Author: tirana

Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë mund të përkufizohet si një qytet i bukur dhe interesant. Sot kryeqyteti shqiptar është në lulëzim të plotë, ku shumë të rinj kanë zgjedhur të jetojnë aty – përfshirë shumë nomadë dixhitalë – falë çmimeve të ulëta, shkruan Valentina Borghi në një artikull të publikuar në blogun italian “beBorghi”. Çfarë duhet të shihni në Tiranë në 1 ose 2 ditë: 1.Sheshi Skënderbej Vizita në Tiranë mund të nisë vetëm nga sheshi kryesor i saj, Sheshi Skënderbej, ku dominon statuja e heroit kombëtar shqiptar nga ka marrë emrin. Disa nga ndërtesat më emblematike të qytetit…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”. Mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Genta Ismajli është përfshirë në një aksident automobilistik në Amerikë. Sipas burimeve për emisionin ”IN & Out”, këngëtarja e njohur u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago. Pas momenteve të vështira, mësohet se tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për lajmin e ditëve të fundit, por nga burimet afër saj mësohet se gjendja shëndetësore është nën kontroll. Megjithatë, aksidenti e ka ndalur për momentin realizimin e koncertit të saj, për të cilin ka kohë që ka nisur përgatitjet.

Read More

Ka ndërruar jetë Enea Thomaraj, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan. Në 14 korrik në katin e katërt të banesës ku jetonin me qira motrat Nikolli në lagjen “Haxhias” shpërtheu një sasi lëndës plasëse, çka shkaktoi plagosjen e fqinjit të tyre, Enea Thomaraj. 26 vjeç. Nga shpërthimi të riut i ra mbi trup dera e banesës. Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.

Read More

DASHI Bashkimi juaj tashmë i është nënshtruar shumë ndjesive të ndryshme, nëse deri më tani ka rezistuar mund të themi se nuk do të dobësohet, por edhe do të forcohet nga këta yje. Duhet të kujtojmë, në fakt, se kundërshtimi i Venusit përfundoi ditë më parë. Sa i përket punës, përshpejtim për projekte të reja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox për sot, Afërdita në opozitë nuk sjell burime të reja në dashuri. Për sa i përket punës, problemi nuk jeni ju, por disa njerëz me të cilët punoni… Nuk do të jetë gjithmonë e lehtë të ruani qetësinë. BINJAKËT…

Read More

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimi të një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu në të gjithë territorin me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore si dhe zonën e verilindjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Këto reshje pritet të jenë problematike për zonat urbane si rreshje të…

Read More

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, thotë se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personal në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu. Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij. Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’. Kur u pyet gjatë një interviste me “The Telegraph” nëse ai mund të jepte ndonjë…

Read More

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të enjte me kryetaren dhe nënkryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, deputeten e PD-së, Jorida Tabakun dhe deputeten e PS-së, Etilda Gjonaj. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. VanHorn përsëriti po ashtu rëndësinë dypartiake të komisionit dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes. Ditën e djeshme VanHorn zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,…

Read More

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik ka pushuar së funksionuari, duke rikthyer radhët e pritjes në kufirin e Kosovës e Shqipërisë.Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po qëndrojnë 20-30 minuta në kufi për të përpunuar të dhënat e tyre. Vonesat në verifikimin e kontrolleve kufitare kanë krijuar edhe radhë autokolonash me automjete. Qytetarët kërkojnë që marrëveshja e verës të rikthehet edhe në periudhën tjetër të vitit, ndërsa kontrollet të ushtrohen për personat që mund të jenë të dyshuar. “Jemi nisur nga aeroporti i Tiranës e po shkojmë në Shkup, këtu në kufi…

Read More

Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon opsionet e të hënës që PD e ka thirrur një protestë. Që nga rrethimi i shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, rrethimi i Kryeministrit kur zbret nga avioni në Rinas, bllokimi i akseve kryesore të vendit, e deri te përplasja me forcat e Policisë që do t’i pengojë protestuesit në tubimin, janë skenarë që Maliqi rendit. I pyetur për situatën brenda PL-së, Maliqi tregon se zonja Monika Kryemadhi nuk ka shkelur më në selinë e partisë që prej nisjes së divorcit me Metën. Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar…

Read More

Këtë të enjte një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë. Drejtuesja e mjetit taksi, Mirela Shellima, nuk ka arritur dot të merrte kthesën, por ka ecur drejt dhe ka përfunduar në kanal. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet. Kjo pikë në aksin Lushnje-Berat është e rrezikshme dhe numri i aksidenteve të tilla është i shpeshtë.

Read More

Një tjetër figurë ikën nga kombëtarja. Ermir Lenjani ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Ai tërhiqet pas 10 vitesh plot emocione dhe arritjesh me “kuqezinjtë”. Federata në një prononcim të fundit ka shprehur falenderimet për kontributin e dhënë nga mbrojtësi i krahut. Federata Shqiptare e Futbollit shprehet konkretisht: “10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falenderimeve”. Lenjani tashmë në moshën 35-vjeçare aktivizohet në radhët e ekipit zvicerian Schaffhausen që militon në divizionin e…

Read More