendër të sulmeve dhe bombardimeve ruse, edhe gjatë këtij shtatori. Dhjetëra raketa kanë shkatërruar apartamente dhe godina të…

Read More

Gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka përfunduar, dhe propozimi i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha për emrin e preferuar është Ilir Proda dhe vendimi i qeverisë ”Rama 3” për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës. Proda është drejtori aktual i Drejtorisë së Policisë së Elbasan, me një eksperiencë shumë vjeçare në radhët e policisë së shtetit, Ilir Proda plotëson të gjitha kriteret. Emri i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit shkaktoi gjithashtu gjithë këto ditë shqetësim edhe te partnerët ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë një figurë të pastër dhe të pa lidhur me…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë. Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve. Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirëhyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor. Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin me fokus barazinë gjinore. Në veprimtarinë “Roli i Parlamentit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Mbikëqyrja efektive e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Objektivi për Arritjen e Barazisë Gjinore, ajo deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë dhe i Kosovës, janë të angazhuar si korsi të Agjendës 2030. Spriopali nënvizoi se barazia gjinore nuk është çështje e grave, por faktor drejt progresit, drejtësisë dhe paqes. Fjala e plotë e Elisa Spiropalit: Përshëndetje në takimin “Roli i Parlamentit dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”, Mbikëqyrja efektive e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Objektivi për Arritjen e Barazisë Gjinore,…

Read More

Në ditët e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër si çdo vit po mbahet Panairi Mbarëkombëtar i Artizanatit dhe Trashëgimisë. Panairi mbledh këtë vit rreth 40 artizanë të punimeve të traditës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.Ata kanë ekspozuar punimeve të realizuara me teknika autentike shekullore një pjesë e të cilave janë edhe mes dijenive të rrezikuara të trashëgimisë jomateriale si endjet në vegj, punimet në gur e dru, veglat muzikore apo tradita e bërjes së zaireve të dimrit. Artizanët i ekspozuan produktet e tyre në pazarin e Gjirokastrës duke e rikthyer për pak ditë në funksionin e…

Read More

Ish-kryeministri holandez Mark Rutte do të marrë zyrtarisht postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nesër të martën mw 1 tetor, në një kohë kur sfidat për Aleancën janë të mëdha dhe të shumta. Midis tyre lufta e Rusisë në Ukrainë tani në vitin e tretë, zgjedhjet për fuqinë më të madhe në gjirin e saj – SHBA dhe Kina. SHBA Nëse Trump rizgjidhet, Rutte do t’i nevojiten të gjitha burimet diplomatike që ai ka fituar gjatë më shumë se 13 viteve si kryeministër holandez për të parandaluar dobësimin e rolit të Uashingtonit. Një fitore nga demokratja Kamala Harris do…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurive të shtetases I.H., të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.5061, të vitit 2024, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal, mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e…

Read More

Një “fushatë” e pazakontë ka krijuar polemika në Gjermani, ku drejtues të kompanisë Tesla kanë mësyer në banesat e punonjësve të tyre. Bëhet fjalë për punonjësit, të cilët kanë marrë leje duke deklaruar se kanë probleme shëndetësore. Por raporti mjekësor nuk i ka bindur drejtuesit e kompanisë së Elon Musk. Ato kontrolluan banesat e punonjësve për t’u siguruar se ndodheshin aty dhe mbi të gjitha, për të vërtetuar që nuk kanë gënjyer për gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas Tesla, shefi i kompanisë e bëri këtë lëvizje pasi ai është zotuar të hetojë shkallët e larta të mungesës së punonjësve. Andre…

Read More