Author: tirana

Ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka bërë me dije se është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat deklaron se janë të modifikuara. Në një postim në “Facebook”, Kapllanaj shkruan se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij. Ish-kryebashkiaku bën me dije se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese dhe se imazhet janë të sajuara. POSTIMI I PLOTËPershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur…

Read More

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga pesë zyrtarët e Bashkisë Rrogozhinë, të cilët u vunë në pranga për shpërdorimin e fondeve të rindërtimit. Masa e sigurisë “arrest me burg” u caktua për Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj. Ndërkohë për Xhemile Ukun u caktua masa “arrest shtëpie”, ndërsa për Edlira Ramaj “detyrim paraqitje”. Pesë zyrtarët e Bashkisë Rrogozhinë akuzohen për veprat “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dhe mashtrim”.

Read More

Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat. Sipas Eurostat, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE. Konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE e ka rajoni i Qendrës së vendit me qarqet…

Read More

Sot, më 2 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 88.5 lekë dhe shitet 89.8 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa në shitje me 99.2 lekë. Paundi britanik sot blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 104.5 lekë, në shitje me 105.4 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë dhe në shitje me 66.6 lekë.

Read More

Qeveria libaneze praktikisht nuk ka asnjë ndikim në konfliktin që po zhvillohet aktualisht në territorin e saj. Edhe roli i ushtrisë është i kontestuar. Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit tëOKB-së në mesin e javës së kaluar në Nju Jork, kryeministri libanez Najib Mikati tha se Izraeli po zhvillon një “luftë të pistë” kundër Libanit. Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e paprecedentë në Liban dhe për vrasjen e qindra civilëve brenda disa ditësh, “përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët”, tha Mikati. Për këtë, shtoi ai, shpreson në një deklaratë të përbashkët të FrancësdheSHBA-së, e cila do të…

Read More

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB. Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT. Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në 2023. Ulja e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, pamje nga shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, në Durrës. Nga pamjet duket se vijon puna, ndërsa Rama shkruan se kjo godinë do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja. “Mirmëngjes dhe me shkollën 9-vjeçare “Demokracia”, një tjetër shkollë me standarde bashkëkohore e rilindur në Durrës, që do të mirëpresë së shpejti 600 nxënës dhe mësues në mjediset e reja, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në postim.

Read More

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Greqisë autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve. Vendi fqinj përballet prej tre ditësh me flakët në Xilocastro, Peloponez. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria. Mësohet se efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës. “ Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes…

Read More

Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të paradites, por pas mesditës priten grumbullim i vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës, të ketë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Pukë dhe Korcë, deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Elbasan…

Read More

DASHI Në dashuri, muaji fillon me perspektiva të reja dhe një energji të rinovuar që do t’ju lejojë të zgjidhni çdo keqkuptim. Në punë keni mundësinë të bëni një hap të madh përpara: mos kini frikë të tregoni aftësitë tuaja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për sot, mund të ndiheni pak të nënshtruar, veçanërisht në frontin sentimental. Merrni kohë për veten tuaj dhe mos u tërhiqni nga emocionet negative. Në punë, është mirë të mos merrni vendime të nxituara: vlerësoni me kujdes çdo mundësi. BINJAKËT Një ditë shumë pozitive për ndjenjat: ka bashkëpunim dhe dëshirë për të qenë së…

Read More

Iraku ka mbyllur hapësirën ajërore, pasi Irani lëshoi ​​raketa në Izrael, sipas komenteve të raportuara nga agjencia zyrtare irakiane e lajmeve. Ministria urdhëroi gjithashtu “ndërprerjen e përkohshme të trafikut ajror në të gjitha aeroportet e Irakut”. Edhe Jordania njoftoi sonte pezullimin e trafikut ajror pas një sulmi raketor nga Irani drejt Izraelit. Sipas një njoftimi për shtyp të aviacionit civil, “hapësira ajrore e Jordanisë është mbyllur përkohësisht” dhe të gjitha nisjet dhe mbërritjet janë pezulluar. Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll sot pasdite, pas sulmeve iraniane me raketa. ”Trafiku ajror u ndërpre plotësisht në aeroportin ‘Ben Gurion’ të Tel Avivit…

Read More

”Presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris, po monitorojnë sulmin iranian ndaj Izraelit dhe po marrin përditësime. Presidenti ka udhëzuar ushtrinë amerikane që të ndihmojë Izraelin të mbrohet dhe të rrëzojë raketat që synojnë Izraelin”, ka deklaruar Sean Savett, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ushtria Izraelite thotë se Irani tashmë ka nisur raketa në drejtim të Izraelit dhe se cak i predhave të lëshuara nga Irani janë rreth dhjetë milionë civilë në zona të ndryshme të vendit. Autoritetet në Izrael gjithashtu raportuan se sirena alarmi u lëshuan nëpër të gjithë Izraelin dhe se banorët janë udhëzuar të kërkojnë strehim të…

Read More