Turqia është tronditur nga një krim makabër pasditen e së premtes pasi dy vajza 19 vjeçare u vranë brenda pak momentesh në Stamboll, ndërsa më pas agresori, gjithashtu 19 vjeç, kreu vetëvrasje. Mediat turke raportojnë se i riu ka qenë më parë në lidhje me njërën nga vajzat dhe tjetra e dashura e tij aktuale. Sulmuesi i preu kokën ish partneres së tij İkbal Uzuner dhe më pas u hodh duke u vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të së premtes. Siç u bë e ditur, 19 vjeçari kishte vrarë rreth gjysmë ore më parë edhe parteren e tij…
Author: tirana
Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha foli për situatën e rënduar në qytet pas përmbytjeve. Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara. Gjithashtu konfirmohet se 55 persona janë evakuuar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuara me bashkëpunim me shtabin e emergjencave. “Prezenca e të gjitha strukturave ka qenë gjithë kohën kudo munden. Ka zona nga qytetarë që kanë ankesa, por reagimi ka qenë maksimal. I kemi marrë me prioritete, aty ku…
Katër ton kokainë u kapën në Ishujt Kanarie, në një anije mallrash, dhjetë anëtarë të ekuipazhit të së cilës, shumica shtetas turq, u ndaluan, siç njoftuan autoritetet spanjolle. Anija, nën flamurin e Tanzanisë, u kap 300 kilometra nga Lanzarote, një nga ishujt Kanarie – arkipelag që ndodhet në brigjet veriperëndimore të Afrikës – sipas një deklarate të përbashkët nga xhandarmëria, policia dhe autoritetet tatimore. Anija 70 metra u vendos të inspektohej sepse ndoqi një “rrugë të çuditshme”, nga Turqia në Afrikën Perëndimore, përpara se të merrte rrugën për në Gadishullin Iberik, pa ngarkim ose shkarkim zyrtar, shpjegohet në deklaratë. Ajo…
Pazari i Ri në Tiranë do të kthehet këtë të shtunë në një hapësirë për shitjen e mallrave të përdorura. Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, tregu i cilësuar si Flea Market i parë në qytet do të ofrojë për shitje veshje, aksesorë, muzikë, postera dhe mobilie. Ai do të qëndrojë i hapur nga ora 08:00 deri në 11:00 e paradites. Organizatorët i kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të krijuar një traditë të re në kryeqytet. “Eja për një përvojë ndryshe dhe për të krijuar një traditë të re”.
Reshjet intensive dhe të dendura në Vlorë kanë shkaktuar dëme në qytet me përmbytje, ndërsa në disa rrugë ka patur rrëshqitje të dherave. Një nga akset e bllokuara është bypass-i në afërsi të fshatit Kaninë, ku në një pjesë të saj dherat e kanë mbuluar tërësisht. Ndërkohë disa rrugë të qytetit, si në lagjen Rilindja apo 28 nëntori, janë ende nën ujë, edhe pse reshjet kanë ndaluar. Sipas burimeve, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia. Në disa lagje energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos…
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në burg dhe kryesojnë kështu listën me mbi 130 kombësi të të burgosurve në vend. Pas shqiptarëve, vijnë kosovarët dhe vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit dhe irakenët. Nga ana tjetër, numrin më të ulët të të burgosurve e kanë shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, francezë dhe kinezë. Të dhënat tregojnë se numri i shtetasve të huaj të burgosur është më i lartë se ai i anglezëve të burgosur në Britaninë e Madhe. Kjo është hera e parë që një analizë e tillë kryhet mes pretendimeve se ka pasur një “mbulim institucional”…
Pamjet në mediat sociale tregojnë se sa shpejt shirat përmbytën rrugët dhe ndërtesat në mjaft vende në Ballkanin Perëndimor. Situata më e rëndë është në Bosnje-Hercegovinë. Të paktën 16 vetë kanë vdekur nga përmbytjet e rënda dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje-Hercegovinë. Autoritetet lokale dhe Zyra për Mbrojtjen Civile thonë se numri i saktë i viktimave ende nuk dihet dhe se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka gjasa të rritet. Në Bosnje-Hercegovinë më i prekur është një rajon malor rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit. Trupat pa jetë u gjetën në rajonin malor të Jabllanicës, i…
Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit. Gazetari Mikel Marsi raporton se ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia. Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.
Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”, është arrestuar në Durrës. “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, një tjetër operacion është finalizuar për këtë qëllim. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë,…
Ju mund të jeni duke planifikuar pushimet verore të vitit të ardhshëm. Ndoshta po mendoni për vende si Greqia, Italia dhe Kroacia – por do të preferonit më pak turma vizitorësh dhe çmime më të përballueshme. Ne ju rekomandojmë të vizitoni fqinjët e tyre të bukur, Shqipërinë dhe Malin e Zi, sipas një artikulli të botuar në “Lonely Planet”. Këto dy vende ballkanike – ku vijat bregdetare të Adriatikut takohen me qytete të vogla të gjalla dhe malet e thyer takohen me detin – sjellin shijen e tyre në një arratisje evropiane. Ndërsa rajonet e njohura turistike si Riviera Shqiptare…
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar që Izraeli të sulmojë objektet bërthamore të Iranit. Kandidati republikan presidencial po fliste në një tubim të fushatës në shtetin jugor të Karolinës së Veriut të premten. Një pjesëmarrës e pyeti Trumpin për kundërmasat ndaj sulmit të fundit raketor të Iranit ndaj Izraelit. Trump kritikoi presidentin Joe Biden për shprehjen e kundërshtimit ndaj Izraelit që synonte objektet bërthamore të Iranit. Ish-presidenti tha se Biden “e kishte gabuar atë”. Ai shtoi se përgjigja e Bidenit duhet të ishte: “Godisni objektet bërthamore së pari dhe shqetësohuni për pjesën tjetër më vonë”.
Liga e Kombeve është kthyer në një makth për Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares shënoi në Champions League dhe u dëmtua pas pjesës së parë, teksa nuk është grumbulluar nga trajneri Gasperini për ndeshjen e sotme kundër Genoas në Serie A, e cila luhet në 18:00. Lojtari ka pësuar një goditje në ije dhe tashmë do të jetë diskutimi mes stafeve mjekësore të klubit dhe atij të Kombëtares që do të përcaktojë nëse do të jetë në gjendje të japë apo jo kontributin e tij në ndeshjet e radhëse të kuqezinjve. Prania e Gjimshitit në miqësoret e tetorit për Shqipërinë…